Tokajon/Planeti/3: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Faqe e re: <center><font face="Alba super" size="4" color="blue">Tokajon<br><br>Planeti Toka</font></center> <div style="border:1px solid #8898bf; border-top:0px solid white; padding:0px 0px 0 ...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 27 qershor 2008 02:38

Tokajon

Planeti Toka
      Çka d.m.th planet?
        Trupat qiellor që sillen rreth yjeve quhen planete. Toka jonë është një trup i till qiellorl që sillet rreth e rrotull diellit - një yll i madhësisë mesatare.
A bënë të hapet një tunel anë e përtej?
        Gjithçka bënë, kur është e mundshme të arrihet. Sot për sot, për ne, zhbirimi i bërthamës së tokës është i pamundëshem edhe po të kishte mjete zhbiruese aq të gjata - ato duhej të ishin mbi 5500 kilometra. Bira më e thellë e zhbiruar deri më tani është bërë nën mbikqyrjen e shencëtarëve rusë, në siujdhesën Kola. Që nga viti 1970, kur kanë filluar të punojnë e deri më tani, punëtorët kanë arritur në një thellësi deri në 12 km. Është paraparë që të vazhdohet deri në kilometrin e pesëmbëdhjetë.
E po, uji?
        Uji mbulon sipërfaqen e tokës dhe atë 71% të sipërfaqes. Pjesa më e madhe e ujit shtrihet në oqeane, në formë të akullndejeve si dhe avull në atmosferë. Gjithë hapsira që zë uji në planet ekspertët dhe shkencëtarë e quajnë Hidrosferë.
Po çka është atëherë biosfera?
        Me Biosferë shlencëtarët kuptojnë hapësirën që bota e gjallesave, gjegjësisht ajo hapësirë e planetit të cilën e zë ajri, uji dhe dheu. Në këtë hapësirë jetojnë kafshët, bimët dhe gjitha llojet e gjallesave si për shembull mikro-organizmat. Hapësirë të tillë me jetë ka vetëm toka jonë - së paku ndër planetet e sistemit diellorë.
Ku është korja më e trashë?
        Përfundi kontinenteve. Në këtë pjesë mund të hasen trashësira mesatare nga 30 deri në 40 kilometra. Përfundi oqeaneve është shumë më e hollë nga 6 deri në 8 kilometra. Korja e tokës dhe shtresa përfundi saj nga ekspertet dhe shkencëtarët quhet Litosferë - shtresë e ngurtë.
Ku janë gjetur gurët më të vjetër?
        Në Kanadë. Më 1984, në pjesën veriore të Kanadës është gjetur sasi e ngurosur shumë e jetër. Shkencëtarët janë të mendimit që ajo është diku 3,9 miliard vite e vjetër. Sasi tjetër e ngurosur edhe më e vjetër se kjo, është gjetur më 1991 në shkretirën kineze. Kjo sasi e ngurosur para 3,5 miliard viteve është pjesë e një meteoriti të rënë në tokë. Si duket meteroidi ishte pjesë e një asteroidi, i cili është krijuar në kohë të njëjtë me tokën. Më këtë copat e tij duhet të ishin 4,5 miliard vite të vjetra dhe sasia më e vjetër e ngurosur e gjetur në tokë.
Kur më plotësohet dëshira?
        Në netët e errëta - gjasat janë më të mëdha. Në këto netë mund të shohësh se si pas meteroiteve në qiell shkonë një vijë drite. Kjo vijë drite krijohet nga copa të ngurosura të madhësisë së gurëve të lumit të cilat bien nga qielli në tokë. Si shkakë i ndriçimit është hyrja në atmosferën e tokës, aty nga rezistenca e ajrit ata digjen në gaca të zjarrta. Nga njëherë brenda një ore, nga qielli "plotësohen 100 dëshira".
Ku është gjetur meteroidi më i madhë?
