Romani i Radios: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{|width="550" align="center" style="border: 1px solid #eCC999; background-color: #CCCC00; padding: 2ex; text-align: left; width: margin: auto"
'''ROMANI I RADIOS''' është një projekt radiofonik në radion Club FM. Ai “shkruhet” me sms, e-maile e telefonata nga e Hëna deri të Premten, nga ora 7.30-10, në Radion Club FM.

Romani i Radios'''

Autor:
'''Të gjithë dëgjuest e radios Club FM'''

{|width="550" style="border: 2px solid #CCCC99; background-color: #CCCC00; padding: 2ex; margin: auto"

|colspan="3"|Përmbajtja

| '''[[/Hyrje|Hyrje]]''' ||width="80"| ... [[/Hyrje|Hyrje]]

| '''[[/1|Kaptina I]]''' || ... [[/1|Faqe 1]]

| '''[[/2|Kaptina II]]''' ||... [[/2|Faqe 2]]

| '''[[/3|Kaptina III]]''' ||... [[/3|Faqe 3]]

| '''[[/4|Kaptina IV]]''' ||... [[/4|Faqe 4]]

| '''[[/5|Kaptina V]]''' ||... [[/5|Faqe 5]]

| '''[[/6|Kaptina VI]]''' ||... [[/6|Faqe 6]]

| '''[[/7|Kaptina VII]]''' ||... [[/7|Faqe 7]]

| Akoma duke u shkruar! || Zbrazt posht.

| '''[[/8|Kaptina VIII]]''' ||... [[/8|Faqe 8]]

| '''[[/9|Kaptina IX]]''' ||... [[/9|Faqe 9]]

| '''[[/10|Kaptina X]]''' ||... [[/10|Faqe 10]]

| '''[[/11|Kaptina XI]]''' ||... [[/11|Faqe 11]]

| '''[[/12|Kaptina XII]]''' ||... [[/12|Faqe 12]]

| '''[[/13|Kaptina XIII]]''' ||... [[/13|Faqe 13]]

| '''[[/14|Kaptina XIV]]''' ||... [[/14|Faqe 14]]

| '''[[/15|Kaptina XV]]''' ||... [[/15|Faqe 15]]

|width="550" colspan="3"|

redaktoi
'''[[Përdoruesi:Puntori|Puntori]]'''
2008

[[Category:Libra]]
Ky roman po shkruhet nga dëgjuesit. Kushdo mund të kontribuojë për ta shkruar atë, dhe ta ketë emrin te bashkëautorët.
Kontakt:

Tel: +355 4 235030

sms: +355 68 2450001

email: kolo@clubfm.net, ada@clubfm.net

[http://www.clubfm.net Radio Club fm]

== KAPTINA I ==

Luli doli atë mëngjes nga shtëpia, pa e ditur që do humbiste çelësin, mbylli derën dhe u nis. Atë ditë binte shi. Luli nuk ja mban të dali nga shkallët e pallatit. Kur ç’të shikonte? Këpucët i fusnin ujë... ishte i shqetësuar. Luli mendoi se kjo mund të ishte një ditë si gjithë të tjerat, e zbehtë dhe pa ngjyrë. Por, dita do merrte shumë shpejt ngjyrë. Të zezë. Te këmbët e Lulit kalon një mace e zezë. Ishte Kiti, macja e Emanuelës. Luli di shumë pak gjëra për Emanuelën. Është brune, me kaçurrela, sy jeshilë, është seksi, e martuar prej vitesh me Rrahimin, për të cilin e ëma i ka treguar Lulit që shpesh e zhdëp në dru Emanuelën. Emanuela mund të mos jetë femra më e bukur në botë, por ajo është gruaja më e bukur e pallatit, dhe bota e Lulit nuk është edhe aq më e madhe se pallati. Atij dhe ecja e saj e çalë i duket shumë seksi. Kiti zhduket pas derës së apartamentit të vet që hapet shumë pak, sa për të hyrë një mace e sa për të nxjerrë një sy. Mbase derën maces ja hapi Emanuela.. Si mundet të godasësh një topalle aq të ëmbël si Emanuela? Shiu duket sikur vazhdon të bjerë për inat të Lulit. Por vetëm më vonë, Luli do të kuptonte që fati po i jepte një dorë. Fati po i sillte Rrahimin. Ndërsa Luli rrinte te shkallët dhe mendon për Emanuelën dhe celularin që e kishte harruar brenda në shtëpi, te shkallët e pallatit duket Rahimi.

“Mirëmëngjes”, zëri i Rrahimit është i ngjirur, si zëri i Joe Cocker-it në fund të një koncerti. Luli do të donte shumë të mos e kishte parë, por kur dëgjoi zërin e Rrahimit, ashtu i përhumbur sip ishte në mendimet e veta për macen e zezë, për Emanuelën, për jetën e vet gri, nga goja i doli një “Mirëmëngjes” i vakët. Por sytë e Rrahimit shndrisnin, dukej sikur në to digjej një sekret i madh. “Ke pak kohë”, pyeti Rrahimi. Koha është ajo që Luli i trembet më shumë se çdo gjëje tjetër. Por Rrahimi në sytë e tij përfaqëson Emanuelën. Dhe Luli Emanuelës nuk i thotë dot jo. “Kam pak kohë”, i thotë ai Rrahimit. Rahimi, e kap nga krahu, e afron te vetja, dhe në frymën e tij që mban erë hudhrash i pëshpërit në vesh. “Më duhen para.., Besa fiton sot.., e di me siguri, do të ti kthej nesër, sa të ndahen fitimet” “Do vësh bast?” “Shshhhht” pëshpërit Rrahimi me zë të ulët, duke parë me ankth sipër. “Mund të na dëgjojë ajo!” Sa dëgjoi të flitej për “atë” një rrënqethje ia përshkoi trupin Lulit. Në atë çast dera haper me gërvimë, por jo për të dalë që andej Kiti, macja e zezë. Në hyrje të shkallëve shfaqet Emanuela, më e bukur se shumë herë të tjera, me një këmishë nate. Rrahimit i ikën truri dhe pa patur Luli kohë as të marrë frymë, i shoqi e godet gruan me celular kokës. Lulit i bie të fikët. Në çastet e kllapisë Luli sheh një ëndërr me metrazh të shkurtër sikur Emanuela i vinte përballë e veshur me të kuqe, me një karafil të bardhë në dorë... pastaj karafilin e mbante në gojë.. Luli ngrihet ta përqafojë... karafili në gojën e Emanuelës mban era hudhër... Luli hap sytë dhe sheh sipër fytyrës së vet fytyrën e Rrahimit. Rrahimi, pak i shqetësuar, e ndihmon të ngrihet dhe e fut në shtëpinë e tij ndërsa Emanuela futet në kuzhinë për t’i përgatitur një çaj... Në atë shtëpi çaji nuk ishte përdorur prej kohësh.

Mugadesi ngrihet me përtesë nga krevati, dhe duke rregulluar këmishën sipër gjoksit i drejtohet banjës. Gjoksi i saj ka kohë që është bërë objekt diskutimesh të gjata në televizionet kombëtare, në studiot më të njohura televizive e deri edhe në parlamentin shqiptar, ku disa parlamentarë e kanë cituar si shenjë prosperiteti e zhvillimi. Është 14 shkurti. Ditë e ftohtë. Mugadesi sheh përtej dritares shiun që bie, të njëjtin shi që ka mbyërthyer nga ana tjetër e qytetit Lulin, dhe mendon me përtesë për koncertin që do të japë në burg. Ajo, Mugadesi, këngëtarja më e famshme turbofolk në vend, në një koncert në burg! Në burg! Atë e ka bindur ta japë koncertin manaxheri i saj, pasi shitjet kanë rënë shumë. Mugadesi nuk do ta pranojë logjikën e manaxherit që njerëzit janë varfëruar shumë këto kohë, dhe s’kanë para për të blerë biletat e koncerteve të saj. Ajo mendon që njerëzit nuk e duan më muzikën. Ndoshta as gjoksin e saj. Por dyshimin e saj e përmbysi një telefonatë e Kryetarit të Bashkisë, ideatorit të koncertit. “Mugades, kemi nevojë për ty në burg”. Mugadesi, ka një debulesë për Kryetarin e Bashkisë. Dhe Kryetari, ka një debulesë për turbo-folkun. Edhe për burgjet. Në fund të fundit, tek evenimenti do të shkruhet “me mbështetjen e shkëlqesisë së tij, Kryetarit të Bashkisë...” Kështu që sot atë e pret një koncert në burg, ku spektatorëve biletën ua paguan shteti. Mugadesi vendos të bëjë një dush. Te dera e banjos, aty ku ajo ka vendosur koshin e kashtës me letrat e fansave, Mugadesi ndalon për një moment me nostalgji. Ajo s’ka marrë letra prej dy javësh, dhe kjo e bën të ndjehet e mjerë. Mugadesi rrotullon dorezën e dushit, dhe shiu fillon të bjerë brenda në banjo. Befas ajo ndjen një shtrengim në gjoks. Për një çast pati frikë se mos ishte shtatzanë. Por kjo ndodhi vetëm për një çast. Në momentin që Mugadesi futet në dush një shtrëngim i dytë i kraharorit edhe më i fortë se i pari, dhe errësirë totale. Mugadesi mendoi se mos vdiq. Por pastaj u qetësua, kishin ikur dritat. Ajo zgjati dorën në errësirë të kapte sapllaken e të hidhte ujë të ftohtë nga kova. Por, shtrëngimi në gjoks iu rikthye, dhe ajo mendoi se mund të ishte një shenjë. Iu desh pak kohë që të bëhej gati. U mendua gjatë se çfarë do të vishte për koncert. Pastaj zgjodhi bluzën e saj të preferuar, atë ku shkruhej një 100%! në pjesën e përparme. Çunave të burgut do t’u pëlqejë.

Policit te dera e burgut i rrëshqet pak dora gjatë kontrollit trupor. Polici zgjat duart ta kontrollojë, por ajo bërtet me zë të lartë. “Dua të më kontrollojë një femër”. Mugadesi merr në tel Kryetarin, por telefoni i tij është i padisponueshëm. Personi është jashtë zonës së mbulimit. Do të jetë i zhveshur diku, mendoi. I pambuluar. Pastaj, mori në telefon një deputet të Çorovodës. Atij ju deshën shumë fjalë për të kuptuar se Mugadesi nuk e kishte marrë për qejf, por për hall. Deputeti flet gjatë me policin në telefon. Ajo çfarë Mugadesi dëgjon në fund të bisedës është fraza “mos e prek se do ta kontrolloj vetë!”

Mugadesi hodhi hapin e parë brenda në burg... Në burg vjen një erë e çuditëshme, a mos ishte era e ngrohtë e thellësive...? asaj nuk i kujtohet ku e ka dëgjuar këtë erën e ngrohtë të thellësive, por ajo sa vjen e bëhet më shpuese. Tej, është podiumi ku do të këndohet. Te gardhi, të burgosurit. Ardhja e Mugadesit i gjallëroi shpirtrat e trupat e tyre të shtrembër, dhe zërat u ngritën në qiell. Mukadezi nuk e priste që të kishte aq shume fansa në burg, djemtë të parruar dhe burra vetulltrashë e shikonin dhe dukej sikur po e hanin me sy.

