Shko te përmbajtja

Socialistët i kanë tradhtuar të gjitha idealet e mia për lirinë dhe Atdheun!

Nga Wikibooks

Që këtej e tutje,

në rubrikën time,

do jem krejt asnjanës,

pa paragjykime!



Me vargun s’kam shkajtur,

nuk kam bërë teatër,

po shpesh e kam mbajtur,

të majtën me hatër!



Me pambuk të butë,

thjeshtë e kam goditur,

se gjithë ligësitë,

nuk se ja kam ditur!



Rama më është dukur,

nga të gjithë më kingu,

dhe s’e kam menduar,

me gjak kuislingu!



Tek Rama vërtetë,

kam pasur një shpresë,

nuk e kam menduar,

njeri të pabesë!



Për prerjet e tij,

më shumë se një herë,

me miq e armiq,

jam futur në sherr!



Kur mendoja plehrat,

që rrinë buzë Lanës,

gjithmonë kam qenë,

në krahun e Ramës!



Dhe në çdo përpjekje,

pranë i kam qëndruar,

as që diskutohet,

që e kam votuar!



Sot shumë seriozisht,

them se jam penduar,

se çdo ideal,

ma ka tradhtuar!



Unë s’jam përshtatur,

kurrë me këtë hale,

sot e gjithë ditën,

rroj me ideale!



Jo vetëm tani,

po qysh në fillim,

lufta partizane,

është fiksimi im!



Ata djem e vajza,

që ranë për liri,

po tani ne mbetëm,

krejt pa histori!



Ballistë e zogistë,

ikën mbas çlirimit,

dhe kurrë s’e menduan,

rehabilitimin!



S’e kishte menduar,

kurrë kryeballisti,

se do ta nderonte,

një bir komunisti!



Me gjyshin në Bllok,

nga Bregu i Detit,

që është fatkeqësisht,

në krye të shtetit!



Dhe sivjet që ishte,

një vit Skënderbeu,

krye-tradhtarin,

me bust e shpërbleu!



Është mesazh i qartë,

për ne-o shqiptarë,

se këtu shpërblehesh,

kur je tradhtar!



E bëri Berisha,

dhe më pas Nishani,

dhe vulën ja vuri,

tash Edvin katrani!



Majtas edhe djathtas,

shpata e tij pret,

dhe vota s’do më,

se s’do më pushtet!



Ka bërë llogaritë,

ndofta lodhem kot,

gjersa as me votë,

s’e ndëshkojmë dot!



Tani-pas pesë vitesh,

ja ka hedhur hallit,

ndaj i ngriti urat,

me larot e Ballit!



Në zgjedhjet e radhës,

do lërë qeverinë,

më keq se ç’e gjeti,

do lërë Shqipërinë!



S’e ka problem fare,

as për këtë njollë,

se demagogjia,

këtu i shkoi fjollë!



Për këta u vramë,

dhe bëmë kijametin,

tani kush të dojë,

le ta marrë pushtetin!



Kope le të bëhen,

rosat edhe patat,

dhe në gop të sëmës,

të venë negociatat!



S’më intereson,

I Shkurtri-I Gjati,

aq më shumë tani,

i bashkon Mit’hati!



Janë fort të lidhur,

armiqtë e Nëntorëve,

që shpresoj t’i zërë,

gjaku i dëshmorëve!



Shqipërisë kurrë,

s’ju ndanë tradhtarët,

ndaj më keq picirin,

do heqin shqiptarët!



Kur ti ke në krye,

dosën edhe derrin,

nuk u kërkon dot,

as turpin-as nderin!



Është e pamundur,

tani t’i dëbojmë,

po është krejt e lehtë,

që t’i demaskojmë!


A.DUKA

16 Nëntor 2018