        Meteroidët janë aq të mëdhenjë sa që ja arrijnë të depërtojnë atmosferën dhe të bien mbi sipërfaqen e tokës. Deri më tani, meteroidi me madhësi më të madhe është getur në Namibi, në vitin 1920. Ky meteroid ka gjatësi mbi dy metra dhe peshonë gati 60 tonelata. si duket në të kaluren e largët, toka është goditur nga meteroidë edhe më të mëshenjë.
Çka ka në meteroid?
        Për nga masa përbëse e meteroidëve, ata ndahen në dy tipe kryesore: Meteroid guri - copa të ngurta e të shkëptura nga asteroidët si shkak i ndeshjeve në gjithësi, dhe Meteroid hekuri - masë e hekurit apo masë e përzier nga xehja e hekurit-nikelit. Ky lloji i fundit, në raste të ralla në përbërje të vetë ka dhe dioksidkarbon. Përndryshe meteroidët nuk kanë ndryshura që nga krijimi i sistemit diellor.
Çka është varri i meteroidit?
        Varri i meteroidit apo si thonë shkenctarët krateri i meteroidit është gropa ku pushon meteoridi mbi sipërfaqen e tokës. Gropa të tilla ka anë e mbanë planetit tonë. Kështu një gropë e till në njësin federale amerikane Arizona, ka një diametër prej 1,5 kilometrave. Kjo gropë duket të jetë krijuar nga një gjyle meteroidi me peshë prej dy milion tonëve.
Çka ka ndodhë në vitin 1908?
        Më 30 qershor 1908, në Siberi, është regjistruar një eksplodim i madh, valët e shtypjes së krijuar nga i cili janë ndierë 1000 kilometra nga epiqendra. Këto valë kanë përdhosur pyje të tëra. Sipas mendimit dominues ndër shkencëtarët këto vallë të shtypjes kanë ardhë si pasojë e fluturimit të një komete afër tokës.
Bjeshkët e vjeta, a janë të vjetra sa toka?
        Toka jonë është 4,6 miliard vjeçare, mirëpo masë të ngurosur nga kjo kohë ende nuk kemi mundur të gjejmë. Bjeshkët e para janë zhdukur plotësisht nga erosioni.
Çka është gjeografia?
       Gjeografia është një kënd i gjuhës ku gjërat dhe ndodhitë që kanë të bëjnë me vetit e tokës emërtohen e klasifikohen sipas një logjike të caktuar. Me një fjalë gjeografia është një shkencë që merret me vetit e tokës. Gjeografët studiojnë hapsirën e tokës dhe lidhjet e saj me njeriun, kafshët dhe bimët. Kërkohen njohuri për lumenjë e shketrira, për ndërtimin e qyteteve e ndryshimet e sipërfaqes së tokës nga dora e njeriut e nga vetë natyra. Lëmi të posaqme të saj janë vegjetacioni (përhapja e bimëve) apo hartimi i oqeanëve, shkenca mbi detin dhe sipërfaqen nën det.
Si punojnë gjeografët?
        Ata udhëtojnë shumë nëpër botë, bëjnë këkime për format mbi sipërfaq, pyesin njerzit për mënyrat e jetesës së tyre, dhe shënimet e mbledhura i hartojnë në letër. Gjeografët gjatë punës së tyre shfrytëzojnë edhe mjete teknike si për shembull fotografi të bëra nga fluturimi e sipër, satelitët apo radarët e ndryshë. Me këto mjete ata bëjnë matjete e tyre të cilat na paraqesin neve në harta dhe hartime të tyre mbi tokën. Po ashtu gjeografët vien në pyetje në zgjerimin e qyteteve. Me ndihmen e hartave të tyre inxhinierët marrin vendime të rëndësishme.
Kush ishte i pari gjeograf?
        Kush ishte i pari gjeograf? Po kur e marrim se gjeografia është një shkencë, pra ka një logjikë të caktuar, atëherë gjeografët e parë duket të vijnë nga Greqia antike. Këta që para 2500 vitete filluan të punonin në këtë drejtim. Fjala gjeografi vije nga greqishtja e lashtë dhe d.m.th "hartimi i tokës". Grekët e lashtë gjatë udhëtimeve të tyre shkruanin hartime në të cilat bënin përshkrimin e vendeve që i vizitonin dhe përshkrimin e njerzve që jetonin në ato vende.