Mugadesi filloi të ndjente adhurim për çunat e burgut. Ata po përpiqeshin të bënin për të atë që meshkujt e tjerë përtonin ta bënin, të nxirrnin më të mirën e tyre para saj. Kishin veshur bluza të ngushta, pa mëngë, madje njëri kish dalë në kanatiere pa pyetur për të ftohtët e shkurtit. Vetëm për t’i pëlqyer asaj. Mugadesi u buzëqeshi. Të burgosurit shpërthyen në të qeshura, buzëqeshje. Nja dy e puthën me dorë. Të rreshtuar te gardhi pranë podit.

Mes tyre ishte dhe Irfani, një burrë që thuhej kishte vrarë mbi 40 gra. Tani, Irfani ishte qetësuar në burg, madje e kishin caktuar të mirëmbante lehet e luleve të oborrit të burgut. Irfani rriste lule, dhe u vinte emrin “mos më prek”. Mugadesi u ngjit në podium dhe e pushtoi turmën e të burgosurve me sy kur ndjesia që kishte patur gjithë ditën.... Ajo e pa Irfanin, dhe Irfani e pa atë. Në krah të Irfanit po e zhbironin sytë e metaltë të Kaçanikut që në burg e njihnin të gjithë me pseudonimin Inoksi, një nga më të fortët e burgut, i dënuar përjetë sepse kishte vrarë me brisk rroje dashnorin e gruas. Astra. Brisk Astra. Tani Kaçaniku e kalon pjesën më të madhe të kohës duke qëruar patate në burg. Një i burgosur intelektual, Klevisi, hajdut aristokrat bankash e quan thjesht “i burgosuri me brisk”. Të burgosurin me brisk vjen dhe e takon përherë një grua misterioze. Ngjitur me Klevisin, është dhe Latifi, i vetmi i burgosur që nuk do të dalë nga burgu. Pas 15 vjetësh është ambientuar mirë, i duket si shtëpia e vet. Ndoshta dhe më mirë se shtëpia e vet. Qelinë e vet e ka mobiluar si apartament luksoz. Etazheri i tij është me nam në të gjtihë burgun.

Ndërsa hidhte sytë te rreshti i të burgosurve, Mugadesit i ngriu buza, gjunjët filluan ti dridhen. Mes të burgosurve pa Atë!

Pa Atë, që kishte shumë kohë pa e parë, që kur ajo ishte larguar në një natë me shi nga banesa e tij. Gjoksi sa nuk i shpërtheu... kësaj here nga dhimbja.

Ai nuk kishte ndryshuar edhe aq, perveçse ishte shëndoshur paksa dhe i ishin shtuar rrudhat në pjesën rreth syve, të cilët si pasojë ishin bëre edhe më të egër. Flokët kaçurrelë të qethur shkurt dukeshin akoma të palarë si në ato ditë, 10 vjet më parë kur ajo ishte 14 vjeç ndërsa ai 6 vjet më i madh. Në fytyrën e kuqe gjatore, akoma binin në sy nofullat e dala dhe goja e shtrembër si e Stalones, si dhe sytë e mëdhenj gështenjë, ata sy që i kishin fiksuar gjoksin e saj për herë të parë në një mënyrë të çuditëshme dhe të egër, dhe që asaj i kishte pëlqyer fort. Mugadesi e kishte harruar atë ndjesi të papërsëritshme që i kishte shkaktuar shikimi si gozhdë i tij, i pari shikim që e kishte bërë atë të ndihej grua. Jo se meshkujt nuk e shikonin më atë dhe sidomos gjoksin e saj, po siç duket ngaqë shikime të tilla i ishin bërë të zakonshme dhe s’i bënin më përshtypje. Por ja tani pas 10 vjetësh, e përballur përsëri me atë shikim ajo po ndihej përsëri një femer me hire megjithëse gjatë kësaj kohe kishte patur shumë "dashuriçka", aq shumë sa gishtat e saj (të dorës dhe të këmbës) nuk i majftonin më për t`i numëruar. Ndërkohë, ashtu e shtangur në skenën e improvizuar të burgut, Mugadesit i erdhën ndermend të gjithë meshkujt me të cilët kishte patur ndonjë dashuriçkë gjatë këtyre viteve, a thua se po i jepte llogari atij për kohën që s’e kishte parë...

Pikat e baltës kërcyen nga rrota e autobuzit mbi çantën prej kastori. Sofia, shau shoferin e autobuzit, të gjithë burrat në autobuz, dhe të gjithë burrat në përgjithësi. Pse nuk janë të gjithë burrat si kastori? Me syçka kuriozë, të veckël, nuk flasin, dhe me një lëkurë aq të butë... Sofia shtrëngoi çantën me dashuri. Pastaj, shau një burrë në veçanti. Bimin. Shoferin që si gjithmonë ishte me vonesë. Vendosi të ecte pak në këmbë për të shpëtuar nga piklat e baltës që hidhnin autobuzët dhe meshkujt, dhe u nis përgjatë rrugës së Dibrës. E dobët, e pamartuar, me gjurmët e 4 dekadave që nuk fshihen dot me pudër, madje, duken si 10 dekada në pritje të një arkeologu që do t’u shkundë pluhurin, dmth, pudrën, për të gjetur poshtë atë, Sofinë, një grua që asnjë mashkull nuk ka ditur, në këto 40 dekada, nuk ka ditur ose nuk ka dashur ta bëjë të ndjehet e bukur brenda dhe jashtë. Asnjë mashkull që ti thyente pasqyrat në shtëpinë e saj, të derdhte enët me ujë, të lyente xhamat me shkumë rroje, të zhdukte çdo objekt që mund të tenton te të pasqyronte e t’i thoshte diçka të tipit, shihu vetëm në sytë e mi, ti je e bukur. Si në telenovelë. Duke nxituar me takat që kërcasin, Sofia kalon Selvinë e vjetër, dyqanin e këpucëve, dyqanin e bukës, të gjtiha dyqanet, pa kthyer kokën nga vitrinat ku pasqyrimi i saj vrapon drejt burgut. Sepse, ajo ka një takim me drejtorin e burgut. Një burg, që vrapon drejt burgut. Aty ku rruga e Dibrës derdhet në bulevard, ajo sheh nga larg Profesor Sandrin që i tund dosjen e tij të madhe. Burgu mund të presë. Edhe drejtori. Profesor sandri është një mashkull tërheqës. Dhe Sofia, nuk mund ta neglizhojë profesor Sandrin. Madje, do donte ta dënonte me burgim të përjetshëm në burgun e saj prej kohësh bosh.

Me shijen e çajit të nxehtë në buzë, Luli vendosi të mos merrte autobuzin. Shiu kishte pushuar. Buza i ishte rrjepur, po Luli s’e ndjen. Mendja e tij është akoma e ulur në minderin e shtëpisë së Emanuelës.

== KAPTINA 2 ==

Silvi doli nga zyra e avokatit gati pa frymë.
Avokati i kish thënë një rrebesh fjalësh që nuk kishin lidhje me kallzuesin.
Avokati ishte përpjekur t’i shpjegonte nja 5 koncepte filozofike, por ndërkohë po përpiqej edhe të depërtonte me mendim këmishën e saj të bardhë transparente, dhe fundin e saj të ngushtë që i nxirrte në pah të gjitha format.
Silvit, e detyruar të bënte rolin e asistentes së zellshme që shkollohet për Magjistraturë, konceptet e avokatit i ngatërroheshin, i rrëshqisnin anash pa ja prekur trurin, ajo nuk përqendrohej dot, vështrimi i mbeste te koka e tij e shtypur, thuajse tullace, me ca qime të rralla. Sa më shumë përpiqej ajo tu shmangej atyre qimeve, aq më shumë syri i shkonte atje.
Të dëgjosh një avokat që të flet për instinktin mëmësor të një gruaje, është kulmi i durimit për Silvin.
Por njeriu paguan për shkollimin e vet. Dhe Silvi është vajzë e mbarë. E di që duhet paguar.
Pas dy orësh, avokati kishte marrë një telefonatë nga Zvicra. Me një shenjë e përzuri Silvin nga zyra duke ia lënë ditën të lirë.
Duke dalë në rrugë, e mbështjellë me pallton treçerekëshe, e ngrohtë si këmba në çorape leshi, Silvi i la brenda zyrës filozofitë e avokatit.
E gjitha çfarë nxori si konkluzion ishte se avokati me siguri ka probleme impotence e nuk i bën punë as viagra.
Silvi ecën në rrugë, fundi dhe këmisha të fshehura nën pallton dimërore. Hiret e saj nuk duken, por nuk është e vështirë të kuptosh se janë atje. Është shkurt, po nuk është ftohtë. Ndoshta ajo mund të zbërthejë pak kopsat e palltos. Le ti shohin që janë atje.
Një hamall tenton ta shohë në kokërr të syrit. Silvi ka vënë syzet e zeza. Afshi i hamallit që i del nga të gjitha poret e bën të ndjehet mirë. Sikur të guxonte të fliste një fjalë, ajo mund tia vishte me çantë kokës. Dhe atij katundari do i vinte dhe mirë.
Ju kujtua prapë avokati.
Tulla e tij që dukej sikur i fliste. Ka diçka seksi te ai. Vetëm të mos e tepronte me budallallëqet filozofike. Dhe as me Viagrën. Do e zërë ndonjë infarkt të shkretin.
Një ditë bosh. Një ditë pa punë. Vetëm diçka mund ta mbushte Silvin, pak shopping. Ose shumë “pak” shopping.
Ajo u fut në një butik, në të parin që i zuri syri.
Butiku ishte bosh. Qenka dyqan të brendshmesh. Femrash.
Në rafte rrinin të palosura, rrobat intime, arsenali i një femre.
Shteti të rras brenda për tregëti armësh, kurse shitësit e të brendshmeve qarkullojnë të lirë. Avokati do kishte filozofuar që brekët vrasin më shumë se kallashët. Edhe ’97 prandaj ndodhi, se u hapën depot e armëve. Nuk gjetën depo të brendshmesh.

