Dallime mes rishikimeve të "Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC)"

Jump to navigation Jump to search
ska përmbledhje të redaktimeve
No edit summary
No edit summary
| '''[[/5|IV. TË DREJTAT DHE LIRITË CIVILE]]''' || ...[[/5|Faqe 5]]
|-
|'''[[/6|V. MJEDISI FAMILJAR DHE KUJDESI ALTERNATIV]]''' || ...[[/6|Faqe 6]]
|-
|'''[[/7|VI. SHËNDETI BAZË DHE MIRËQENIA]]''' || ...[[/7|Faqe 7]]
|
:
:Kreu 4: '''[[/7|Qarkullimi në rrugë i makinave bujqësore dhe teknologjike]]'''
|-
|Kapitulli IV : '''[[/8|Drejitimi i mjeteve dhe kafshëve]]''' || ...[[/8|Faqe 8]]
 
VI. SHËNDETI BAZË DHE MIRËQENIA 57
 
A. Mbijetesa dhe zhvillimi (neni 6, parag 2) 58
 
B. Fëmijët e paaftë (neni 23) 58
 
C. Shëndeti dhe shërbimet shëndetësore (neni 24) 62
D. Sigurimi shoqëror, shërbimet dhe lehtësitë e kujdesit për fëmijën (neni 26 dhe 18, parag. 3)
 
D. Sigurimi shoqëror, shërbimet dhe lehtësitë e kujdesit për fëmijën
(neni 26 dhe 18, parag. 3)
 
E. Standarti i jetesës (neni 27, paragrafët 1 dhe 2) 71
 
VII. ARSIMI, KOHA E LIRË DHE AKTIVITETET KULTURORE
A. Arsimimi, duke përfshirë trajnimin profesional dhe administrimin (neni 28)
 
KULTURORE
 
A. Arsimimi, duke përfshirë trajnimin profesional dhe
administrimin (neni 28)
 
B. Objektivat e arsimit (neni 29) 87
 
C. Koha e lirë, aktivitetet rekreative dhe kulturore (neni 31) 89
 
VIII. MASAT E VEÇANTA TË MBROJTJES
 
A. Fëmijët me status refugjati (neni 22) 90
B. Fëmijët në konflikte të armatosura (neni 38), duke përfshirë rikuperimin fizik dhe psikologjik, si dhe riintegrimin shoqëror (neni 39)
 
B. Fëmijët në konflikte të armatosura (neni 38), duke përfshirë
rikuperimin fizik dhe psikologjik, si dhe riintegrimin shoqëror (neni
39)
 
C. Administrimi i drejtësisë për fëmijët (neni 40) 92
D. Fëmijët e privuar nga liria, duke përfshirë çdo formë ndalimi, burgosjeje, apo vendosje në ambiente të mbikqyrura (neni 37 (b), (c))
 
E. Dënimi i fëmijëve, në veçanti ndalimi i dënimit kapital dhe burgimit të përjetshëm (neni 37 (a))
D. Fëmijët e privuar nga liria, duke përfshirë çdo formë ndalimi,
burgosjeje, apo vendosje në ambiente të mbikqyrura (neni 37 (b),
(c))
 
E. Dënimi i fëmijëve, në veçanti ndalimi i dënimit kapital dhe
burgimit të përjetshëm (neni 37 (a))
 
F. Shfrytëzimi ekonomik, duke përfshirë punën e fëmijëve (neni 32) 99
 
G. Abuzimi me drogat (neni 33) 101
 
H. Shfrytëzimi dhe abuzimi seksual (neni 34) 103
 
I. Forma të tjera shfrytëzimi (neni 36) 104
 
J. Shitja, trafikimi dhe rrëmbimi (neni 35) 105
K. Fëmijët që i përkasin minoriteteve apo grupeve indigjene (neni 30) 106
 
K. Fëmijët që i përkasin minoriteteve apo grupeve indigjene (neni
30) 106
 
--------------------------------------
 
SHENDETI THEMELOR DHE MIREQENIA (Neni 6 paragrafi 2, neni
23, 24, 26, 18 paragrafi 3 dhe neni 27 paragrafet 1 -3)
 
A. Mbijetesa dhe zhvillimi (neni 6, parag 2)
305. Duke qene nje nga objektivat sociale, te parashikuar nga Kushtetuta, shteti
i kushton nje rendesi te vecante mbijeteses dhe zhvillimit te femijes. Kushtetuta e
Republikes se Shqiperise parashikon nje mbrojtje te vecante te femijeve dhe te
rinjve nga shteti.
 
1. Femijet, te rinjte, grate shtatzena dhe nenat e reja kane te drejten e
nje mbrojtje te vecante nga shteti.
2. Femijet e lindur jashte martese kane te drejta te barabarta me te
lindurit nga martesa.
3. Cdo femije ka te drejte te jete i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi,
shfrytezimi dhe perdorimi per pune, e vecanerisht nen moshen
minimale per punen e femijeve, qe mund te demtoje shendetin,
moralin ose te rrezikoje jeten a zhvillimin e tij normal. (neni 54).
 