Kush ishte gjeografi më i madh në antikë?
        Me kalimin e kohës përshkrimet e bëra në hartime filluan të njehësohen. Kështu hartimet tani i bënin më shumë gjeografët. Ndër këta gjeografë, në kohën antike, më i njohuri ishte gjeografi Ptolimeu i Aleksandrisë. Hartat e botës që i kishte përpiluar Ptolimeu dy shekuj para erës sonë, janë përdorur për disa shekuj pas vdekjes së tij. Sido që të jetë kënë, këto harta nuk kanë qenë të sakta por logjiken e sotit.
Kur e kanë matë tokën?
        Kurr, po, kanë paraqitur parallogari. Kështu diku 200 vite para erës sonë, i dituri i greqisë së lashtë Eratosteni e parallogariti se sa largë është rrethë e rrotull tokës. Ai llogarin e bëri duke u bazuar që rrezet e dielli binin nën kënde të ndryshme në vende të ndryshme distancen e të cilave e dinte. Nga ky dallim i këndeve me ndihmen e metodave gjeometrike ai nxorri se largësia duhej të ishte 252 000 stadiume (diku 46 000 kilometra). Sipas parallogarive që kemi sot kjo largësi është 40 075 kilometra.
Kur janë dalë hartat e para?
        Copa në të cilat njerzit kanë vizatuar vendbanimet e tyre duket që i kanë bërë që para 5000 viteve. Në rërë me siguri edhe më parë. Në një pllakë lloçi babilonase, e vjetër diku 2500, e gjetur në Irakun e sotëshëm, është e vizatuar një lumë me male ëranashë tij. Po në atë kohë, edhe egjiptjanët përpilonin harta. Nili vërshonte sipërfaqet e arave e ndryshonte atë, përkëtë egjiptanët ishin të detyruar të përpilonin harta.
Cili shpiku gjatësin e gjërësin gjegrafike?
        Kur shikojmë hartat, shohim që bi to është e vizatuar një rrjetë. Vijat e rrathëve të rrjetës, nga perendimi shkojnë në lindje dhe nga veiu në jug. Gjeografët këto i quajnë paralele dhe meridiane. Me ndihmen e këtyre vijave gjatë studimit lehtësohet gjetja e një vendi të caktuar në hartë. A po, i pari ishte Ptolemeu. Ai hartat në hartat e tij vizatonte rrjeta të tilla të cilat pasqyonin gjërsin e gjatësin gjeografike.
Po çka paraqesin këto gjajtësi e gjërësi?
        Një shkallë () në hartë është një pesë prej 360 pjesëve të tokës ( e tokës ose 1/360 e tokës). Paralelet d.m.th vijat e gjatësisë, lidhin polet ndërsa meridianet shkojnë duke u zvogluar dhe janë paralel me ekuadorin deri te polet.
Çka është shkalla e hartës?
        Harta është copë e vogël letre e cila pasqyron një copë të madhe toke. Ajo për të pasqyruar sa më saktë duhet të jetë besnike ndaj përmasave të origjinalit. Për të arritur këtë, shkencëtarët kanë njehësuar shkallën e hartës. Nëse dëshirojmë të përpilojmë një hartë gjeografike së pari duhet të kemë parasysh shkallën e saj. Kjo krijohet duke marrë p.sh.: 75 kilometra të natyrës për 1 centimetër të hartës. Dhe këtë shkallë e shkruajmë në harë si 1:75 000 000. Kështu lexuesi i hartës e ka lehtë të kuptojë. Për ndryshe, një hartë me përmasa natyrore do të ishte shumë e madhe.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të


  • Meteroidi është një copë guri apo metali nga gjithësia, i cili gjatë hyrjes në atmosferën e tokës nuk digjet plotësisht dhe ja arrin të bie në sipërfaqen e tokës.
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të