Shitësja fliste në telefon me të dashurin. Ajo as ia hodhi sytë Silvit, kështu që Silvi lëvizi e qetë përmes rreshtave me rroba. Cila femër mund të blejë mbathje me shenjën e horoskopit? Peshqit? Apo Virgjëreshat?
Avokati tullac.
Ai mund të ketë gusto të tillë për dhurata.
“Të kam thënë 100 herë, o unë o ajo” vjen zëri i shitëses që ka arritur në pjesën e bisedës kur atij i duhet ngritur zëri. Shitësja duket se po argëtohet. Zërin e ka inatosur, ndërsa në fytyrë i lodron një buzëqeshje. Tjetri matanë justifikohet mbytur.
Silvi po kërkon me sy një palë të brendshme për darkën me avokatin. Mund të mos hyjnë në punë. Mund të mos vijë nevoja për tu parë. Mund të mos bien fare në sy, ose të hiqen aq shpejt sa Avokati mos u shohë dot as ngjyrën. Por duhet të jenë atje. Gati për luftë.
Në fakt, as mund të quhet luftë. Meshkujt hyjnë në luftë të mundur.
“As më duhet fare që ajo të ka dhënë gji 9 muaj! Unë do të të jap gji gjitë jetën!” shitësja e ka marrë lojën seriozisht, tani po nxehet me gjithë mend. Fakiri matanë është në pikë të hallit. Ndjehet nga zhurma e mbytur që bën zëri i tij plot justifikime nga ana tjetër. I duhet të zgjedhë mes së ëmës e kësaj shtrigës simpatike.
Silvi zgjedh një palë të zeza. I pëlqen sesi i rrinë vajzës në foton e pakos.
Gjithë ai mund për t’i reklamuar, për t’i zgjedhur, për t’i blerë, për t’i veshur për raste të veçanta.
Dhe ata e kanë mendjen vetëm të ti heqin sa më parë e jo ti shohin.
Silvi pret me durim te banaku që shitësja të bëjë 2 minuta armëpushim, sa për të marrë lekët e kthyer kusurin. Nuk e thërret, se nuk do donte tia prishte strategjinë e luftës shtrigës.
Me brekët në dorë, sheh banakun e thjeshtë, xham i prerë keq, xhingla-mingla poshtë xhamit, kush i blen këto?, me siguri adoleshentet, televizori i vogël i lënë në kanalin e lajmeve, një folsë flet plot pasion para burgut, një foto e madhe e një modeleje vetëm me të brendshme, shumë e bukur dreqka, kjo ka lozur diku në një film, Silvit nuk i kujtohet, në TV shumë policë, duket sikur janë te burgu, dipka paska ndodhur, një revistë që shitësja e ka lënë përmbys mbi karrike, shko në të satëme bërtet shitësja te telefoni dhe Silvit i bie pako nga dora.
Kujdes goce, i thotë shitësja. Silvi ka ngrirë. Jo për faktin që një mashkull ordiner pranoin nga dfashnorja t’i thotë vafsh në të satëme, por në TV ka parë fytyrën e së motrës. E motra dhe një këngëtare në foto. Të marra peng.
Silvi paketon shpejt të brendshmet, gati harron të marrë dhe kusurin, tashmë lajmin e marrjes peng të Sofisë e kanë dhënë të plotë në TV, dhe mendon: Çfarë dite tersi!! Po Sofia si do jetë? Nxjerr telefonin, duhet të marrë dikë, të pyesë, të kërkojë sqarime ose ndihmë, mendon të marrë Bimin se mos di ndonjë gjë më shumë. Ndërsa zilja po bie asaj i erdhi një ide perverse, Sofia dhe 10 burgaxhinj që presin radhën.
Pas shumë zilesh, Bimi e hap telefonin. Të marr më vonë i thotë Bimi shkurt.
Dhe e mbyll duke e lënë Silvin më të tronditur se kurrë. Në mes të rrugës. Me një palë të brendshme të zeza, fringo të reja në çantë.

Profesor Sandri përzuri studentët, trokiti te financa, askush s’u përgjigj, pastaj i ra derës së dekanit, por dhe aty askush. Nga brenda dëgjoheshin fëshfërima, dhe meqë ishte shkurt, nuk mund të ishte era e vjeshtës që frynte perdet e mëndafshta. Aq më tepër që në këtë fakultet mëndafshin s’e kanë njohur kurrë e as kanë për ta njohur, edhe sikur të na pushtojë Kina.
Meqë askush s’qenka në fakultet, s’jam as unë, mendoi Sandri dhe doli jashtë.
Në oborr, i ra zilja dhe bashkë me zilen gati i ranë dhe pantallonat. Ishte Silvi. Silvi, me flokët, lëkurën dhe trutë prej mëndafshi.
Por nuk po merrte për të. Nga emocionet, nuk mundi të kuptonte ç’po thoshte silvi nga ana tjetër e botës. Po i fliste për Sofinë.
Sofia peng? Në burg? Sandri, njeri që kishte shkruar 2 libra mbi “neverinë dhe simpatinë te primatët”, mund të besonte çdo gjë, por jo këtë.
Humanity, goodbye! Tha me vete, dhe u nis drejt burgut.

Maringleni nuk kishte dalë akoma nga zyra e gjendjes civile kur dëgjoi të thërrisnin nga mbrapa “Xhimi! Xhimi!”
Ju desh kohë për të kuptuar që po e thërrisnin atë.
Gruaja si tullumbace me shumë vrima të lidhura nyje i la letrën në dorë. “Zoti Xhimi, harruat faturën. Emri juaj i ri hyn në fuqi në momentin që arkëtohen paratë.” Gruaja me siguri nuk vuante nga mungesa e humorit. Mbase pak nga teroidet.
“Faleminderit”, Maringleni e futi faturën në xhep.
Pa dalë nga shkallët e gjendjes civile, ra telefoni.
“Alo, Xhimi jam”. Maringleni po mësohej ngadalë me tingëllimi e emrit të ri, dhe po i pëlqente.
Ju duk emër seksi.
“Vrap te Burgu. Ka revoltë. Kanë kapur disa vetë peng. Mes tyre dhe një këngëtare”.
Kryeredaktori e injoroi prezantimion e tij me emrin e ri. Por, do mësohet. Kur mësoi gjithë bota të thërrasë një Muhamet Ali, do mësohen edhe me një Xhimi.
Më në fund një ngjarje përsëmbari.

“Thuhet që revolta në burg ka plasur për shkak të një kënge. Këngëtarja e mirënjohur e muzikës turbofolk, fituesja e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar Këngët e Trumcakut”, Mugades, ka ndezur shpirtin e të burgosurve, dhe jo vetëm, me këngën “Ma Fute Zemrën në Burg”.
Sinjalin e revoltës e ka dhënë refreni ritmik dhe rrënqethës:

Mallkuar ti këpucë
që ma lage këmbën... sa here qe ra shi
Mallkuar ti këmbë
që më çove të ngrohem në tjetër shtëpi...

Pas refrenit, të burgosurit me mjete rrethanore si, pirunj, frisbi, krëhëra flokësh, krëhëra bosh fishekësh, antena parabolike, koka dyshe etj, kanë mundur që për pak minuta të marrin peng drejtorin e burgut, këngëtaren, disa gardianë dhe një punonjëse”.
Xhimi e firmosi dhe e nisi shpejt artikullin për Agjensinë nga një Internet Caffe afër burgut, dhe u kthye përsëri te porta. Policët që kishin rrethuar Burgun nuk kishin asgjë të re.
Ata ishin të shqetësuar.

== KAPTINA 3 ==

Profesor Sandri u fut me vrap në një klub e u fsheh në banjo. Ndenji gjatë duke fërkuar sytë me ujë të ftohtë.
“Si nuk del i nxehti”, tha me vete.
Sa herë që i duhej të fshihej, sa herë që i takonte sytë e “atij” në mes të njerëzve në rrugë, përpiqej të zhdukej nga pamja me sa më shumë dinjitet, duke u futur në ndonjë dyqan apo lokal. Lokalet ishin më mirë, se mund të hyje në banjë e të rrije aty, me shpresën se sytë që e ndiqnin do të lodheshin duke mos e parë, e do të zhdukeshin. Sa për sot.
Profesori doli nga banja dhe pa që radha e atyre që prisnin, meshkuj e femra për të përdorur banjën e vetme të lokalit ishte bërë e gjatë. Pritësit e panë shkarazi. Ndoshta duan të dinë se çfarë mund të kem bërë në banjë, mendoi Sandri. Dikush u fut në banjë pas tij me një farë hezitimi. Kur pa që gjithçka ishte në rregull, mbylli derën fort. U ndje shuli që kërciti.
Profesori u largua nga korridori i banjës, kaloi para banakut dhe u ul në qoshen e fundit. Pardesynë e hoqi dhe e vendosi mbi karriken ngjitur. Vetë zuri një vend për të kontrolluar derën.
Sytë e “atij”, nuk po i shihte. Ndoshta, nuk kishte gjë për t’u trembur. Mbase i qe dukur sikur e kishte parë anash tij, në trotuar. Sa njerëz ka që ngatërrohen sot. Vishen njëlloj, krihen njëlloj, vrënjten njëlloj.
Ai kapi në dorë, kot, menynë e lokalit. Bar “Anakonda”. Ky qenkesh bar Anakonda. Në tavan kishin varur diçka që i ngjante një gjarpëri, me siguri imitim plastik kinez. Kamerierja iu afrua për të marrë porosinë. Mbante veshur një bluzë me një kaktus gazmor, që dukej sikur dashuronte gjithë botën. Siç janë kaktusët. Mbajtësja e bluzës, dukej, në fakt sikur e urrente gjithë botën. Siç janë kamerieret në lokalet e lagjeve.
Dopio konjak dhe një ujë pa gaz.
Ajo u largua pa ia hedhur sytë.

Sofia atë natë fjeti te e ëma.
Ishte hera e parë që kishte frikë të flinte vetëm në shtëpinë e vet.
Nuk e kuptoi nëse ishte nga e ëma, apo nga jastëket e fortë të shtëpisë – shtëpi plake, por u zgjua me dhimbje koke.
Ajo bëri dush disa herë por nuk mundi ta hiqte dot nga vetja erën e burgut. I dukej sikur mbante era Hamdi.
E ëma nuk e pyeti për asgjë.
Me siguri ajo mendon që më kanë përdhunuar në burg, mendoi Sofia. Nuk e pa të arsyeshme ta sqaronte të ëmën. Le të mendojë ç’të dojë. Të të përdhunonin në burg nuk mund të ishte më e keqja.
Prapë ju kujtua Hamdiu.
“Më prit derisa të dal, zogu i vogël” i kishte thënë.
Sa e pështirë ishte goja e tij pa dhëmbë, aq e çuditshme ngjante fraza “Zogu i vogël” që ai ia kishte thënë asaj.
“Të kisha thënë moj bijë, mos shko më atje”, thotë si nëpër dhëmbë e ëma, ndërsa i sjell një çaj mali.
E ëma, si të gjitha gratë në moshë të saj, mendon që mund ti zgjidhin të gjitha duke dhënë këshilla nga kuzhina. Dhe pastaj rrinë e habiten që bota shkon kaq mbrapsht, meqë nuk ia vë veshin zërit të kuzhinës.
“Duhet, është puna ime” ia kthen Sofia. Megjithatë pa dashur mendja përpunon atë që tha e ëma. “Të mos shkojë më në burg”. Drejtoresha e projektit do ta kuptojë. Sofia e ka shumë të vështirë të japë tanimë leksione në burg, autoriteti i saj ka rënë, ajo ka qenë më e burgosur se vetë ata për 5 orë.
Mbase duhet të thotë “jo”. Siç i tha Hamdiut.
Hamdiu.
“Zogu, zogu”. E thënë përmes dhëmbëve të Hamdiut dëgjohej si “Dhogu, Dhogu”.
Ajo e kishte parë dosjen e Hamdiut, sikurse dhe shumicës prej tyre. I futur në burg që në kohë të Enverit sepse ngacmonte gocat e bllokut, tip i hapur, pak pervers, po të mendoje për thashethemet që mes tij dhe njëfarë Kasëmi kishte lidhje intime në burg.
E ëma i solli çajin. Çaj i thënçin, ishte një koktejl bimor me bimë që e ëma i mblidhte vetë në varreza a kushedi se ku. Një herë vetëm e ëma i kish thënë diçka, po kur kish parë vrenjtjen e fytyrës së të bijës, nuk i tregonte më për formulat e çajit. Mbase, edhe kur të vdesë nuk do ma lërë sekretin, mendoi Sofia. Çaji i së ëmës, nga varrezat ose jo, të përtërinte, të jepte jetë.
Çaj, me bimë që mbijnë mbi mermere.
Sofia pa orën e celularit. Po afronte dreka. Ndërsa shihte orën ra zilja. Sandri. Sandri ishte zogu i saj i vogël. Ajo e la të binte gjatë. Pastaj dhe një tjetër. Dhe një tjetër. Në zilen e pestë e ngriti. Për pak i tha, Hamdi, si je?