B. Fëmijët e paaftë (neni 23)
 
*306. Femijet me paaftesi mendore e fizike ne Shqiperi deri ne vitet 90-te
trajtoheshin nga Ministria e Shendetsise dhe per pasoje kujd esin kryesor,
institucionet perkatese, e perqendronin ne shendetin e femijeve. Duke patur
parasysh kushtet e reja ne te cilat hyri Shqiperia mbas viteve 90-te, lindi
domosdoshmeria e ndryshimit te trajtimit te kesaj kategorie femijesh dhe theksi u
vu kryesisht ne integrimin e tyre ne shoqerine shqiptare.
*307. E drejta shqiptare merr ne konsiderate objektivat e Konventes per kete
kategori femijesh. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, kur trajton objektivat
sociale, parashikon pergjegjesine dhe synimin e shtetit qe brenda kompetencave
kushtetuese dhe mjeteve qe disponon te kujdeset per riaftesimin shendetsor,
edukimin e specializuar dhe integrimin ne shoqeri te te paafteve, si dhe
permiresimin ne vazhdimesi te kushteve te tyre te jeteses.
*308. Sipas Kushtetutes, permbushja e objektivave sociale nuk mund te kerkohet
drejtperdrejte ne gjykate. Kushtet dhe masa e realizimit te ketyre objektivave
percaktohen me ligje te veçanta.
*309. Ligji nr. 8092, date 21.03.1996 “Per shendetin mendor”, parashikon
politikat parandaluese per mbrojtjen e shendetit mendor si dhe institucionet qe i
realizojne ato. Keto institucione ndahen ne institucione per personat me
prapambetje mendore, te cilet merren me rehabilitimin, edukimin dhe kujdesin per
kete kategori personash ku hyjne dhe femijet ne institucionet psikiatrike dhe
rehabilituese, si spitalet dhe shtepite e kurimit (neni 4). Femijet me zhvillim
mendor te vonuar dhe ata me çrregullime mendore trajtohen falas ne institucionet
publike te kurimit, rehabilitimit arsimimit dhe edukimit. Kur femijet trajtohen ne
institucione private, shteti mbulon pjesen e shpenzimeve te barabarte me koston e
trajtimit ne institucionet publike (neni 6).
*310. Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale
percaktojne parimet baze te politikes rehabilituese dhe edukative per femijet me
shkalle te ndryshme dhe prapambetje mendore. Ne baze te Ligjit “Per shendetin
mendor”, ne keto institucione, Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale duhet te
caktoje punonjes sociale te cilet mbikqyrin trajtimin e pacientit nga pikpamja
sociale dhe e mbrojtjes se tyre.
*311. Duke vleresuar rolin e rendesishem te shoqatave, fondacioneve dhe ne
pergjithesi te organizmave joqeveritare, ne pjesen hyrese te ligjit, ato jane
konsideruar si partnere dhe ndihmes ne mbrojtjen e shendetit mendor. Nje kujdes
te veçante ligji i kushton veçanerisht te semureve me çrregullime mendore duke i
perfshire ne veprimtari dhe pune te ndryshme duke lehtesuar riintegrimin e tyre ne
jeten shoqerore.
*312. Ligji i ri i siperpermendur, ne permbajtje te tij eshte bashkekohor dhe ai i
fut femijet ne kuadrin e trajtimit te gjithe personave qe futen ne keto kategori, dhe
vetem ne dispozita te vecanta parashikon ne menyre te shprehur kategorine e
femijeve. Ne dispozitat qe parashikojne lidhjet e personit me familjen, vendosjen e
kujdestarit nga gjykata me kerkese te komisionit psikiatriko - ligjor dhe menyren e
trajtimit te tyre, nuk behet diferencim per femijen. Por, ne nje dispozite
percaktohet se parashikimet e ketij ligji per kete pjese jane te vlefshme edhe per
kujdestarin ligjor te te miturit. Kodi i Familjes, per kete kategori personash qe
kane nevoje per kujdestar pasi nuk jane te zote te veprojne parashikon procedure
tjeter, duke ia dhene kompetencen e caktimit te kujdestarit Keshillit te
Kujdestarise, (neni 110). Projekti i Kodit te Familjes e ka unifikuar duke ia lene
gjykates te drejten e caktimit te kujdestarit edhe per kete kategori femijesh, sikurse
dhe Kodi i Procedures Civile.
*313. Fëmijët e paaftë dhe me zhvillim të vonuar janë një pjesë e komunitetit të
gjerë të personave të paaftë në vendin tonë. Për trajtimin e fëmijëve me
prapambetje zhvillimi dhe të paaftë ofrohen shërbime institucionale në qendra
trajtimi dhe rehabilitimi si: Qendra rezidenciale të zhvillimit në disa qytete dhe
Qendra Ditore të zhvillimit në Shkodër dhe në Lezhë.
*314. Në këto institucione trajtohen rreth 250 fëmijë të cilët marrin shërbime
sociale dhe shëndetësore. Kapaciteti i këtyre institucioneve është i kufizuar në
raport me kërkesat e nevojat për këto shërbime. Për plotësimin e nevojave në këtë
sektor një rol dhe kontribut të rëndësishëm luajnë fondacionet dhe organizatat joqeveritare,
të cilat sigurojnë një gamë të gjerë shërbimesh duke sjellë ndryshime
cilësore jo vetëm në konceptimin por edhe strukturën e shërbimeve të ofruara.
*315. Sipas ligjit nr. 8092, datë 1.03.1996 "Për shëndetin mendor", në personat
me çrregullime mendore, ku përfshihen dhe fëmijët, bëjnë pjesë: personat me
probleme të funksionimit mendor, personat me p rapambetje mendore, personat
që paraqesin çrregullime mendore psikosociale. Personat me zhvillim mendor të
vonuar dhe ata me çrregullime mendore, trajtohen falas në institucionet publike të
kurimit, të rehabilitimit, të arsimimit dhe edukimit. Kur personat janë nën 18 vjeç
dhe trajtohen në institucione private, shteti mbulon pjesën e shpenzimeve në masë
të barabartë me koston e trajtimit të tyre në institucionet publike. Pra ligji u jep
fëmijëve një përkrahje të veçantë duke u siguruar atyre një pjesë të financimit për
ta, në rastet e vendosjes së tyre në institucionet private të përkujdesit social.
*316. Legjislacioni shqiptar per kategori te caktuar te femijeve me paaftesi ka
parashikuar kritere te vecanta.
*317. Ligji nr. 8098, date 28.03.1996 “Per statusin e te verberve”, percakton
pergjegjesite e shtetit dhe te shoqerise per kete kategori personash ku futen dhe
femijet. Sipas ligjit, shteti dhe shoqeria marrin ne mbrojtje personat e verber dhe
krijojne te gjitha kushtet per integrimin ne jeten normale nepermjet punesimit te
tyre duke percaktuar profesionet qe i pershtaten gjendjes se tyre fizike, sigurimin e
kushteve optimale te jetes, dhenien e fondeve per depistimin dhe ridiagnostikimin
ne klinikat brenda dhe jashte vendit etj (neni 2).
*318. Gjithashtu ligji sanksionon detyrimin e shtetit per te mbrojtur te verberit
nga te gjitha llojet e shfrytezimit, diskriminimit, abuzimit, fyerjes dhe talljes.
*319. Per te nxitur punesimin e kesaj kategorie personash, punedhenesi perfiton
