Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{inuse|[[Përdoruesi:Puntori|Puntori]] 8 Maj 2008 14:41 (UTC)}}

{|width="550" align=center style="border: 1px solid #eCC999; background-color: #CCCC00; padding: 2ex; text-align: left; width: margin: auto"
{|width="550" align=center style="border: 1px solid #eCC999; background-color: #CCCC00; padding: 2ex; text-align: left; width: margin: auto"

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë'''
Nr. 8378, datë 22.7.1998 Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë'''

Marrë nga:

Nr. 8378, datë 22.7.1998
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

Marrë nga:

{|width=100% style="border: 2px solid #CCCC99; background-color: #CCCC00; padding: 2ex; margin: auto text-align: left;"
{|width=100% style="border: 2px solid #CCCC99; background-color: #CCCC00; padding: 2ex; margin: auto text-align: left;"
!colspan="3"|Përmbajtja
!colspan="3"|
Përmbajtja

|Kapitulli I : '''[[/1|Dispozita të përgjithshme]]''' || ...[[/1|Faqe 1]]
| Kapitulli I : '''[[/1|Dispozita të përgjithshme]]''' || ...[[/1|Faqe 1]]

| Kapitulli II: '''Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve'''
| Kapitulli II: '''Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve''' || ...[[/2|Faqe 2]]

| Kreu 1: '''[[/2|Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve dhe zonave publike]]'''|| ...[[/2|Faqe 2]]
:Kreu 1: '''[[/2|Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve dhe zonave publike]]'''

| Kreu 2: '''[[/3|Organizimi i qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor]]'''|| ...[[/3|Faqe 3]]
:Kreu 2: '''[[/3|Organizimi i qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor]]'''

| Kapitulli III: '''Mjetet rrugore'''
| Kapitulli III: '''Mjetet rrugore'''

| Kreu 1: '''[[/4|Mjetet rrugore në përgjithësi]]'''|| ...[[/4|Faqe 4]]
:Kreu 1: '''[[/4|Mjetet rrugore në përgjithësi]]'''
:Kreu 2: '''[[/5|Mejetet e tërhequra me kafshë, slitat dhe biçikletat]]'''
:Kreu 3: '''[[/6|Mejetet rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre]]'''
:Kreu 4: '''[[/7|Qarkullimi në rrugë i makinave bujqësore dhe teknologjike]]'''

| Kreu 2: '''[[/5|Mejetet e tërhequra me kafshë, slitat dhe biçikletat]]'''|| ...[[/5|Faqe 5]]
|Kapitulli IV : '''[[/8|Drejitimi i mjeteve dhe kafshëve]]''' || ...[[/8|Faqe 8]]

| Kreu 3: '''[[/6|Mejetet rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre]]'''|| ...[[/6|Faqe 6]]
|Kapitulli V : '''[[/9|Normat e sjelljes]]''' || ...[[/9|Faqe 9]]

| Kreu 4: '''[[/7|Qarkullimi rrugë i makinave bujqësore dhe teknologjike]]'''|| ...[[/7|Faqe 7]]
|Kapitulli VI : '''Shkeljet e parashikuara nga ky kod dhe sanksionet përkatëse''' || ...[[/10|Faqe 10]]

|Kapitulli IV : '''[[/8|Drejitimi i mjeteve dhe kafshëve]]''' || ...[[/8|Faqe 8]]
:Kreu 1: '''[[/10|Shkeljet administrative dhe sanksionet përkatëse]]'''
:Kreu 2: '''[[/11|Detyrimet që rrjedhin kur vërtetohen shkelje penale]]'''

|Kapitulli V : '''[[/9|Normat e sjelljes]]''' || ...[[/9|Faqe 9]]
|Kapitulli VII : '''Dispozita fundit dhe tranzitore''' || ...[[/12|Faqe 12]]

|colspan="3"|Normat e këtij Kodi hyjnë në fuqi 1 vit pas miratimit të tij.
:Kreu 1: '''[[/12|Dispozita të fundit]]'''
:Kreu 2: '''[[/13|Dispozita kalimtare]]'''

|colspan="3"|Shpallur me dekretin nr. 2186, datë 11.8.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
|colspan="3"|Shpallur me dekretin nr. 2186, datë 11.8.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
Rreshti 44: Rreshti 48:

[[Category:Libra]]
[[Category:Libra]]

Versioni i datës 9 maj 2008 14:43

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë

Nr. 8378, datë 22.7.1998 Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

Marrë nga:

Përmbajtja
Kapitulli I : Dispozita të përgjithshme ...Faqe 1
Kapitulli II: Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve ...Faqe 2
Kreu 1: Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve dhe zonave publike
Kreu 2: Organizimi i qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor
Kapitulli III: Mjetet rrugore
Kreu 1: Mjetet rrugore në përgjithësi
Kreu 2: Mejetet e tërhequra me kafshë, slitat dhe biçikletat
Kreu 3: Mejetet rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre
Kreu 4: Qarkullimi në rrugë i makinave bujqësore dhe teknologjike
Kapitulli IV : Drejitimi i mjeteve dhe kafshëve ...Faqe 8
Kapitulli V : Normat e sjelljes ...Faqe 9
Kapitulli VI : Shkeljet e parashikuara nga ky kod dhe sanksionet përkatëse ...Faqe 10
Kreu 1: Shkeljet administrative dhe sanksionet përkatëse
Kreu 2: Detyrimet që rrjedhin kur vërtetohen shkelje penale
Kapitulli VII : Dispozita të fundit dhe tranzitore ...Faqe 12
Kreu 1: Dispozita të fundit
Kreu 2: Dispozita kalimtare
Shpallur me dekretin nr. 2186, datë 11.8.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
solli në wikibooks
Lagoon

redaktoi
Puntori
2008