Dua të di/Ndodhit/Fizikë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 8: Rreshti 8:
|-bgcolor="#fffaf0"
|-bgcolor="#fffaf0"
|style="text-align:right;" |{{w|-3000}}  
|style="text-align:right;" |{{w|-3000}}  
|&nbsp;&nbsp;"{{w|Ora e diellit}}" në {{w|Egjipt}}, {{w|Kinë}}, {{w|Indi}};<br>&nbsp;&nbsp; Pjesa më e madhe e figurave të krijuara nga yjet, pagëzohen me emra.<br>{{w|Egjiptianët}} përdorin {{w|peshorja|peshoren}} me ngarkesë.
|&nbsp;&nbsp;"{{w|Ora e diellit}}" në {{w|Egjipt}}, {{w|Kinë}}, {{w|Indi}};<br>&nbsp;&nbsp; Pjesa më e madhe e figurave të krijuara nga yjet, pagëzohen me emra.<br>&nbsp;&nbsp;{{w|Egjiptianët}} përdorin {{w|peshorja|peshoren}} me ngarkesë.
<!--|
<!--|
|[[Figura:Sundial (PSF).svg|148px]][[Figura:Samenwaage.jpg|118px]]-->
|[[Figura:Sundial (PSF).svg|148px]][[Figura:Samenwaage.jpg|118px]]-->