ulje te tatimit mbi fitimin te barabarte me perqindjen e fuqise punetore te verber
(neni 6).
*320. Ligji parashikon dhe mundesine e arsimimit falas te te verberve ne sistemin
shteteror, por njekohesisht dhe integrimin e tyre ne arsimin e zakonshem te
mesem ose te larte, shpenzimet e te cilit perballohen nga shteti. Shkolla e
specializuar 8-vjeçare per te verberit ka funksionuar shume kohe para ketij Ligji,
por ligji i fundit i siguron kesaj kategorie femijesh nje mbrojtje me te madhe si ne
aspektin moral dhe ne ate financiar. Sigurimi shendetesor i femijes se verber behet
nge shteti si dhe pagesa per mjekimin dhe medikamentet e nevojshme. Nje rol te
rendesishem ne mbrojtje te te drejtave te te verberve luan dhe Shoqata e te
Verberve te Shqiperise, e cila jep mendime si per hartimin dhe ndryshimin e
legjislacionit te lidhur me kete fushe dhe per menyren e zgjidhjes se problemeve te
tyre.
*321. Ne ligjin nr. 7889, date 14.12.1994 “Per statusin e invalidit”, jane perfshire
kategorite e personave qe kane shkalle te ndryshme te paaftesise fizike, dhe te
drejtat qe kane ata sidomos ne aspektin ekonomik, si sigurimi i nivelit ekonomik te
nevojshem per te jetuar ne menyre dinjitoze, pune te pershtatshme, lehtesim nga
pagimi i taksave, mundesi per kurim, arsimim dhe veprimtari çlodhese dhe
argetuese.
61
*322. Po t’i referohemi realitetit, ai eshte me pak favorizues nga parashikimet
ligjore qe jane ne pjesen me te madhe te tyre favorizuese dhe ne nivelin e duhur
per kushtet e Shqiperise, per kete kategori personash.
*323. Persa i perket arsimimit te femijve me paaftesi mendore e fizike, ne ligjin
nr. 7952, date 21.06.1995 “Per sistemin arsimor parauniversitar” eshte parashikuar
nje kapitull per arsimin special publik, i cili trajtohet si pjese perberese e sistemit
arsimor publik ne Republiken e Shqiperise. Sipas ligjit arsimi special publik synon
te siguroje zhvillimin sa me te plote te mundesive te femijeve qe paraqesin paaftesi
fizike, mendore ose emocionale, ne perputhje me nevojat e tyre dhe kerkesat per
nje jete sa me dinjitoze. (neni 39). N.q.s eshte ne interes te femijes dhe me
pelqimin e prinderve, arsimimi i ketyre femijeve kryhet falas ne institucionet
arsimore publike. Ne kete rast shteti merr masa per sigurimin gradual te kushteve
te nevojshme per realizimin e integrimit te tyre. Per femijet, kerkesat e te cileve
nuk mund te plotesohen brenda sistemit shkollor te zakonshem, ngrihen klasa dhe
institucione te posaçme, ku trajtimi i specializuar behet falas. (neni 40). Programet
mesimore per femijet e paafte hartohen deri ne mbarim te arsimit te detyrueshem
shkollor.
*324. Megjithese ligji parashikon hapjen e degeve dhe kurseve per kualifikimin e
kuadrove te arsimit special, kjo fushe le per te deshiruar, sidomos per trajtimin e
femijve me paaftesi qe ndjekin sistemin e zakonshem arsimor. Per kete qellim jane
bere perpjekje te vazhdueshme npr. seminareve dhe kurseve te kualifikimit edhe
me ndihmen e OJQ-ve qe veprojne ne kete fushe, per ngritjen e kualifikimit te
kuadrove.
325. Pervec percaktimit te statusit te invalidit ne pergjithesi, me ligjin nr 8626,
date 22.06.2000, Kuvendi miratoi statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik.
Nga ky ligj perfitojne te gjithe invalidet paraplegjike dhe tetraplegjike, pavaresisht
nga mosha, koha, vendndodhja e aksidentit dhe casti i sigurimit. Pra , ligji
parashikon edhe trajtimin e femijeve te mitur, pavaresisht se nuk shprehet ne
menyre te vecante per ta.
326. Gjithashtu, ligji percakton detyrimin e shtetit per t’u krijuar kushte te
semureve paraplegjike dhe tetraplegjike, me qellim qe ata te marrin pjese ne jeten
shoqerore njelloj si te tjeret, duke iu siguruar nje nivel ekonomik te nevojshem per
te jetuar ne menyre dinjitoze, kushte banimi, jetese e pune te pershtatshme, si dhe
u krijon mundesi normale per kurim, arsimim, veprimtari clodhese, ar getuese dhe
sportive.
327. Personat juridike, shteterore ose private qe punesojne te semure
paraplegjike dhe tetraplegjike, pervec kritereve te percaktuara ne ligjin nr. 7955,
date 20.09.1995 “Per nxitjen e punesimit”, perfitojne per cdo vit kalendarik ulje
tatimi mbi fitimin, te barabarte ne perqindjen e fuqise punetore te invalideve
paraplegjike dhe tetraplegjike.
62
328. Ligji percakton detyrimin e shtetit per te marre masa per ngritjen e
shkollave dhe te institucioneve per arsimimin, edukimin dhe rehabilitimin e
invalideve paraplegjike dhe tetraplegjike. Gjithashtu, shteti e perjashton kete
kategori personash nga pagesat per sigurimin shendetesor dhe u jep atyre te
drejten e perfitimit falas te barnave per semundjen, pasoje e invaliditetit. Ligji
gjithashtu parashikon edhe lehtesira te tjera per invalidet.
329. Ligji nr.7995, date 20.09.1995 “Per nxitjen e punesimit” ka parashikuar
punesimin e personave me aftesi te kufizuar, kategori ku futen dhe femijet, per te
cilet edhe ne kete ligj nuk ka kritere te veçanta, por zbatohen dispozitat e
parashikuara edhe per personat e moshave te tjera me aftesi te kufizuar. Ligji
parashikon politikat shteterore te punesimit, nje nga synimet e te cilave eshte dhe
riaftesimi profesional dhe zhvillimi i formave te tjera te mbeshtetjes per punesimin
e personave me aftesi te kufizuar.
330. Gjithashtu, sipas ligjit, shteti merr te gjitha masat e nevojshme, te
mundshme e praktike, per te krijuar dhe zhvilluar brenda kuadrit te zyrave te
punesimit sherbimet e specializuara te formimit profesional per personat me aftesi
te kufizuar, qe kerkojne ndihme ne zgjedhjen dhe nderrimin e punes (neni 14).
331. Ligji per punesimin detyron punedhenesit qe ne 25 te punesuar njeri te jete
me aftesi te kufizuar. Per te inkurajuar punedhenesin zyrat e punesimit kane te
drejte te subvencionojne punedhenesin per te pajisur siç duhet vendin e punes te
personit me aftesi te kufizuar. Te njejtat dispozita vlejne edhe per femijet invalide.
C. Shëndeti dhe shërbimet shëndetësore (neni 24)
332. Kushtetuta ne nenin 55 sanksionon te drejten e shtetasve te gëzojnë në
mënyrë të barabartë kujdesin shëndetësor shteteror. Sherbimi shendetesor ne
Shqiperi rregullohet me ligjin nr. 3766, date 17.12.1963 “Per kujdesin
shendetësor” me ndryshimet qe ka pesuar me vone me ligjin nr. 7718, date
03.06.1993 dhe Ligjin Nr. 7738, date 21.07.1993.
333. Ligji parashikon organizimin e sherbimit shendetësor ne institucione te
ndryshme shteterore dhe private. Sipas ligjit kujdesi shendetsor shteteror sigurohet