Sofia e takoi Sandrin te një klub i shpifur, me kafshë të varura në mur. Artificiale. Kafshë artificiale. Dhe me një gjarpër të madh.
Anakonda.
Vajza me kaktus erdhi të marrë porosinë. Ndaj gruas u tregua më e vëmendëshme. Se ku e kishte parë këtë gruan, me siguri në televizor. Mbase është politikane. Nga ato që edhe në verë mbajnë 1 milion lekë rroba në trup.
Sofia porositi verë.
Ai, një dopio-konjak me një ujë pa gaz.
Minutat e para nuk folën. Ai s’e pyeti. Ajo nuk ja dha pyetjet të gatshme.
Sofia provoi verën. Ishte e mirë. E trashë. Si gjak mamuthi.
Folën për gjëra pa shumë lidhje. Gati nuk folën fare. Ai ishte si i përhumbur, ajo s’donte të fliste për rrëmbimin.
“Sofi, u bëra merak për ty” tha ai në një moment.
Sofia pa edhe një herë gjarprin artificial që dukej si një mashkull pa pikë fuqie, i paaftë për t’u ngritue për të kafshuar, edhe sikur ti vinin para gjarpëreshën më të bukur të botës. Një mashkull plastik, artificial.
Artificial, si çdo gjë e këtij vendi. Me përjashtim të Hamdiut të pagdhendur, nga të paktat gjëra të vërteta në këtë vend.
“Sofi, u bëra vërtet merak për ty”
“Ngrihu”, i tha ajo. “Shkojmë në ndonjë motel”.
“Po mund të shkojmë nga shtëpia jote, a e ke bosh”, pyeti.
Ai vetë jetonte me prindërit. Po Sofia, nuk donte ta mbante gjatë në shtëpi pas seksit. Donte vetëm të shfrynte gjithë lëmshin që i ishte mbledhur, kaq.
“Kam motrën aty. Ikim në motel”.
Sandri u përcoll. La lekët mbi tavolinë, dhe duke menduar me kë mund të qe mbyllur Silvi në shtëpinë e së motrës bëri për nga dera. Sofia e ndoqi.
Kamerierja i ndoqi me sy. Në një fragment u kthjellua. Kjo është gruaja që e kishin kapur të burgosurit! Për herë të parë atë ditë, vajza me kaktus në bluzë buzëqeshi.

“Ikim”, tha Sofia. Dhe filloi të vishej. Sandri, i mjerë, rrinte i futur nën çaraçafë pa ditur ç’të thoshte. Nga muri i dhomës e shihnin 2 kuaj ordinerë e të pistë. Kujt ti ketë vajtur mendja të vërë foto kuajsh në një dhomë që lëshohet me orë?
“Po kemi paguar për 3 orë...”
“S’kemi paguar për të bërë muhabet” u përgjigj ftohtë Sofia. “Sa për muhabet, shkoj bëj me mamanë”.
Por Sandrit i pëlqenin kuajt. Të pastër e krenarë, me ato sytë e zgjuar. Kurse Sofinë, Sandri do donte ta rrihte. Kishin 40 minuta aty. 40 minuta që ai përpiqej të ngjallte epshin e tij, po s’mundte.
“Duhet ta kem nga stresi” tha me përvujtni, duke pritur që tjetra, ta kuptonte. Në fund të fundit, ajo për këto degë është diplomuar, shkenca njerëzore. Të kuptojë qenien njerëzore.
“Stresi? Pse, mos të kanë mbajtur gjë në burg peng?!”
Zëri i saj nga banja ngjante edhe më shpotitës.
Në pasqyrën e vogël të banjës Sofia po përpiqej të mbulonte me make up shenjat e të qarit dhe të tërbimit. Nuk donte të mendonte, ndjehej e pafuqishme, e pafuqishme qoftë edhe për ta bërë të përdorshëm seksualisht këtë profesoruc gjithë probleme.
Nuk është e mundur që këto gjëra të më ndodhin përherë mua. Çfarë nuk bëj mirë? Çfarë kam që s’shkon? Ndërsa vinte rimelin, buza dhe mendja i dridheshin. Në fakt, e ka AI fajin!
Dhe nuk ka rëndësi nëse ja tha buza apo mendja.
Kur ajo doli nga banja, edhe ai ishte veshur, gati për të ikur. Zbritën shkallët e motel “Freskia”. Ajo kishte nxjerrë celularin, dhe po formonte një numër. Ai vinte mbrapa, sikur fshihej pas saj.
“Jam Sofia. Dua të të takoj. Për 20 minuta. Të pres në shtëpi”. Sofia e futi telefonin në çantë. Gjithçka ajo e bëri në mënyrë instinktive. Kështu, efekti qe i garantuar.
Sandri, që e dëgjoi bisedën e shkurtër 2 metra larg, do donte të vdiste.

Bimi pa në korridor hijen e të atit. Vendosi të mos dilte nga dhoma. Plaku vinte vërdallë sikur donte të shfrynte. Nuk ia kishte ngenë të rrinte e të merrej me të sot. Të vrasë veten, po ia mbajti, mendoi Bimi.
Ishte shumë e vështirë që koha të kalonte në dhomën e tij. Sepse, aty s’kishte asnjë mjet kundër kohës. Si s’kam marrë një magnetofon, mendoi. Kishte investuar për kasetofonin e makinës, madje kishte vendosur dhe një mini-TV në taksi, kurse në dhomën ku flinte jo.
Për pak sa nuk kishte vënë dhe mini-bar. Por, marangozi ku kishte pyetur e kish parë si të çmendur.
“Çar’ kujton se e ke taksinë, mor plak, shevrolet?”. Bimit i kishte ardhur zor të pyeste në vend tjetër. Por vazhdonte të ëndërronte ta pajiste benzin e vet 200 me një minibar të vogël. Në fund të fundit, shtëpia e vet e vërtetë ishte ajo taksi e jo kjo dhomë e shtëpisë së plakut.
Se ku gjeti një top ping-pongu e zuri ta përplaste në mur. Në atë çast ra zilja e celularit. Ishte Sofia.
Ajo dukej e prerë. E urdhëroi të dilte.
Bimit u ndje sikur t’i kish rënë llotaria. E kuptoi që nuk duhet të ndjehej ashtu, në fund të fundit ajo grua ishte thuajse plakë, mbate përherë jaka të larta për të mbuluar qafën ku kishin filluar të vizatoheshin rrudhat dhe duart i kishte përherë të ftohta, ai e dinte që as shokëve të tij te pika e taksive s’mund tu mburrej, por prapë telefonata e saj e ngriti vrik nga krevati.
Nuk u mendua gjatë, veshi mbathjet me “spiderman”, gjithmonë kishte menduar se femrave të pjekura këto çilimillëqe u pëlqenin, dhe doli me vrap te makina. Te shkallët desh përplasi Lulin, i cili kishte ca kohë që sikur s’qe në terezi. Mezi fliste, mezi përshëndeste. Kishte dëgjuar se kishte lënë punën. Mirë kishte bërë. Thonë që me mjaltë zë më shumë miza... po Luli me siguri nuk kishte ditur të përfitonte nga punishtja e pastave. Po të dojë le të fillojë taksixhi, mendoi.
Me të vënë këmbën në taksi ai mbeti disa çaste. Pati idenë se diçka kishte harruar, ose diçka mungonte. Ose, diçka nuk shkonte. S’kuptoi gjë. Ndezi kuadrin. Sa mori kthesën e parë, ra në një gropë, shau me gjithë mushkëritë shtetin dhe u ndje mirë.
Po shkonte tek Sofia. Në shtëpi. E ndjeu se ç’e priste dhe u lumturua. Vuri këngën që vinte gjithmonë kur kishte Sofinë në makinë, një këngë të Zuchero-s "mi piace marijuana, e poi mi piaci tu". Ishte kënga e tyre. Edhe pse Sofia nuk e dinte. Por, do ta mësonte shumë shpejt.

Xh. palosi gazetat, fshiu lotët dhe u ngrit nga karrikja. Ndjehej i çliruar. Kjo puna me gazetat e ndihmonte të ruante kthjelltësinë, objektivin, dhe mirësinë.
Sot kishte pasur lajme të mira, dmth, lajme të këqia, por që të bënin të qaje mirë. Dhe Xh. ndjehej “i ngopur me lot”. Një burrë që linte shtazënë të bijën 14 vjeçe; nja 2-3 vetëvrasje - njëra nga ato me pushkë, të tjerat fluturime të lira nga dritaret; disa aksidente; dhe një i çmendur që u ngrinte fustanet grave.
Për sa kohë qajmë, bota nuk është prishur akoma. Ky është thelbi i misionit që Xh. dhe 5 sivëllezër të tij kanë ardhur të shpërndajnë në këtë cep të humbur të perandorisë së besimit. Ai ka punuar më parë në Azerbajxhan, po qëkur njërin vëlla e hodhën në erë duke e hipur në majë të një gomari të karikuar me dinamit, misioni përkohësisht e ndërpreu shërbimin në Baku. Ai ende i kujton me mall lakrat e Bakusë.
Doli në kuzhinë e mori pak qumësht. e nuhati. Nuk qe prishur. E vetmja gjë që nuk i pëlqente te misioni ishte lufta ndaj elektricitetit. As frigorifer, as dritë.
As zile te dera. Prandaj dikush po trokiste me tërbim.
Xh. doli me vrap në korridor. Fytyra e djalit ishte nervoze, e habitur dhe e acaruar kur e pa atë.
“Eja brenda” i tha Xh.
Djali hyri i habitur në këtë ambient të varfër, dhe zuri vend në karrike.
“Unë jam Bimi. Po kërkoj...”
“Të gjithë kërkojmë diçka mor bir. Por në fund është gjithmonë perëndia ajo që kemi kërkuar.”
Bimi sa nuk ra nga karrikja.
“Mos u ul te ajo karrike se lëviz, mund të biesh. Vëlla J. e ka prishur me peshën e vet. 20 vjeç dhe peshon 112 paund. Ashtu ka dashur ta vërë perëndia në provë. Po të bëj një kafe. Si e pi?”
“Të ëmbël. Po më falni. Ka një gabim. Unë po kërkoja shtëpinë e Sofisë. Duhet t’i kem rënë gabim...”
“Nuk ke trokitur gabim. Ka qenë dora e Zotit që ka trokitur për ty”
“Pse, Sofia banon këtu?” Gjithçka që Bimi ka besuar në këtë botë është shembur përfundimisht. Xh. e kupton, dhe e zbut pak dorën.
“Sofia, banon përballë”