Versioni i datës 14 shkurt 2008 02:23

Dua të di
Ndodhi

në fizikë


Ndodhi në : Matematkë|Fizikë|Kimi|Biologji|Astronomi
Viti Ndodhia Shënim
-3000     "Ora e diellit" në Egjipt, Kinë, Indi;
   Pjesa më e madhe e figurave të krijuara nga yjet, pagëzohen me emra.
  Egjiptianët përdorin peshoren me ngarkesë.
-2769      Egjiptianë krijojnë kalendarin 365-ditësh, Viti i ri fillon më 1 Thout (19 korrik), fillimi i vërshimeve të Nilit.
-2750      Hemisfera veriore e galaktikës nga Babilonasit pagëzohet sipas sipas figurave të kafshëve.
-2500      Babilonasit gjejnë ciklin (babi. sharu) e zënies së diellit dhe të hënës;
   Kinezët përdorin hijen e shkopit si akrep i orës.
-2449      Nga Kina, vëzhgohet lidhja e 5 planetëve xixëllues.
-2300      Shënimet e para mbi fluturimin dhe mjetet ndihmëse për fluturim.
-2258      Kinezët fusin në zbatim një kalendarë të bazuar në lëvizjet e Hënës dhe Diellit.
-2136      Dy astronom të oborrit mbretëror kineze varen. Shkaku llogaritja e gabueshme e zënies së diellit.
-1850      Objekti për qëllim astronomie i quajtur "Stonehenge" (gurët e varur), ndërtohet si vend i shenjtë.
-1700      Në Babiloni futet në zbatim dita 24-orësh.
-1500      Për matjen e kohës, në Heliopolis ndërtohet "Kullë gjilpëra e Kleopatrës" [ arb. مسلتي كليوبترا ].
-1450      Punohet në bronz "karroca e diellit" [ dan. Solvognen ] në Trundholm (Danimarkë)
-1400      Kinezët paraqesin gjatësinë e vitit me 365 ditë dhe 1/4 e ditës.
-1223      Në Siri përshkruhet gjerësisht zënia e diellit (5 mars).
-763      Përshkrimi më i moçëm i zënies së diellit tek babilonasit (15 qershor).
-720      Në Kinë mbahen shënime për Kometa dhe Yjeve të rijnë (Nova).
-700      Lëvizjet themelore të planetëve tashmë janë të njohura.
-624      Talasi i Mileti (-552).
-594      Soloni [ gr. Σόλων ] pas shtatë shekujsh përmirëson kalendarin e quajtur "Lunisolar" .
-585     Talasi i Miletit parallogarit ekzaktë zënien e diellit për datën 25 maj.
-575     Anaksimandëri i Miletit, publikon hartën e parë të Botës.
-500     Filozofia e natyrës me katër elemente, dominon Greqinë e vjetër; Futja në batim e kalendarit; Pitagora Filoaisi i Krotonit, me një flakë në qendër, argumenton botëkuptimet e tij për qendrën e Gjithësisë.
-467     Anaksagorasi i Klazomenait, përshkruan rënien spekulatore të një Meteori.
-450     Filozofi Empedokles ligjëron se materia as nuk fitohet, as nuk humbet.
  Demokriti dhe Epikuri e kuptojnë dritën si jashtëqitje të trupave.
-440     Aristilosi i Samosë dhe Timoharisi gjejë vendet e Yjeve të palëvizshme [ lat. stellae fixae ]
  Metoni me ndihmen e treguesit të hijes "Gnomon" [ gr. γνώμων] tregon pikat ekstreme të kthimit të diellit.
-432     Sipas Metonit futet në zbatim për 19 vite një kalendarë me 235 vite.
-420     Demokriti themelon "Mësimet mbi atomin", sipas së cilës atomet dallohen vetëm për nga pozita gjeometrike e tyre.
-400     Në Greqinë e vjetër ndizet zjarri me ndihmen e energjisë së diellit.
-388     Platoni themelon "Akademinë" në Athinë.
-384     (Aristoteli (-322)
-383     Babilonasit përdorin një kalendarë të bazuar sipas Hënës, me 7 vite të brishta në 19 vite.
-380     Kidinuni cakton kohëzgjatjen mesatare, në mes të fazave të barabarta të Hënës, me vlerë prej 29,530594 ditëve.
-365     Heraklidi i Pontusit, shpjegon lëvizjet e përditshme të qiellit sipas rrotullimit (rotacionin) të Tokës.
-360     Aristoteli për "rënia e lirë" thotë se është "lëvizje e nxituar", mirëpo e përjashton që trupat e rëndë bien më shpejtë se ata të lehtë.
-320     Aristaku i Samosë (-250).
-300     Në Kinë, për herë të parë përmendet Busulla.
-287     Arkimedi i Syrakusit (-212).
-276     Eratostenesi i Kyrenesë (-195).
-270     Aristaku vërteton për të parën herë, pamjen e botës sipas "helioqendrës".
-265     Aristaku llogarit afërsinë e Diellit (4,8 mil. km.) dhe të Hënës .
-240     Eratostenesi i Kryrenesë paraqet perimetrin e Tokës.
-238     Egjiptianët fusin në zbatim vitin e brishtë, për çdo katër vite.
-214     Arkimedi vërteton ligjin e "momentit të forcës", konstrukton vinçin dhe peshëngritësin me ujë e ventil.
-200     Kinezët përdorin pasqyre të lakuara për mbledhjen e rrezeve të diellit; Peshëngritësi, Rrotë-dredhatori, Rrotë-ngjeshatori, Rrota, Rrotëza,Kaçavida, Dhëmbëzori dhe Spiralja tashmë janë të njohura dhe përdorën në Kinë, ku edhe është futur në zbatim kalendari me vite "Lunisolare" (7 vite të brishta brenda 19 viteve) .
-160     Hiparkosi, përpilon pjesën më të rëndësishme të "Almagest"-it [ arb. الكتاب المجسطي ].
  Në Pergamonë paraqitet në publikë një Glob i Tokës.
-134     Hiparkosi vëzhgon një komet dhe përpilon një katalog me mbi 1000 {{w|ylli|yje]}, ashtu që të mund të regjistrohen ndryshimet e lëvizjeve të tyre.
-70     Në Athinë ndërtohet "Kulla e Erës", e cila ekziston edhe sot.
-46     Futja në zbatim e kalendarit Julian.