nepermjet edukimit shendetesor, kontrollit dhe masave profilaktike te
pergjithshme, te veçanta dhe institucioneve perkatese, diagnostikimit, mjekimit
dhe rehabilitimit te te semurit, etj.
334. Ligji nr 8167, date 21.11.1996 “Per sherbimin shendetesor stomatolog jik”
me ndryshimet perkatese, parashikon realizimin e sherbimit shendetesor
stomatologjik, profilaktik dhe mjekues me shpenzimet e buxhetit te shtetit.
Sherbimet shendetsore stomatologjike jane ngritur prane institucioneve shkollore
me pajisje te siguruara nga Ministria e Shendetesise.
335. Kujdesi shëndetësor tregohet që para lindjes së fëmijës, me lindjen e tij dhe
në vazhdimësi. Kjo eshtë e lidhur me kujdesin që tregohet për nënën. Konkretisht
63
Kodi i Punës parashikon dhënien e lejes së paralindjes dhe paslindjes (neni 104
Kodi i Punës) dhe VKM nr. 397 datë 20.05.1996 "Për mbrojtjen e veçantë të grave
shtatzëna dhe të amësisë".
Për fëmijët deri në 1 vjeç shteti siguron dhënien e ilaceve falas. Vaksinimi i
fëmijëve nga 0-15 vjec është i detyrueshëm për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse
(Ligji 7761 datë 19.10.1993 "Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve
ngjitëse"). Vaksinimi eshte falas.
336. Ligji nr. 8876 datë 4.4.2002 "Për shëndetin riprodhues" Neni 3 pika c,
parashikon dhënien e shërbimeve për edukimin e fëmijëve, adoleshentët etj. Neni
7 i po këtij ligji parashikon mëmësi të sigurt që është e drejta e cdo gruaje të marrë
kujdesin që i nevojitet për të patur një shëndet të mirë nga shtatzania dhe deri në
lindjen e fëmijës.
337. Në po këtë ligj (kreu VI neni 37) theksohet se gjatë përdorimit të
teknologjive riprodhuese të asistuara, nuk lejohet zgjedhja e seksit të ardhshem të
fëmijës. Kjo ka lidhje edhe njëhere me parimin e mosdiskriminimit në bazë seksi.
338. Vdekshmëria foshnjore 0-12 muaj dhe ajo fëminore 0-5 vjeç, ka pësuar një
ulje të vazhdueshme për këto dhjetë vitet e fundit. Aktualisht ajo është ulur 1/2 e
nivelit të viteve 80-90. Por përsëri kjo vdekshmëri vazhdon të mbetet ndër më të
lartat në Europë. Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, sëmundjet e të
porsalindurit dhe sëmundjet diarreike janë shkaqet kryesore të kësaj vdekshmërie.
Kequshqyerja dhe deficiti në disa vitamina dhe mikronutriente si vitamina A, D,
jodi, hekuri, mbetet ende një problem madhor. Kështu rreth 25% e fëmijëve të
moshës 0-3 vjeç në nivel kombëtar, vuajnë nga forma e mesme dhe e lehtë e
kequshqyerjes, ndërsa 10% janë me formë të rëndë kequshqyerje. Kjo shifër është
dy herë më e lartë në zonat verilindore të vendit.
339. Pamjaftueshmëria jodike e formës së rëndë është vërejtur në 63% të
fëmijëve të grupmoshës 10-12 vjec.
340. Ne qytete ka njesi konsultore per gruan qe funksionojne me vete, por qe
jane ne vartesi te qendrave shendetesore ose poliklinikave. E njejta gje funksionon
edhe per konsultorin e femijes. Numri i konsultoreve ne qytete eshte 92
konsultore per grate dhe 157 per femijet.
341. Ne fshat konsultoret e nenes dhe femijes jane sherbime te perfshira ne
qendrat shendetesore te komunave dhe, ose ne ambulancat e fshatrave. Numri i
ambulancave (pra dhe i konsultoreve) ne fshatra eshte 1 300 dhe 530 konsultore
ne qendrat shendetesore te komunave. Pra pervec ambulancave qe ofrojne kete
sherbim, ekzistojne edhe qendra te shkeputura vetem per sherbimin e gruas dhe
femijes. Te gjitha spitalet ofrojne sherbimet pediatrike dhe obstetrikegjinekologjike.
342. Numri i pergjithshem i mjekeve obstetrik gjinekologe eshte 194, i mjekeve
pediater 214 dhe i pediaterve neonate 45. Raporti ndermjet obsteter-gjinekologeve
64
dhe grave eshte 1 obsteter per 412 gra. Raporti ndermjet pediaterve dhe femijeve
eshte 1 pediater per 349 femije.
343. Nje rendesi te madhe ne fushen e kujdesit shendetesor ka dhe ligji nr 7761,
date 19.10.1993 “Per parandalimin dhe luftimin e semundjeve ngjitese”. Sipas
ligjit, ne raste te dyshimit te semundjeve ngjitese ne institucionet shkollore dhe
parashkollore, mjeku i institucionit eshte i detyruar te njoftoje organet perkatese
dhe te kujdeset qe semundjet te mos prekin femijet e tjere si dhe femijet e semure
te marrin kujdesin e duhur shendetesor.
344. Per shmangien e ketyre semundjeve, behet vaksinimi i detyrueshem, qe
sipas ligjit, perfshin moshat nga 0 -15 vjeç. Per çdo femije qe hyn per here te pare
ne shkolle, detyrohet pajisja e tij nga institucionet shendetesore me nje dokument
qe provon vaksinimin e tyre sipas kalendarit.
345. Persa i perket te ushqyerit me gji, Kuvendi i Republikes se Shqiperise ka
miratuar ligjin nr 8528, date 23.09.1999 “Per nxitjen dhe mbrojtjen e te ushqyerit
me gji”. Ky ligj ka per qellim te nxise dhe te mbroje te ushqyerit me gji, si dhe te
rregulloje tregtimin e zevendesuesve te qumeshtit te gjirit per te ushqyerit e
shendetshem te femijeve. Ligji detyron prodhuesit, qe etiketa e prodhimit te
permbaje formulimin se “ushqimi i gjirit eshte ushqimi ideal per rritjen e
shendetshme dhe per zhvillimin e femijes”. Gjithashtu, ligji detyron qendrat
shendetesore, vendore dhe kombetare, te nxisin, te mbeshtesin dhe te mbrojne te
ushqyerit me gji dhe te bejne publike mangesite e medha qe krijon te ushqyerit
alternativ.
346. Sherbimet ne fushen e planifikimit familjar jane ngritur prane materniteteve
sidomos ne Tirane, por roli qe luajne ato eshte ende larg nivelit te duhur sidomos
per zonat e fshatrave ku ky sherbim pothuajse nuk njihet. Vitet e fundit kene
filluar te funksionojne dhe organizma jo-qeveritare ne formen e shoqatave ose
fondacioneve ne fushen e planifikimit familjar, por qe jane ende te pakta ne
numer.
347. Persa i perket kujdesit ndaj grave para dhe pas lindjes, ne Kodin e Punes
jane parashikuar dispozita te veçanta per mbrojtjen e tyre. Sipas Kodit te Punes,
ndalohet puna per grate shtatzena gjate 35 diteve qe paraprijne daten e parashikuar
per lindje, 60 dite pas femijes se pare dhe 42 dite pas lindjes. (neni 104). Te
ardhurat qe perfitojne ne rast lindje jane percaktuar ne “Ligjin mbi Sigurimet
Shoqerore”, sipas te cilit Kodi i Punes i njeh te drejten e lejes se parashikuar nga
Ligji mbi Sigurimet Shoqerore edhe ne rast se gruaja bireson nje femije te
porsalindur.
348. Ne projekligjin “Per shendetin riprodhues”, ne pjesen “kujdesi per
shendetin riprodhues”, perfshihen dhe:
? sherbimet e planifikimit familjar;