Kur ra zilja e celularit, Bimi desh ra për herë të dytë nga karrikja. Ishte Sofia. Pyeti ftohtë se ku ishte.
“Për 2 minuta jam te ty” Bimi i zënë në faj u ngrit me shpejtësi.
“Falemderit për kafen dhe që më dëgjuat vëlla Xh.”
“Eja na tako kur të duash vëlla B. Më vjen keq që s’ma mbarove historinë egjyshit ëq të ka shkuar në Mekë.”
“Do vij pa tjetër t’jua tregoj, sa herë të vij të takoj Sofinë. Do vij pak më para sa për një kafe. Se e bukura e gjshit, është që nuk u kthye më. Dhe e dini pse?” Bimi e afroi kokën pranë Xh. “Për shkak të një femre!”.
Tek dera ejashtme, ndërsa shtëngonin duart, Xh. me një pamje vëllazërore i tha: “Mos harro Perëndia do të dote që të shkoje i papërlyer në martesë”
“Kam frikë se do ta mërzis Perëndinë” tha me mendje bimi, pasi dera e vëllezërve të misionit u mbyll, dhe ai i binte ziles së Sofisë.

Sofia e terrorizuar ka dy minuta në banjë. E ndjen që ai tjetri matanë pret me ankth. Por s’mundet. Po të kishte fotoksinë në sirtarin e banjës, do e kishte pirë tashmë. Ajo nuk e do veten prej turpit e dëshpërimit. Sepse, nuk mund t’i ndodhë e njëjta gjë dy herë, me dy meshkuj të ndryshëm, në të njëjtën ditë.
Bimi, në krevat, mendohet. Mbase Xh., kishte të drejtë. Mbase, është dora e perëndisë. Ai s’e kupton ç’është kjo që i ka ndodhur. Ai vdes për Sofinë. E ka ëndërruar këtë çast. S’ka pasur asnjëherë pengesa në krevat, madje me aq sa ka kuptuar vetë, se nuk është aq budalla sa ti pyesë femrat, ai është i mirë.
Mbase e ka fajin ky monolokal, hija e gjyshes së Sofisë e cila ia ka lënë asaj banesën kur vetë vajti në një më të vogël ose më të madhe, kush mund ta thotë, duket sikur vjen vërdallë. Sofia ka lënë në mure sixhadet e saj të vjetra, tapetet me kuaj e panorama. Bimi i ka tmerr kuajt. Dhe jo ngaqë ka lindur në Kalimash.
Do i kërkoj të martohemi, mendoi Bimi. Ndoshta, vërtetë është dora e perëndisë.

Profesor Sandri vendosi ta ndiqte. Kë kërkoi Sofia me kaq ngulm ne telefon? Me kaq këmbëngulje! Me kaq urgjencë! Me kaq ? Mos donte të përfundonte “punën” që la përgjysëm me të, apo mos donte të bënte muhabet se ishte mërzitur me mamanë.
“Do ta ndjek”, tha profesori me vete. “Pasi të përshëndetem me Sofinë do marr kthesën dhe do fshihem te qoshja përballë pallatit të.
Kështu bëri, menjëherë pas përshëndetjes së saj të ftohtë bëri sikur do ikte por në fakt u fsheh. I dukej vetja si ndonjë James Bond i kohëve moderne. Dy zerot i kishte, tani i duhej vetëm një shtatë. Me këtë rast shkarkonte pak edhe stresin që i sillte efekte anësore. Efekte anësore që kishin pasoja qëndrore.
Për 10 minuta duhet të vinte personi i shumëpritur. i dukej sikur polici te udhëkryqi i kishte ngulur sytë. Po në fakt atij sytë i ishin kapsallitur ngaqë i ishin marrë mendtë nga rrotullimi i makinave dhe smogu. Sandri pa orën. Akrepat nuk lëviznin. Iu kujtuan ligjet e relativitetit kur duket minuti sa një përjetësi. E pa prapë orën, prapë akrepat nuk lëviznin. Beftas u iluminua. Kuptoi që ora i kish’ ngelur. Pikërisht në momentin e së vertetës vuri re një person që ngjiste shkallët e shtëpisë së Sofisë. Me gjithë këto “s” dhe “sh” iu ngatërrua goja dhe gati nisi të mendonte me zë të lartë.
“Qenke ti ” , - tha, po për fat nuk e dëgjoi kush. Ishte jashtë zonës së rreptësisë. Siç kishte qenë edhe atë pasdite.
Polici i ra fort bilbilit.

== KAPTINA 4 ==

Ditët tashmë ishin monotone për Lulin. Ishte ora 6 pasdite dhe ai ishte akoma në gjumë. Teksa ëndërronte, gjumin ja prishi zilja e derës. Me përtesë ngrihet dhe e hap atë. Ishte Emanuela me kemishën e saj të nates. Lulit sa nuk i ra të fikët por u mendua që nuk kishte çaj në shtëpi dhe e përmbajti veten.
- Duhet të më ndihmosh - tha Emanuela
- ... unë?!
- Po ti. Ti je njeriu perfekt!
- Perfekt?! - Luli sa nuk po fluturonte nga gëzimi.
- futu brenda - i tha.
Të dy u futën brenda. Emanuela para, Luli mbrapa. Teksa u ulen ne minderin e vjeter te lulit, Emanuela nuk priti por ja filloi:
”ti duhet të më ndihmosh, ti je pastiçier.”
“si mund të të ndihmoj?”
“Më duhet një pastë për Rahimin”.
Lulit sa nuk i ra tavani në kokë. "Ajo e dashka akoma burrin e saj”, tha me vete".
“Por... e dua të jetë pak më speciale se të tjerat”.
“Unë nuk punoj më” tha Luli
“Do ta bësh për mua”
Ajo e dinte, siç duket, se për atë ai ishte ne gjendje të bënte gjithçka. Ju kujtuan se sa e sa pasta i ktheheshin në ditë pasi ishte emri i saj sipër tyre. Nëse kjo e bën të lumtur tha me vete do t’ja bëj.
“Në rregull” tha luli “do ta bëj”.
“por kjo duhet te jete pak me speciale!”
Ajo iu afrua përsëri pranë veshit. Luli u rrënqeth.
“Kjo, duhet të jetë e helmuar… hahahahaha!”
Luli shtangu...

Pasditja e Lulit u kthye ne nje ferr te vertete. nuk dinte si te vepronte. ajo gje qe tha emanuela do te nxirrte nga loja Rahimin dhe ky do ta kishte me te lehte te afrohesh me te, por nese e bente ai do te ishte bashkepuntor ne nje krim dhe gjithe jeten do ta paguante kete gabim...
Teksa mendonte dhe vuri ne peshore keto 2 alternativa mendoi se zgjidhja me e mire ishte te takonte me Rahimin dhe ta lajmeronte per kete gje, fundja fare ai nuk i kishte bere asgje te keqe atij. Doli nga shtepia dhe shkoi ne kazinone e preferuar te Rahimit qe ishte nje ish gomisteri bicikletash qe tashme kishte vene nje kompiuter dhe te gjithe loznin 1X2 ndersa ne vendin kur dikur centroheshin disqet ishin zaret e shesh-beshit. Rahimi ishte aty duke tundur zaret e duke bertitur :
“Tresh jek”
Teksa bërtiti pa Lulin. Luli në sytë e Rahimit dukej një 10000 leksh i ri fringo. Rahimit i shkëlqyen sytë.
“Hajde Luli hajde se ti e di që unë kam fat me ty afër...”
“Në fakt unë erdha për tjetër gjë” tha Luli.
“Po ti merre një teke një herë mor burrë, pastaj fol”
“Po mirë e ke, një gotë qumësht do të më bënte mirë”, tha Luli.
Rrahimi deshi të qeshte po nuk e dha veten e i tha, “Na kapi një herë zaret e hidhi për mua se më je bërë si Maku, zëvendësi i grave.
Luli kapi zaret, ku ta dinte ai i shkreti se jeta e tij aty e më pas do të merrte tjetër formë.

Luli i hodhi disa herë zaret për Rahimin. Pothuajse të gjitha herët humbën. Eja i tha Rahimi. Kam diçka për të të thënë. Dolën të dy jashtë ish-gomisterisë e u drejtuan për te klubi i Mulit ku mblidheshin të gjithë të fortët dhe të papunët e lagjes.
Rragimi porositi konjak dhe qofte. Luli kishte dëgjuar që këtu bëheshin qofte me mish dhie të mira sa asgjëkundi tjetër.
Pasi pinë 2 konjakët e parë, Luli ndjeu ti vinte një afsh i nxehtë. Iu kujtua Emanuela.
“Ç’mendim ke për gruan time, e pyeti befas Rrahimi”
“Ky dreq më duket se më lexoi mendjen”, u mpi Luli. Çfarë mund të priste Rrahimi prej tij? Ai nuk mund të rrezikonte të kthente përgjigjen e gabuar. “Pse më pyet” u përgjigj Luli.
Rrahimi kullufiti një qofte. Qoftja, nuk do ta shihte më dritën e diellit.
“Sepse dua që të më ndihmosh ta vras”, i tha Rrahimi.
Lulit i erdhi për të qeshur. Qenkan të çmendur si familje, mendoi. Këtyre nuk u bën punë psikologu, po vetëm një hoxhë.
“Pse?”
“Sepse ajo kurva, më tradhëton”. Zëri i Rrahimit, ishte në dukej i qetë. Rrahimi kullufiti dhe një qofte tjetër. Më saktë, e vrau edhe një qofte tjetër.
“Përveç teje” zëri i Rrahimit u bë mallëngjyes me nuanca baritore, “nuk kam asnjë mik tjetër”.
Luli kishte ngrirë. Një gjë ishte e qartë, njëri prej atyre të dyve, ose Rrahimi ose Emanuela nuk do ta shihnin dritën e diellit. Këtë rradhë, kullufiti vetë një qofte. Ishte qoftja e fundit.

Rrahimi pranoi të ndaheshin vetëm pasi Luli i premtoi se do të mendohej. Ai u kthye për të luajtur me zare, Luli u drejtua për nga shtëpia duke u përpjekur që të mos luante nga mendte e kokës.
Këmbët e çuan te apartamenti i Rrahimit dhe Emanuelës. Kur Luli u shfaq te dera e apartamentit të saj, Emanuela i doli me këmishë nate.
“Kam ardhur të shoh çfarë fshihet poshtë asaj këmishe”, i tha Luli. Avujt e alkoolit dilnin nga goja e tij e formonin zemra resh në ajër.
U fut në korridor.
“Sa trashë je veshur moj Emanuela”
Të lutem më thirr Manu, pëshpëriti ajo.
Nga televizori vinte një këngë e Manu Çaos, kënga e tyre e dashurisë.
Aty mbi minderin ku Lulit i kishte rënë të fikët, më në fund, dashuria clandestino triumfoi.