? kujdesi per gruan para, gjate dhe pas lindjes;
? kujdesi per femijen 0-6 vjec;
65
? informimi, edukimi dhe keshillimi per shendetin riprodhues.
349. Gjithashtu, projektligji percakton dhe nje sere te drejtash, lidhur me nenen
dhe femijen, si e drejta per edukim ne fushen e te drejtave riprodhuese, e drejta
per kujdes mjekesor dhe per sherbimet e nevojshme mjekesore, etj. Eshte
menduar qe ne pjese te vecanta te tij projektligji te jete me shume deklarativ i cili
nuk percakton se si funksionojne sherbimet e planifikimit familjar, si realizohet
kujdesi per gruan, per femijen, etj. Te gjitha keto probleme dhe probleme te tjera
te mundshme te cilat mund te verehen gjate dhe pas hyrjes se tij ne fuqi, sipas
projektit, do te rregullohen me akte nenligjore te nxjerra nga Ministri i
Shendetesise.
350. Ministria e Shendetesise ne bashkepunim me UNICEF ka ndermarre keto
programe Kombetare:
? Nxitja e ushqyerjes me gji;
? Spitalet mig te femijeve;
? Administrimi i integruar i semundshmerise pediatrike MISP;
? Programi kombetar per vaksinimin;
? Programi kombetar per sistemin e alertit.
Ministria e Shendetesise publikon keto botime periodike:
? Revisten Shendeti Riprodhues
? Revisten periodike ENTERNOUS
351. Më poshtë paraqiten disa të dhëna statistikore mbi shëndetin publik në
Republikën e Shqipërisë. (Burimi INSTAT)
Treguesit e vaksinimit -
Selected indicators
Emertimi - Item 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999
Femije te vaksinuar per tuberkulozin 94 80 81 82 87 97 94 94 87
Infants immunized aginst tuberculosis
Femije te vaksinuar per difterine 90 78 94 99 96.3 97 98 98.6 96
Infants immunized against diphtheria
Femije te vaksinuar per tetanozin 90 78 94 99 96.3 97 98 98.6 96
Infants immunized against tetanus
Femije te vaksinuar per pertusin 90 78 94 99 96.3 97 98 98.6 96
Infants immunized against pertussis
Femije te vaksinuar per fruthin 85 80 87 76 81.2 91 92 95 90
Infants immunized against measles
Femije te vaksinuar per
poliomelitin
80 82 97 97 97 98 99.6 99.9 97
66
Infants immunized againstpoliomyelitis
Vdekja Foshnjore
Infant Mortality Rate
VITET -
YEARS
Emertimi - Item 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999
Numri i lindjeve 82125 77361 75425 67730 72179 72081 68358 61739 60139 57948
Number of Live births
Numri I vdekjeve 2061 2547 2550 2401 2547 2162 1762 1387 1215 957
Number of deaths
Vdekshmeria foshnjore(per1000 lindje) 28.3 32.9 32.8 35.4 28.3 30 25.8 22.5 20.5 18
Infant mortality
Vdekjet Perinatale ( per 1000 L.B) 12.5 14.1 11.5 11.2 14.6 13.4 14.4 15.2 14.3 13
Perinatal deaths
ne %
Semundjet Respiratore 37.2 39.4 41.5 42.5 37.7 34.8 30.9 33.3 30.3
Respiratory diseases
Semundjet gastrointestinale 9.1 10.5 9.4 11.1 13.1 7.7 8.1 9.3 8.8
Gastroinstinale diseases
Semundje te te porsalindurit 9.9 11 11.1 10.9 13.3 19.8 22.6 23.9 24.7
New born diseases
Semundje kongenitale 14.7 10 8.5 7.9 7.4 9.9 10.5 10.3 13.6
Congenital diseases
Semundje infektive 7.4 4.5 5.2 5.4 4.5 4.9 6 5.9 4.5
Infection diseases
Pa diagnoze 6.6 9.2 5.3 7.3 8.7 8.5 9.5 7.9 8.5
Without diagnosis
STRUKTURA E VDEKSHMERISE FOSHNJORE
INFANT MORTALITY STRUCTURE
Emertimi
1994 1995 1996 1997 1998 1999 Item
LINDJET E GJALLA 72179 72081 68358 61739 60139 57948 NUMBER OF LIVE
BORN
VDEKJET SIPAS GJINISE 2547 2162 1762 1387 1215 957 DEATHS BY SEX
meshkuj 1390 1207 911 737 644 507 male
femra 1152 931 825 628 571 450 female
panjohur 5 24 26 22 … … … … … .. unknown
VDEKJET SIPAS
VENDBANIMIT
2547 2162 1762 1387 1215 957 DEATHS BY RESIDENCE
qytet 759 654 597 457 413 353 urban
fshat 1788 1508 1165 930 802 604 rural
VDEKJET PER RRETH
LINDJES
1040 966 984 937 851 733 NEONATAL DEATHS
para lindjes 369 268 343 383 328 296 pre births
gjate lindjes 161 121 128 90 70 46 during births
pas lindjes -
d.e 6
510 577 513 464 453 391 after birthsd.
e6
67
AKTIVITETI I KONSULTORIT TE FEMIJEVE
VITET –
YEARS
Emertimi - Item 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999
Numri i konsultoreve te femijes 2890 2685 2480 2406 2268 2167 2167 2026 1661 1677
No. of child consultation
qytet- urban 160 143 157 164 191 176 181 177 175 157
fshat - rural 2730 2542 2323 2242 2077 1991 1986 1849 1486 1520
Nr I vizitave ne konsultor ( ne mije) 8167 5860 4249 4070 2272 2009 2363 1669 1374 1222
Visit's number in consultation ( in thousand)
Nr i vizitave ne konsultor fshat ( ne mije) 5319 3500 2297 2210 1510 1303 1269 1077 791 826
Visit's number in consultation ( in thousand)
AKTIVITETI I QENDRAVE
SHENDETESORE, POLIKLINIKAVE &
AMBULANCAVE
VITET –
YEARS
Emertimi - Item 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000
Numri i institucioneve gjithsej 3302 3260 2967 3022 2733 2507 2437 2155 2253 2242 2241
Number of institutions total
Qendra shendetesore -Health
Centres
1046 1061 916 770 702 622 637 602 637 567 611
Ambulanca -Ambulances 2196 2139 1995 2191 1973 1832 1747 1500 1563 1624 1579
Poliklinika -
Policlinic
60 60 56 61 58 53 53 53 53 51
TREGUES TE SHERBIMIT SPITALOR
INDICATORS OF HOSPITAL SERVICE
Emertimi
1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000
Item
Spitale 51 51 51 51 51 51 51
Hospitals
shtreter
gjithsej
9661 10371 10319 10133 9480 10237 10197 Total beds
shtrime
gjithsej
28199 288856 289268 255203 250043 265321 260770 Total
hospitalizations
D. Sigurimi shoqëror, shërbimet dhe lehtësitë e kujdesit për fëmijën (neni 26 dhe
18, parag. 3)
352. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise parashikon te drejten e kujtdo per
sigurime shoqerore ne pleqeri ose kur eshte i paafte per pune, sipas nje sistemi te
percaktuar me ligj. Kushtetuta parashikon, gjithashtu te drejten e ndihmes ne
kushtet e parashikuara me ligj, per kedo qe mbetet pa pune, per shkaqe te pavarura
nga vullneti i tij dhe qe nuk ka mjete te tjera jetese. Pra, Kushtetuta nuk i ka
68
trajtuar ne menyre te vecante te drejtat e femijeve ne fushen e perkrahjes sociale
dhe te sigurimeve shoqerore.
353. Ne ligjet per perkrahjen sociale dhe sigurimet shoqerore, sikurse ne
Kushtetute, te drejtat e femijeve jane te trajtuara ne kuadrin e familjes dhe te
kategorive te personave qe perfitojne prej tyre. Sistemi i ndihmes dhe i
perkujdesjes shoqerore parashikohet ne ligjin nr. 7710, dt 18.05.1993 “Per
Ndihmen dhe Perkujdesjen Shoqerore”, ndryshuar me ligjin nr. 7886, dt 8.12.1994
dhe ligjin nr. 8008, dt 05.10.1995 si edhe me aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim
te tij nga Keshilli i Ministrave dhe Ministria e Punes dhe e Çeshtjeve Sociale.
354. Ndihme ekonomike mund t’u jepet familjeve qe perkujdesen per nje ose
me shume anetare te saj, duke perfshire dhe femijet, te cilet jane:
- te verber
- te paafte mendore;
- me paaftesi te rende zhvillimi;
- personi i paafte qe nuk mund te kujdeset per vetveten dhe per pasoje ka
nevoje per ndihmen e nje personi tjeter, me kusht qe keta te paafte te mos kene te
ardhura ose t’i kene ato te pamjaftueshme dhe te mos jene te vendosur ne ndonje
institucion publik te perkujdesjes shoqerore.
355. Me Vendimin nr. 311, date 11.07.1994, ndryshuar me vendimin nr. 457,
date 21.08.1995 dhe me Udhezimin nr. 12, date 16.06.1998, parashikohen rastet
per perfitimin e paaftesise. Perfitim paaftesie marrin:
- Te gjithe personat e lindur te paafte, ose qe jane bere te tille para moshes
21 vjec dhe deri ne moshen 24 vjec kur vazhdojne studimet e larta, te vertetuar
nga Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesise per Pune. Pagesa e perfitimit te
paaftesise behet nje here ne muaj, duke filluar nga muaji pasardhes pas dates qe
Komisioni percakton paaftesine. Masa e perfitimit te paaftesise eshte 70% e vleres
se pages minimale dhe ndryshon sa here qe ndryshon kjo page. Te drejten e
perfitimit te paaftesise e humbasin te gjithe personat e paafte, te cilet jane
vendosur ne qendra rezidenciale riaftesuese publike per aq kohe sa qendrojne ne
keto qendra si dhe personat e paafte qe hyjne ne marredhenie pune.
- Personat e paafte qe vazhdojne shkollen e mesme perfitojne dyfishin e
pageses se paaftesise te percaktuar me lart dhe kur vazhdojne shkollen e larte
perfitojne trefishin e pageses se paaftesise.
- Personat e paafte, ne rastet kur ne zonat qe ata banojne mungojne
sherbimet ditore apo arsimi special dhe Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesise
per Pune percakton se keta persona kane nevoje per asistence te panderprere,
atehere nje anetar i familjes merr perfitim kujdestarie nese ai nuk ka te ardhura
personale, masa e te ciles eshte 60% e vleres se pages minimale. Ky perfitim nuk
merret ne rast se personi i paafte trajtohet prane qendrave ditore apo ne shkollat
speciale.
69
356. Me ligjin per ndihmen dhe perkujdesjen shoqerore dhe me Vendimin nr.
307, date 24.05.1994 percaktohen sherbimet e perkujdesjes shoqerore. Sherbimet e
perkujdesjes shoqerore perfshijne institucionet per personat e moshuar, per te
paaftet fizike apo mendore, jetimet si dhe institucionet e tjera te ngjashme qe
ndodhen ne vartesi te pushtetit qendror apo lokal. Keto sherbime perfshijne:
- sherbimet jashte institucionit, si qendra ditore (per femijet me paaftesi
mendore dhe fizike, femije te rruges), sherbimet ne shtepi, ndihmat emergjente;
- sherbimet ne institucion per femijet jetime dhe te braktisur, femijet me
paaftesi fizike dhe mendore, te paafte per t’u kujdesur per veten, etj.
357. Jetimet dhe personat e paafte pa asnje te ardhur pranohen pa pagese ne
institucionet publike te perkujdesjes shoqerore. Shteti mbulon shpenzimet e
mbajtjes se tyre ne institucion, si dhe nje kuote per shpenzime vetiake. Prinderit te
cilet per arsye te ndryshme kerkojne te vendosin femijet ne shtepine e foshnjes e
te femijes, marrin pjese ne shpenzimet e nevojshme ne raport me te ardhurat e
tyre.
358. Personave qe jane vendosur ne institucionet publike te perkujdesjes
shoqerore, mund t’u permiresohen kushtet e tyre kundrejt pageses per sherbime
suplementare. Kerkesa per vendosje ne institucion per jetimet, individet me
paaftesi fizike dhe mendore i drejtohet Keshillit te Rrethit, Bashkise ose Komunes
sipas vartesise dhe behet nga kryefamiljari, nga administratori shoqeror, ose
komisioni eksperto-mjekesor. Institucionet e perkujdesjes shoqerore mund te
administrohen nga personat private dhe organizata jo -qeveritare ne baze te nje
kontrate qe duhet te lidhin me Ministrine e Punes dhe Çeshtjeve Sociale.
359. Me Vendimin nr. 52, date 8.1.1996 te Keshillit te Ministrave “Per krijimin
dhe funksionimin e Keshillit te Pergjithshem te Ndihmes dhe Sherbimeve Sociale
si edhe te Administrates se Pergjithshme te Ndihmes dhe Sherbimeve Sociale”, qe
ka dale ne zbatim te ligjit “Per ndihmen dhe Perkujdesjen Shoqerore”, eshte
percaktuar organizimi dhe funksionimi i Keshillit te Pergjithshem te Ndihmes dhe
Sherbimeve Sociale dhe te Administrates se Ndihmes Ekonomike dhe Perkujdesit
Shoqerore, i cili luan nje rol te rendesishem ne kete fushe.
360. Keshilli krijon Administraten, e cila kryen detyren e drejtimit te
pergjithshem te politikes sociale ne fushen e ndihmes sociale dhe te sherbimeve
sociale. Administrata e pergjithshme e Ndihmes dhe Sherbimeve Sociale drejton
sistemin e ndihmes dhe sherbimeve sociale, grumbullon te ardhura per kete qellim,
financon projekte dhe programe te dorezuara dhe te administruara nga organet
lokale, nga organizmat jo-qeveritare, nga donatore te huaj, me qellim perfitimin e
ndihmes dhe te sherbimeve sociale. Administrata vepron nepermjet zyrave
rajonale dhe lokale qe veprojne ne te gjithe vendin, per te zbutur varferine dhe per
te siguruar sherbime te tjera nepermjet granteve te akorduara sipas programeve te
ndihmes dhe sherbimeve sociale neper bashki dhe komuna.
70
361. Persa i perket perfitimit nga sigurimet shoqerore, femijet perfitojne ne
forma te ndryshme sipas pozicionit ne te cilin ndodhen. Ne baze te ligjit nr. 7703,
date 11.05.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, femijet
perfitojne nga sigurimi i detyrueshem kur jane te punesuar ne raste te paaftesise se
perkoheshme ne pune per shkak semundjeje, invaliditeti, humbjen e mbajtesit te
familjes, aksidenti ne pune dhe semundjeje profesionale, papunesie. Perfiton
pension familjar nga personi qe vdes dhe qe perfitonte ose kishte kushtet per
pension shteteror suplementar, jetimi, i cili eshte ne ngarkim te personit te
siperpermendur ne masen 25 % te pages referuese sipas percaktimit te ligjit.
362. I siguruari qe merr pension invaliditeti kur ka femije ne ngarkim deri ne
moshen 15 vjeç, merr nje te ardhur shtese familiare per çdo femije ne masen 5 %
te pensionit baze, por jo me shume se 20 %. Pension familjar me rr jetimi kur
provohet se ai ishte ne ngarkim te personit qe vdiq dhe ka nje moshe nen 18 vjeç,
ose deri ne 25 vjeç ne qofte se studion, ose eshte i paafte per pune, para se te arrije