“Ku e le atë”, pyeti Emanuela?
“U nis për në punë”, gënjeu Luli.
“Je menduar për atë që të thashë”, pyeti ajo.
Luli nuk foli.
“Po nuk më solle pastën që të kërkova, nuk ke për të më parë më” tha ajo ftohtë, pa gjak.
Luli prapë heshti. Nuk dinte si ti thoshte që njëri nga ata të dy, nuk kishte për ta parë dritën e diellit.
“Ai më duket se dyshon për ne” tha Luli.
Ajo u ngrit për të vajtur në banjë. “Ai është vetëm një copë gomar” i vuri pikë ajo gjithë frikërave të Lulit.
Zhurma e dushit vinte e butë, si shi kërmijsh. Luli kërkoi një taketuke duhani mbi komodinë. Nuk kishte. Kishte vetëm një celular, i Emanuelës.
Ai e kapi dhe e hapi me shpejtësi. Kishte vetëm mesazhe nga e motra. Pastaj mga dikush i panjohur, me siguri rrobaqepësja, “fustanin e ke gati të pres në 5”. Dhe tamam kur ai gati po e mbyllte, i shkurtër e pa asnjëkuptim, dmth kuiptimplotë ishte mesazhi vdekjesjellës.
“Ti më ke sëmurur. Ti duhet të më shërosh”. Këtë mesazh nuk e kishte dërguar ai, ai as ia kishte numrin Emanuelës. Sigurisht as Rrahimi. Rrahimi qe i paaftë të ishte kaq romantik. Por nuk ishte as mesazhi i ndonjë femre.
Nga TV vinte kënga e re e këngëtares Mugades. Këngëtarja kishte nxjerrë një këngë për burgun që po bënte namin në Tiranë. “Ari i burgut”. Ose “Ajri i burgut”. Ose ndonjë gjë tjetër e burgut, Luli s’po ia kapte mirë fjalët. Në kokën e tij, ishte regjistruar mesazhi i një mashkulli të panjohur të sëmurë nga dashuria. Mesazhi vinte nga Ira. Luli e kuptoi. Ai tjetri, quhej Ari.

Mugadesi hapi derën dhe e futi gazetarin brenda.
"Xhimi", u prezantua ai.
Mugadesit i erdhi per te qeshur kur degjoi emrin e gazetarit dhe mendoi me vete: ky duhet te jet rreth te 35-ve, po kete emer c'ta ket?! kush t'ja ketë vënë?! kush guxonte atehere te vinte emra te tille?! Mos valle e ka Qazim dhe nuk do qe te prezantohet me kete emer se i vjen turp?! Nuk duroi dot dhe e pyeti : Mos me thuaj qe ti je Qazimi ? Xhimi, shtangu ne vend dhe mendoi : bobooo , po kjo ku me njeh dhe qe mos ta zgjaste se j'u ngriten nervat i kthehet dhe i thote: topi eshte i imi ,penalltine e gjuaj vetë, pastaj u kujtua qe kjo ishte batute filmi dhe kerkon falje per t'i thene perseri : gazetari ketu jam une , dhe pyetjet i bej vet, ç'te duhet ty historiku i emrit tim xhanem...Mugadesi e pa me keqardhje Xhimin dhe mendoi
qe thelle-thelle pamvaresisht emrit ai ishte nje mashkull tipik mistrec, katunar..uhh , c'i duhej te hiqte për hir të famës...
Mugadesi ndezi nje cigare. I dukej vetja me ne mode kur nxirrte tym. Zeri i behej me sensual. Para se te behej kengetare, Mugadesi kishte punuar ne
linjat 0900. Aty zeri i saj spikati dhe shefi i linjes vendosi qe ta mbeshteste, vec te tjerash edhe ne karrieren e saj muzikore qe ajo e kishte
patur enderr qe e vogel.
Hiti i saj i pare "25 sekonda" kishte qene nje bum i vertete. Ai e kishte
marre spunton nga tarifa e 0900-es "25leke / 25 sekonda (pa TVSH)".
Ne perballjen e saj te pare me publikun si pamje, klipin e saj te pare,
Mugadesit i thane te gjithe qe dukej gati si Sharon Stone te Basic Instinct.
Por kuptohet, dallimi ishte se Sharon Stone i kishte gjokset shume te vogla.
Prandaj Mugadesi ndezi cigaren, fundja kush do ta arrestonte.
Nisi t`i tregonte Xhimit se pse vendosi te jepte nje koncert ne burg.
"Shpirti human, deshira per t`i takuar fansat e te tjera kudo qe ata ndodheshin" etj.
Xhimi nderkohe shkruante dhe lepinte buzet. Syte i mbante vetem te dekolteja
e Mugadesit. Per fat ajo fliste vete se ai ishte magjepsur krejt.
Pastaj Mugeadesi fliste per bashkpuntoret, per albumet.
Xhimit s`i interesonte fare kjo. Ai donte te dinte per revolten, per te burgosurit, per ankthin e saj se si jeta e saj prej VIP-i ishte ne fije te perit.
POr ska gje per kete do ta pyeste me vone. Per momentin afronte pak karrigen qe te mund t`i merrte ere.
Mugadesi, nga ana tjeter, s`po ndihej shume rehat. Ajo ishte mesuar me gazetare qe i benin shume pyetje per jeten private, qe e provokonin per te shitur gazeta por Xhimi kishte dicka te vecante. E kuptonte qe ajo nuk po
thoshte asgje te re. Si gazetar i ri, ai ishte ne pritje qe asaj t`i shpetonte ndonje fjale e tepert. Mbase ndonje fjale per historine e saj te vjeter. Mugadesi vetem ate e kishte ne mendje. Heret a vone do t`i shpetonte dicka.
Syte e Xhimit dukeshin misterioze, agresive. Ata e penetronin ngado.
Karrigja e Xhimit qe afrohej pa u ndjere gervishte dyshemene. Mugadesin e
pushtoi vapa. Te bertiturat e te burgosurve as qe po i ndiente fare.
Vetem zerin e Tij i dukej se e dallonte mes turrmes.
Xhimi nderkohe po e zberthente me sy. Mugadesi u drodh nga frika se gjithçka mund te publikohej nga mediat. Historia e saj e vjeter do dilte ne shesh.
Shitjet e saj do arrin kulmin dhe karriera do i rikthehej majave por te gjithe do te merrnin vesh te verteten. Ne asnje menyre! Duhet te mendonte
ndonje gje, dicka qe t`i terhiqte atij vemendjen.
- Me fal qe te pyes, - e nderpreu Xhimi, - po jam i bindur qe fansat tuaj jane te interesuar. Keni perdorur operacion plastik per gjokset?
- Jo, -tha Mugadesi me krenari duke dale pak nga gjendja e veshtire psikologjike ne te cilen ndodhej. I kam trashegim nga gjyshja.
- Ou,- tha Xhimi,- gjyshja duhet te kete qene shume krenare per ju.
A ju kerkuan ndonje autograf te burgosurit perpara se te shperthente gjurulldia?, nderroi krejtesisht teme Xhimi. Mbase ne ndonje vend te vecante ne trup, foto, kasete, dvd?
Foto?! Mos valle gazetari kishte pare ndonje foto te saj me Te? Mos ai dinte gjithcka por thjesht po e provokonte. Pastaj ata sy, ata sy qe e dhunonin me
ngulmimin e tyre. Mugadesit nisen t`i dalin djerse. Djerse te ftohta qe i rridhnin ngado.
- Une kam nje raport shume te mire me fansat e mi. Une i dua dhe ata me duan. Shkembej shume e-maile me ta. Jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Maqedoni, Zvicer, Suedi etj.
Mugadesi, c`eshte e verteta, s`kishte qene kurre jashte shtetit. Njehere u nis per Maqedoni, por morri vesh qe dhe atje ishte bere me regjim vizash. Me precedentet e saj penale, kishte frike te aplikonte per vize se mos ia refuzonin. Pastaj e merrnin vesh dhe mediat. Tashme ajo ishte njeri publik dhe jeta e saj, karriera e saj varej nga ajo qe mediat thonin per te.
Prandaj asaj shpesh i duhej te shtirej.
Xhimi nuk e kundershtonte per asgje. Ai nuk e nderpriste. Thjesht shkruante gjithçka ajo thoshte, pa e pare fare bllokun. Vazhdonte te shikonte dekoltene e saj gjithe kersheri.
Nje pyetje e torturonte pa rreshtur: "Po c`te kete aty brenda valle?"
Te dy ishin djersitur. Xhimi nuk po duronte me. Mosha e re ende s`i kishte dhene mesimet e duhura se si t`i kontrollonte hormonet. Ato po e cmendnin. I ndiente tek leviznin bishtat e tyre te kamzhikte ne cdo shkronje qe Mugadesi shqiptonte.
Mugadesi kuptoi se ky moment vinte vetem njehere. Nje gazetar qe e intervistonte eskluzivisht per te gjitha mediat. I vetmi qe do e pasqyronte gjithe historine. Papritmas pa veten ne faqet e para te te gjitha gazetave, degjoi Sonila Mecon qe jepte ne lajmet e darkes historine e saj. Ajo cka do thoshte Xhimi per te ishte shume e rendesisishme. Ajo duhet te bente gjithcka qe i thoshte ai. Le t`ia shtrengonte doren. Le ta shtrengonte te gjithen. Mjafton qe ajo te behej heroina e dites dhe qe te tjeret te lexonin vetem ato qe donte ajo dhe asgje me shume. Ky ishte momenti i saj, dhe ajo s`do ta lejonte t`i ikte dem.

Silvi ndenji gjatë duke u menduar para raftit të rrobave.
Ishte përballë 3 alternativave. Një pulovër leshi prej nga dukej mishi nëse do të shkonte në teatër me Leon; një dekolte e pacipë nëse do dilte për darkë me avokatin; dhe një fustan të zi të ngushtë sensual dhe të çarë në pjesën e pasme të tij nëse do dilte për në pub me Sandrin.
Kë të zgjidhte? E dinte se të tre po prisnin në ankth pranë celularit, pa e ditur që ishin në garë.