moshat e mesiperme.
363. Jetimi ka te drejten e nje pensioni familjar edhe ne qoftese prindi qe jeton
eshte i punesuar ose merr nje pension. Ne kete rast shuma e pensionit qe i jepet
jetimit nuk kapercen 50 % te pensionit qe merrte ose qe do te merrte personi qe
vdes.
364. Persa i perket te ardhures nga papunesia keto te ardhura jane nje shume
baze qe siguron te pakten nje nivel jetese-minimal, çdo vit e indeksuar me vendim
te Keshillit te Ministrave. Perfituesi me femije ne ngarkim deri ne moshen 15 vjeç
merr nje shtese familjare per çdo femije ne masen 5 % te te ardhurave mujore nga
papunesia, por jo me teper se 20 % per te gjithe femijet ne ngarkim. Kur njeri nga
prinderit eshte ne marredhenie pune ose merr pension te plote, shtesa familjare
pergjysmohet, d.m.th. 2.5 % per çdo femije deri 15 vjeç ne ngarkim, por jo me
shume se 10 % per te gjithe femijet ne ngarkim.
365. Kur prinderit jane te divorcuar, shtesen familjare e merr prindi qe ka
femijet ne ngarkim. Ne rast se prindi tjeter paguan detyrimin ushqimor, shtesa
familjare jepet ne masen 2.5 %.
366. Ne Shqiperi, sidomos ne plan lokal, ekziston nje numer i konsiderueshem
institucionesh dhe sherbimesh shteterore ose private, te cilat ndihmojne prinderit
ne menyra te ndryshme. Prinderit qe ndodhen ne marredhenie pune, ose qe nuk
kane mundesi te kujdesen gjate dites per femijet e tyre mund t’i lene nen kujdesin
e personave te specializuar ne çerdhe, kopshte, dhe ne shkolla per ata femije qe
kane arritur moshen perkatese.
367. Pas viteve 90-te ne vendin tone jane verifikuar dhe mjaft sherbime te tjera
te specializuara te huaja ose shqiptare per kujdesin ndaj femijeve. Nje pjese e
konsiderueshme e ketyre institucioneve dhe sherbimeve administrohen nga shteti
ne perpjekje per te ofruar sherbime sa me bashkekohore dhe cilesore. Ne kete
drejtim nje ndihmese kane dhene dhe O.J.Q.-te vendase dhe te huaja, qe me
71
projektet e tyre kane bere te mundur permiresimin e sherbimeve ekzistuese, ose
krijimin e sherbimeve te reja.
368. Detyra e shtetit per te mbeshtetur prinderit ne permbushjen e detyrimeve
te tyre kundrejt femijes shprehet edhe ne fushen e te drejtes se punes dhe te
sigurimeve shoqerore. Keshtu, ne dispozitat e Kodit e Punes parashikohet
perfitimi i pages per jo me shume se kater dite ne vit per punemarresin ne rast
perkujdesje per femijet ne ngarkim. Gjithashtu Kodi i Punes i jep te drejten e
pushimit te siperpermendur per tu kujdesur per femijen, si nenes ashtu edhe
babait, duke konfirmuar dhe nje here pergjegjesine e perbashket ne edukimin dhe
zhvillimin e femijes.
369. Projekti i ri i Kodit te Familjes, ne trajtimin e pergjegjesive prinderore, ka
marre ne konsiderate te plote aktet nderkombetare, sidomos Konventen per te
drejtat e Femijes dhe Rezolutat e Keshillit te Europes.
E. Standarti i jetesës (neni 27, paragrafët 1 dhe 2)
370. Ne Kodin e Familjes, parashikohet pergjegjesia e prinderve per mirerritjen
dhe edukimin e femijes (neni 7). Ligji parashikon dhenien e ndihmes ekonomike
familjeve te shtetasve shqiptare te cileve u mungojne te ardhurat dhe mjetet e
jeteses krejtesisht, ose i kane ato te pamjaftueshme. Ne rastet kur eshte e
nevojshme dhe e mundshme, ne vend te ndihmes ekonomike, ose si shtese e saj,
ofrohen sherbimet publike te perkujdesjes shoqerore.
371. Ndihma ekonomike u jepet familjeve te shtetasve shqiptare te cilet kane te
ardhura te pamjaftueshme ose nuk kane te ardhura materiale jetese nga veprimtari
te ligjshme te parashikuara ne ligj.
372. Ndihme ekonomike e pjesshme mund t’u jepet edhe familjeve bujqesore
per te plotesuar te ardhurat e pamjaftueshme duke marre ne konsiderate gjate
percaktimit te se drejtes se perfitimit te ndihmes ekonomike, burimet e te
ardhurave te tyre nga:
- toka (pervec tokes ne proces shfrytezimi);
- bagetia, kafshet dhe shpendet;
- vreshtat, kopshtaria dhe mbajtja e bleteve.
373. Ndihma ekonomike e plote dhe e pjesshme jepet periodikisht si pagese e
menjehershme. Organi qe percakton masen e ndihmes ekonomike mujore per
familjen eshte Keshilli i Bashkise dhe i Komunes.
374. Masa e ndihmes ekonomike mujore qe u akordohet familjeve, nuk mund te
jete me e madhe se 100% e nivelit maksimal te ndihmes ekonomike te percaktuar
nga Keshilli i Ministrave. Sasia e ndihmes ekonomike i jepet familjes, ne baze te
72
vendimit qe merret nga keshilli bashkise ose komunes, pasi jane analizuar nevojat
e saj. Ndihma eshte:
- e plote, per rastet kur mungojne te ardhurat krejtesisht;
- e pjesshme, kur ploteson te ardhurat e pamjaftueshme ne baze te vendimit
te keshillit te Bashkise ose Komunes.
375. Ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 620, date 6.11.1995 “Per dhenien
e ndihmes ekonomike” parashikohet se per te percaktuar nivelin maksimal te
ndihmes ekonomike te plote mujore, merret ne konsiderate niveli baze i pageses se
papunesise. Niveli maksimal i ndihmes ekonomike te plote mujore qe perfiton
familja nuk mund te jete me i madh se 250% te nivelit baze te pageses se
papunesise.
376. Masa e ndihmes ekonomike te plote mujore per familjen perbehet nga dy
pjese:
- shuma baze e cila i jepet vetem kryefamiljarit dhe nuk mund te jete me e
madhe se 95% e nivelit baze te pageses mujore te papunesise;
- nje perqindje mbi shumen baze, per cdo anetar tjeter te familjes, si me
poshte:
1. jo me shume se 100% e kryefamiljarit, nese anetari eshte mbi moshe pune, ose
i paafte fizikisht a menderisht,
2. jo me shume se 20% e kryefamiljarit, nese eshte ne moshe pune,
3. jo me shume se 25% e kryefamiljarit, nese eshte nen moshen e punes.
377. Niveli maksimal i ndihmes ekonomike mujore te plote ndryshon ne
perputhje me ndryshimin e nivelit baze te pageses mujore te papunesise. Ndihma
ekonomike mujore e pjesshme qe perfiton familja eshte diferenca midis nivelit
maksimal te ndihmes ekonomike mujore te plote dhe te ardhurave aktuale te
familjes te siperpermendura.
378. Familja qe pretendon ndihme ekonomike perjashtohet nga perfitimi i
ndihmes, neqoftese te pakten nje anetar i familjes ploteson nje nga kushtet e
meposhtme:
- eshte pronar i cdo lloj kapitali, me perjashtim te shtepise se banimit dhe
tokes bujqesore qe shfrytezon;
- eshte i vetepunesuar ose i punesuar te te tjeret;
- eshte jashte shtetit per cdo arsye, me perjashtim te studimit ose kurimit
mjekesor per nje periudhe per 6 muaj;
- nuk eshte regjistruar ne zyren e punes si i papune dhe si kerkues pune, me