Pergjigja erdhi me pare nga sa e priste. E hapi menjehere, nxitimi qe kishte e beri qe per pak ta fshinte fare mesazhin. Celulari i Manueles kishte një menu teper te ngaterruar, nderkohe degjonte zhurmën e dushit qe vinte, dhe kjo e qetesoi pak,se do te thoshte qe Manuela po lahej. Dritherima i
pershkruan trupin. Ajo po lahej. Ai po merrej me celularin e saj. Sa idiot ju duk vetja ato caste. E çfarë rëndësie ka se me kë del Manuela? ai e ka aty, ne banje, në dush..... celulari sa nuk i ra nga dora, megjithatë duhet të lexonte mesazhin e Irës. "Takohemi ne 7 pa pese, tek Zanzi".
Po Zanzi ç’te jetë vallë? Ah po, ju kujtua, është një lokal tek Blloku.
Kishte qene një natë aty, kur kishte shkuar për të dëgjuar nje kengetare që kendonte live. Muki, quhej ajo,,, ose Mukadez, a diçka e tille, por ky
mendim ju duk i tepert perpara mendimit se pas disa oresh do te takonte Iren. E fshiu mesazhin, e la celularin mbi tavoline, dhe iku. Tashme zhurma e dushit ishte nje kujtim i larget.

== KAPTINA 5 ==

Hamdiu iu afrua dritares së burgut. Një bletë i ndaloi mbi hundë. Në hundë i kishte ngelur pak reçel, nga ai që një grua e panjohur ja kishte dërguar me postë. Përtej dritares së burgut nuk dukej asgjë. Dritaren e kishin dnërtuar që të shihte andej nga nuk të vinte për të parë kurrë, nga qielli bosh. Rojet mezi ia kishin lënë reçelin sepse dyshonin se brenda mund të kishte armë ose diçka të ngjashme. Sot duhet ti miratojnë kërkesën për të bërë një telefonatë. Hamdiu e di se kujt do ia bëjë atë telefonatë. Sofisë. Por, nevoja e tij për komunikim nuk priste. Tani, mban në duar celularin që ia mori Kasëmit. Kasëmi ishte qaravitur, po pas nja 2 shpullash ia kishte dhënë Hamdiut celularin që e mbante fshehur në brekushet tironce. Të gjtihë të burgosurit mbanin gjëra të fshehura e të palejuara ën burg, njëri madje, që e quanin Syltiaçi me që familja i dërgon përherë syltiaç me postë, kish mbajtur fshehur një mace në qeli për muaj me rradhë. E patën quajtur Lule. Me këtë rast Klevisi, profesori kish ngrënë dhe dru nga Syltiaçi se kish guxuar të bënte ca shakara pa lezet prej profesoruci me Lulen. Medemek, sipas tij, ai ishte maçok e duhej quajtur Luli. Dhe medemek, nuk mund ti vësh një kafshe emër bime. Lulja i mbajti gjallë të burgosurit, me aq sa kishte mundësi. Derisa pati ardhur shkurti, dhe Lulja kishte ikur prej qelisë në kërkim të dashurisë. Macet mund t’i kapërcenin muret e burgut, të burgosurit jo. Rojet e linin një mace të kacavirrej në muret, por një të burgosur mund edhe të mos e linin. Syltiaçi që kur i kishte ikur Lulja nga kafazi, nuk mendonte gjë tjetër veçse të arratisej. Madje as syltiaçin që i dërgonin nga shtëpia nuk e hante më. Dikur e hanin bashkë me macen. Hamdiu rri te dritarja, me njollën e reçelin në hundë, pa ditur çfarë të shkruajë. E vetmja gjë që i shkon ndër mend është “zogu im i vogël...”. Por ai ka shumë frikë që Sofisë kjo jo vetëm që nuk do i pëlqejë, por dhe mund ta ta trembë. Çfarë mund ti shkruajë asaj femre që në ato pak orë ëq ndenji në burg ja kishte rrëmbyer zemrën? Duhet të pyes Klevisin, profesorin, mendoi. Klevisi atë mbrëmje jepte koncert recital në burg me poezi, këngë që i kish kompozuar vetë ose dhe këngë të modës, si dhe me numra baleti. Të burgosurit, që nga koncerti i 14 shkurtit që kishte degjeneruar në sherr e pengmarrje, nuk kishin qenë të lejuar të bënin më aktivitete kulturore. Por Drejtoria e burgut këtë radhë ishte treguar zemërgjërë. Këtu kish ndikuar edhe fakti që Klevisi kishte përvjetorin e vdekjes së gjyshes dhe Drejtoria nuk donte të shkaktonte pakënaqësira në burg. Ra çanga. Ishte koha për të dalë në oborr.

Klevisi fshiu djersët. Recitali po shkonte mirë, të burgosurit dukeshin të stimuluar artistikisht, por prapë pika kulminante, poezitë e burgut, s’kishte ardhur akoma. Aty shumica e të burgosurve trasheshin, u dukej se kishin zbritur alienët, u çelnin lule mos më prek në kokë. Në poezitë e 6 muajve të fundit Klevisi qe përpjekur të trajtonte tema që të pregni realitetin e burgut, si psh gatimi, gjellët, miqësia mes shokëve të burgut, lamtumira e një të burgosuri që ikën në burg tjetër dhe gëzimi i një të burgosuri që rikthehet. Nuk do të mungonin edhe poezitë e dashurisë si dhe një poezi erotike, sepse asnjë libër serioz me poezi nuk mund të mos ketë të tilla. “Tani do tju këndoj një nga hitet më të mira të momentit, nga këngëtarja Mugades, që shumë prej jush kanë pasur rast ta njohin dhe nga afër.” Të burgosurit shpërthyen në delir, si ata që e kishin njohur nga afër dhe të tjerët që e kishin vetëm me të dëgjuar. U hodhën mbi stola, përplasën karriket, fishkëllyen dhe filluan të bërtisnin “Mugades, Mugades”, ovacione që vazhduan me “Klevis, Klevis” kur panë që Klevisi u mërzit që iku nga vëmendja e u finalizuan me “Maro, Maro” ku Maroja ishte gjyshja e ndjerë e Klevisit që kishte përvjetorin. Tingujt e parë të këngës së Mugadesit dolën nga tastat e fizarmonikës së Klevisit jo shumë të qartë. Pjesa më e madhe ngriu duke u sforcuar të kuptonte se cila ishte kjo këngë, derisa Klevisi nisi të këndonte me tekst dhe të gjithë e shoqëruan me britma të stonuara por të zjarrta prej artistësh burgu. Pas këngës të burgosurit zjenin nga gjallëria dhe eksitimi artistik. “Uluni” tha Klevisi. “Dua të më dëgjoni në heshtje, se tani do ju këndoj…” (të burgosurit brohoritën) “… pa muzikë…” (brohorimat pushuan) “disa ndjenja të shpirtit tim që i kam hedhur në letër në formë poezie”. Heshtje varri. Klevisi filloi të recitonte me zë të dridhur e prekës.

Klevisi filloi të recitonte me zë të dridhur e prekës. Ti qave dhe me the me zë te ulët Se une të trajtoja si prostitutë. Atëherë lotëve të tu s'ua vura veshin Të desha, pa ditur se të desha.

Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva pa ty dhe bota krejt e zbrazët m'u duk, Atëherë kuptova ç'kisha humbur, Ç'kisha fituar kuptova gjithashtu. Në publik filluan ofhsamat. Të burgosurit rrinin si të kishin bërë ndonjë faj. Secili e kish trajtuar dikë keq në qeli. Kasëmi dëneste në një cep dhe i fshinte lotët me kanatieren e Fazlliut. Hamdiu iu afrua Klevisit e i tha me sy të përlotur, ma shkruaj pak në celular.

== KAPTINA 6 ==

Ua.... Vetëm kaq lëshoi Sofia, kur i tringëlloi zilja e celularit në mes të mësimit. 2 herë. I pari ishte një shfrim dashurie nga Hamdiu. Me SMS. Pulpat e këmbëve ju dridhën. Askush nuk kishte guxuar të përdorte fjalën prostitutë me të. Por, ky i burgosur i vrazhdë po e bënte. Ajo gjëja që ngjante si poezi i kujtihej turbullt, s’e mbante med nëse e kishte lexuar diku, dëgjuar diku, apo e kishte menduar vetë. Le që ai anafabeti, Hamdiu nuk qe i zoti as të shkruante emrin e vet jo më të thurte e të shkruante me shumë pak gabime një poezi të tërë. Do ja ketë shkruar dikush mendoi. Ideja e Hamdiut që i lutej dikujt të shkruante një SMS për të i përshkoi shpinën kurrizore si thika barkun e peshkut. Gati u këput. Me një forcë të madhe u kthye nga klasa. Në atë çast mbërriti SMS i dytë. U kthye përsëri me shpinë nga nxënësit që të mos ia shihnin fytyrën e prerë, u mbështet pak te katedra që të mos binte përtokë dhe me zemrën që i gufmonte hapi kutinë e mesazheve. Dreq! Qenka Bimi, ai impotenti i leshit. Një mashkull që ka vetëm pamjen e asaj ajo s’i hyn në punë për gjë. “Dua të martohem me ty”. Kaq. Bimi ishte çun praktik, nuk lodhej ti kërkonte dikujt ti shkruante një poezi për të, larg qoftë të shfletonte ndonjë libër e ta kopjonte aty. Ai i binte shkurt dhe troç. I erdhi për të qeshur. “Alma, do të martohesh ti?”, iu drejtua befas studentes së bankës ës parë, asaj që jepte shpresa të mëdha të bëhej sekretare e zonja ngaqë nuk linte leksion pa ardhur e rresht pa mbajtur shënim. “Me kë?” – pyeti Alma instinktivisht. “Me një që ka qejf të martohet!” Alma ngriti supet. “Vetëm se është pak impotent!” “Jo”, tha Alma e vendosur. Klasa qeshi me të madhe. Sofia qeshi bashkë me ta. “Vazhdojmë”. “Të kemi frikë apo jo nga vdekja”. “Psikologët na këshillojnë që duhet të kemi frikë...” Në klasë, dhe me siguri jo prej temës, nxënësit buzëqeshnin. Kur mbaroi ora, Sofia i nis një sms Bimit. “Eja më merr me taksi. Do ikim te Burgu” Kaptina 6 Atë natë Luli pati një vizion. Ndërsa priste pataten për të bërë një sallatë perimesh ju duk sikur preu gishtin. Pastaj pa plot gjëra, gjëra që do ndodhnin. Pa luftë. Pa një njeri që shkatërroi gjithë globin. Pa bombën atomike. Pa fundin e botës. Pastaj pa një femër me cica të mëdha. Hapi sytë. Dokumentari mbi Nostradamusin kishte mbaruar dhe një këngëtare seksi po këndonte në ekran. Luli ishte mbi divan, me pjatën e boshatisur të sallatës në preher.Pajata me pilaf ishte boshatisur me kohë. . U ngrit dhe e vuri mbi tavolinë. Gishti i dhimbte. E pa që ishte prerë. Vajti me vrap në banjë që ta pastronte e ta lidhte. Nuk e mbate mend se si mund të ishte prerë. Veç po ja kish bërë vetes në gjumë. Kur u kthye nga banja me gishtin e fashuar gjeti 2 zile të humbura e 3 mesazhe. Hapi mesazhet. I pari i vinte nga i vëllai, emigrant prej vitesh në Amerikë. “Lekët t’i dërgova, ti sjell nesër Lani.” I dyti nga Emanuela. “Më ke premtuar tortë speciale. Mos më zhgënje. E.”