perjashtim te anetareve te familjes bujqesore;
73
- refuzon pjesemarrjen ne pune, kur ajo i ofrohet nje anetari te afte per pune
dhe ne moshe pune;
- nuk ka paguar detyrimet ndaj shtetit ne periudhen kur ka qene i punesuar;
- refuzon kualifikimin dhe rikualifikimin;
- ndryshon vendbanimin, duke braktisur ne vendbanimin e vjeter pronat e tij
dhe burimet e jeteses. Perjashtohen nga ky rregull personat qe ndryshojne
vendbanimin per arsye te detyruara, ose te kerkuara nga shteti dhe kur perben rast
te vecante, sipas vendimit te Keshillit te Komunes se vendbanimit te vjeter;
- nuk terheq ndihmen ekonomike te akorduar brenda periudhes per te cilen
jepet;
- konstatohet se ndermerr veprime te qellimshme per te perfituar ndihme
ekonomike, si shmangie e punesimit dhe e kualifikimit per punesim, dhurim
spekulativ i kapitalit, deklarim jo real i kushteve te jeteses, etj.
379. Zyrat e punes, organet tatimore, Inspektoriati i Punes dhe Inspektoriati i
Ndihmes Ekonomike, informojne Keshillat e Bashkive dhe Komunave per cdo
familje qe perjashtohet nga perfitimi i ndihmes. Keshilli i Bashkise, ose komunes
percakton periudhen e perfitimit ne perputhje me natyren e tij.
380. Periudha e perfitimit si rregull nuk e kalon afatin 1-mujor. Familja dhe
personat qe perfitojne ndihmen, deklarojne se kushtet e tyre nuk kane ndryshuar
ne menyre qe te perfitojne pagesen per periudhen pasardhese. Deklarimi
shoqerohet me vertetimin e zyres se punes perkatese, se nuk ka mundesi
punesimi.
381. Femijet e mbetur pa prinder dhe pa perkrahje rriten dhe edukohen nga
shteti (neni 10). Sipas Kodit te Familjes, prinderit detyrohen te ushqejne femijet e
tyre te mitur kur keta nuk kane mjete te mjaftueshme per te jetuar. Detyrimi per
ushqim vazhdon edhe per kohen qe femijet ndjekin shkollen e mesme ose te larte
deri ne moshen 25 vjeç. Prinderit nuk shkarkohen nga detyrimi per te ushqyer
femijet e tyre edhe sikur tu jete hequr e drejta prinderore (neni 79,80).
382. Ne Kodin e Procedures Civile parashikohet se ne padine per shkurorezim
kerkohet edhe detyrimi i bashkeshortit tjeter per te perballuar shpenzimin per
ushqimin dhe edukimin e femijeve me perjashtim te rastit kur kjo do te
veshtiresonte shqyrtimin e çeshtjes (neni 364). Ndersa ne Kodin e Familjes eshte
percaktuar se me vendimin e zgjidhjes se marteses gjykata zgjidh edhe çeshtjen se
cilit prind do t’i besohet femija per rritje dhe edukim dhe cili do te jete kontributi i
nevojshem per rritjen dhe edukimin e femijes (neni 97,99).
*383. Pra, Kodi i Familjes e percakton qarte se eshte e detyrueshme per gjykaten
qe ne vendimin e zgjidhjes se marteses te vendose edhe per kontributin e
nevojshem, qe duhet per rritjen dhe edukimin e femijes, nderkohe qe Kodi i
Procedures Civile le shteg kur shprehet “me perjashtim te rastit kur kjo do te
74
veshtiresonte shqyrtimin e çeshtjes”. Kodi i Familjes parashikon detyrimin per
ushqim qe prinderit kane ndaj femijes se tyre. Sipas ketij kodi, prinderit nuk
shkarkohen nga detyrimi per ta ushqyer femijen e tyre edhe sikur t’u jete hequr e
drejta prinderore (neni 79). Prinderit kane detyrimin te ushqejne femijen e tyre te
mitur kur keta nuk kane mjete te mjaftueshme per te jetuar, detyrim ky qe
vazhdon deri ne moshen 25 vjec, ne qofte se femija ndjek shkollen e mesme ose te
larte (femija konsiderohet i mitur deri ne 18 vjec).
384. Ne rastin kur prinderit zgjidhin martesen, Gjykata ne vendimin e saj per
zgjidhjen e marteses percakton edhe detyrimin ushqimor qe duhet te paguaje
prindi, te cilit nuk i eshte lene femija per rritje dhe edukim. Kodi i Procedures
Civile parashikon si detyrim edhe caktimin ne kerkese padi per zgjidhjen e
marteses, te burimeve dhe te sasise se te ardhurave qe siguron cdo bashkeshort,
nese kane femije te mitur, ose ndonjeri prej tyre eshte i paafte per pune (neni 358).
Kjo dispozite detyron jo vetem bashkeshortet, por edhe gjykaten te percaktoje ne
menyre te sakte dhe te detyrueshme te ardhurat e bashkeshorteve dhe ne raporte
me te ardhurat e tyre dhe detyrimet qe ka prindi ndaj femijes. Ne qofte se keto
detyrime nuk percaktohen qarte, atehere personat qe kane nevoje per ndihme
financiare do te perfitojne nga ndihma sociale, sipas kerkesave te ligjit per te patur
burime financiare te nevojshme per te jetuar.
385. Nga pushteti gjyqesor vitet e fundit vihen re dy te meta:
a. detyrimi ushqimor qe akordon gjykata ne pergjithesi, nuk eshte i
mjaftueshem per te siguruar rritjen dhe edukimin e femijes. Ne pjesen me
te madhe te rasteve vendimet e gjykates nuk japin argumentet e nevojshme
per te justifikuar percaktimin e mases se pensionit ushqimor. Ne raste te
tjera ka veshtiresi te provohen te ardhurat qe siguron prindi, i cili nuk ka
femijen ne ngarkim, por qe duhet te paguaje detyrimin per ushqim. Kjo
ndodh per faktin se nje numer i konsiderueshem personash nuk
regjistrojne aktivitetin e tyre sipas kerkesave te ligjit, ose nuk kane lidhur
kontrate per punen qe kryejne. Sigurisht, kjo bie ndesh me interesat e te
miturit per t’iu siguruar nje nivel jetese te mjaftueshem per zhvillimin e tij
fizik, mendor, shpirteror, moral dhe shoqeror.
b. Gjykatat keto dy vitet e fundit, ne nje pjese te vendimeve te tyre nuk
shprehen fare per detyrimin per ushqim, nderkohe qe ne Kodin e Familjes,
i cili eshte ende ne fuqi, ky eshte nje detyrim.
386. Nga studimi i praktikes gjyqesore konkrete te 10 viteve te fundit rezulton
se ka raste kur prindi ushtron veprimtari private por nuk paguan tatimet dhe nuk e
deklaron kete aktivitet. Gjykata, ne rast se nuk ka dokumentacionin e duhur nuk
vendos mbi bazen e nje burimi financiar. Po keshtu problematike eshte edhe
emigrimi i shume prinderve (kryesisht burra) te cilet duke qene larg, kane zgjidhur
martesen dhe nuk paguajne detyrimin ushqimor. Ne keto raste gjykata nuk mund
te njohe burimet financiare reale te tyre dhe pergjithesisht vendos nje shume mbi
bazen e pageses qe i jepet ne rastet e papunesise. Keto vendime mbeten te
pazbatuara sepse prindi debitor nuk merr me pagese papunesie, pasi eshte larguar
75
dhe nuk ploteson kushtet e ligjit per ta perfituar, ose ne raste te tjera problem
eshte moszbatimi i vendimeve, pasi organet kompetente te shteteve ku kane
emigruar nuk i njohin vendimet e gjykatave shqiptare.
ARSIMI, KOHA E LIRE DHE AKTIVITETET KULTURORE (nenet 28,
29 dhe 31)
2.824

edits

Menyja e lëvizjeve