Valentina rregulloi tavolinën e shefit. Kjo tavolinë do të thoshte shumë për të. Kishin filluar punë të dyja bashkë, ditën e saj të parë të punës kishin blerë dhe atë tavolinë. Tani tavolina ishte vjetëruar, por ajo mbahej akoma.

Për tu vazhduar: Valentina është ish e fejuara e Bimit, që u nda se fjeti me të atin e Bimit. Kush është shefi i Valentinës. Cila është historia e tij? A është gej?

Silvia vendosi. Do vishte xhinse e do i takonte të tre. Darkën me avokatin e la herët, që të kishte kohë për planet e tjera. Pastaj, tullaci i saj i vogël flinte herët në darkë. Në ora 8 i këputej koka për gjumë kudo që të ishin, edhe në kinema, edhe në pritje me ambasadat. Vajtën në një restorant filipinas. Jo se avokatit i pëlqente të hante akullore të skuqur në vaj trëndafili, por se ai mendonte se aty ishin të sigurt. Asaj nuk ia priste mendja kurrë atë se çfarë do i propozonte avokati. Për tu vazhduar: Çfarë i propozon avokati? Avokati helmohet nga ushqimi filipinas, dhe dshkon urgjent në spital. Çfarë ndodh mes Silvisë së bukur dhe gruas së avokatit në spital?

== KAPTINA 7 ==

Luli, mori zemër dhe shty derën e lokalit të karaokes ku duhej të takonte Ira-n. Tavolinat ishin gjysëm plot. Ai kishte avantazhin që Ira, kushdo qoftë ky, priste Emanuelën e jo atë. Por kishte dhe disavantazhin që ai nuk e dinte se kush qe Ira. Po të qe i armatosur? Po të qe kamerier? Po të qe pronari i lokalit? Lulit i duhej të vepronte me shumë maturi. Fillimisht duhej gjetur ky Ira e duhet nxjerrë jashtë loje. Nga skena vinte zëri i këngëtares Mugades. Këndonte për dashurinë e humbur, dhe për një femër rivale që do ja nxirrte zorrët. Ai mbeti i hutuar duke e parë. Mugadesi dukej që e kishte seriozisht. Zuri një tavolinë në cep prej nga mund të vëzhgonte sallën. Njerëzit ishin gjysëm të pirë. Femrat e shoqëronin Mugadesin me zë, meshkujt me sy. Ai porositi një Jagermeister, pija e tij seksi e dimrit. Gjatë verës pinte vetëm limonata,zakon që e kish marrë qëkur punonte turni i natës në punishten e pastave. Gjatë 5 viteve punë ishte mësuar të mos fuste pije në gojë veç limonatave. Por Jagermeisteri bënte përjashtim, vetëm për dimrin.

Silvi doli nga banja e spitalit me një ndjenjë të lehtë pështirosjeje. Për gati 5 minuta ishte përpjekur të fshihte me make up rrathët e zinj poshtë syve. Në spital vërtiteshin njerëz nga më të çuditshmit, tipa që kishin thyer legenin, tipa të zverdhur, tipa me këpucët me baltë, dhe tipa që kishin ndonjë dërrasë mangut.
Silvia po mendonte të ikte, avokati mund të mos dilte nga koma deri nesër në mëngjes, dhe ajo nuk kishte në plan ta kalonte natën aty.
Aq më tepër që kishte kush e priste në vende shumë më interesante se spitali.
Vendosi të pyeste edhe një herë as për edukatë mjekun, para se të iket, kur një grua me një pamje çmendurie me biletë vetëm vajtje iu sul dhe e kapi prej flokësh.
Kush je ti, moj kurvë? Çdo ti me burrin tim??!!!
Zemra e Silvisë filoi të rrihte me forcë. Përpara saj qendronte një grua që ndoshta do donte ta vriste. Ose, më e pakta, ta turpëronte para të gjithëve, edhe para atij mjekut simpatik që kishte që në fillim që i lëshonte vështrime plot interes.
Silvia ishte mësuar se ky nuk ishte rasti i parë. Por kurrë nuk i kishte rastisur të zihej me një grua që sulej pa kërkuar sqarime më parë. Aq më tepër në një vend kaq publik.
Ndërsa shtrëngonte fort qafën dhe një pjesë nga veshi i gruas tjetër, që sipas të gjitha gjasave ishte gruaja e atij idiotit, avokatit, me dhimbjen e flokëve që ngjante si 1 mijë gjilpëra që i nguleshin në lëkurën e kokës, Silvi nuk po mendonte dot qetë, çfarë t’i thoshte kësaj histerikeje. Frika nga këto gjëra e kish bërë të mios vinte extension flokësh, gjë që avokati kish qenë gati t’ia paguante në parukerinë më të mirë të qytetit, Floktari i Hollivudit.
“Ik moj plakë histerike”.
Fraza doli mes buzëve të saj, dhe hapi rrugën për një lumë fjalësh.
“Ai është burri im. Ju kurvickat e vogla nuk ma merrni dot” bërtiste gruaja e avokatit.
“Ai qenka i martuar? Po ai stë përmend asnjëherë moj shtrigë e shëmtuar. Atij i vjen turp prej teje”.
Fjalët e fundit silvia i tha kur 2 infermiere dhe mjeku ishin futur dhe i kishin ndarë.
Mjeku e tërhoqi me vete duke e qetësuar, derisa e futi te dhoma e urgjencave.
“Qetësohu e mos lëviz” i tha. “Po marr pak jod për gërvishtjet”.
Jodi e bënte Silvinë të dridhej. Por prania e mjekut ishte ngrohëse dhe siguruese. “Ajo gruaja tjetër, ka një të çarë në fyt. Po e qepin. Thonj prej çeliku ke?”
Mjeku buzëqeshte. Silvi nuk foli.
“Unë jam mjek roje, po s'ma merrte mendja që duhej të isha roje si polic objektesh”
“Mund të rrish të qetësohesh këtu” i tha mjeku. “Të paktën sa të ikë ajo tjetra. Po të pa në korridor... s’ka më jod.. do të të bëjmë operacion plastik”
Silvin e zuri gjumi mbi krevatin e dhomës së urgjencës. Për fat, atë natë nuk pati asnjë rast urgjence. Mjeku i ndenji pranë gjithë natën.
Të nesërmen, kur u vesh, në celular gjeti një sms nga avokati: “jam shumë i lumtur që desh vdiqa pranë teje”, dhe një tjetër nga Sandri:
“Ti spo vjen përsëri! Do vras veten për ty”
Idiot, tha Silvia nën zë. As vetë nuk e dinte se me kë e kishte, me avokatin apo Sandrin.

Sofia rrinte në sediljen prapa duke ndjerë vështrimin e trishteksituar të Bimit nga pasqyra.
Më gjeni një mur t'i bie në kokë thoshte vështrimi i Bimit.
Derisa mbërritën te dera e burgut nuk folën pothuajse asnjë fjalë. Vetëm sytë e bimit duket sikur u angazhuan në një monolog të gjatë përgjërimesh.
- më prit këtu, i tha ajo para se të zbriste.
- Mirë, ia ktheu mbyturazi, Bimi.
Te dera ajo tregoi kartën e anëtarësimit të burgut – se kujt i kishte shkuar mendja të ndante karta VIP për miqtë e burgut që kishte zëvendësuar lejen e hyrjes – dhe ajo kishte një kartë 1 vjeçare.
Karta bëri piip te makina e kontrollit.
Roja me pretekstin e kontrollit i futi duart, si zakonisht. Ajo, si zakonisht, bëri sikur nuk e kuptoi. Aq më tepër që tani nuk mund të rrezikonte misionin për një copë roje. Priti që ai të mbaronte kontrollin në ijet e saj dhe hyri brenda. Kaloi disa dyer me hekura derisa u gjend te zyra e burimeve njerëzore, aty plotësoi formularin për takimin me pacientin.
Te rreshti i motivacionit: Kontroll rutinë i reagimit psiko-emocional i të burgosurit Hamdi Katërura.

Hamdiu po priset prej disa minutash te dhoma e takimeve. Ajo, qëllimisht e la të priste.
Por, sa e pa të ulur në stol, desh u këput. U ul në stol pa guxuar të hapte gojë.
- Ec ke lala, afrohu dhe i çik!
- Çfarë do prej meje, pse më torturon, tha nën buzë Sofia.
Rojet e kishin lënë vetëm. Edhe ata trasheshin nga diskutimet sociogjike të zyshës, siç e quanin të gjithë.
- Afrohu të thashë!
- Nuk kam si afrohem se na shohin rojet.
Ai e pa me vetulla të ngrysura. Ajo u afrua. Pastaj edhe më.
Sofia iu afrua fare pranë duke kujtuar se do marrë një puthje.
Por Hamdiu i kaloi mes hekurave një libër.
Një libër i Danniele Steel. Në anglisht. Brenda kishte një fletë A4.
Sofisë zemra sa s’po i plasaritej nga të rrahurat. Një letër nga Hamdiu. Ç’të ketë shkruar në të? Më në fund ajo do i shohë shkrimin, do kuptojë personalitetin e tij, do futet më thellë brenda botës së tij prej të burgosuri ordiner, po që për të është një oqean i thellë e misterioz.
E hapi dhe pa një zhgarravinë.
- Është plani i arratisjes. Ti do më ndihmosh.
- Po. Kaq tha Sofia e nuk e mendoi dy herë.
Hamdiu ja kapi kokën befas me një lëvizje brutale e ja përplasi pas hekurave. Pastaj iu afrua dhe e puthi.
Silvi mendoi se vdiq.

Kur po dilte nga burgu, akoma e turbulluar, me librin e Danniele Still në dorë, mori një telefonatë nga e motra.
Ajo dëneste.
- Sandri ka varur veten...
Sofia shtangu.
- Te shtëpia jote...
Sofia u llahtaris.
Doli me vrap dhe i bërtiti Bimit.
- Urgjent në shtëpi!
Makina u nis. Bimi nuk e shihte më nga pasqyra Sofinë. Me një zë të mbytur, ndërsa i jepte si i çmendur rrugëve të Tiranës, ai tha nëpër dhëmbë:
- më parë do ndalojmë në një vend ku di unë!
Sofia, kuptoi dhe u zverdh.

Versioni i datës 20 shkurt 2008 10:58

Romani i Radios

Autor:
Të gjithë dëgjuest e radios Club FM

Përmbajtja
Hyrje ... Hyrje
Kaptina I ... Faqe 1
Kaptina II ... Faqe 2
Kaptina III ... Faqe 3
Kaptina IV ... Faqe 4
Kaptina V ... Faqe 5
Kaptina VI ... Faqe 6
Kaptina VII ... Faqe 7
Akoma duke u shkruar! Zbrazt posht.
Kaptina VIII ... Faqe 8
Kaptina IX ... Faqe 9
Kaptina X ... Faqe 10
Kaptina XI ... Faqe 11
Kaptina XII ... Faqe 12
Kaptina XIII ... Faqe 13
Kaptina XIV ... Faqe 14
Kaptina XV ... Faqe 15
redaktoi
Puntori
2008