Si Edi Rama, si Sali Huri, kanë qenë kulishë, të atij burri!

Nga Wikibooks

Dyzetë e katra,

ende pa dalë,

gjermanët ikën,

me bisht në shalë.



Edhe ballistët,

shumë keq bitisën,

tok me gjermanët,

u arratisën.



U arratisën,

gjithë ata trima,

ata që mbetën,

u funë në vrima.



Ashtu në vrima,

u humbi vula,

se s’kishin më,

byrek e pula.



Në bythë të hasmit,

Balli u ysht,

ndaj historia,

e la në bisht.



Ashtu siç qenë,

tufë me zagarë,

dhe bashkëpunëtorë,

dhe tradhtarë.



Që me Mit’hatin,

ballist i parë,

ishin dhe mbetën,

turp kombëtar.



Por këtë muaj,

qe Beu ynë,

që mendoi ndryshe,

për tradhtinë.



Nxori nga llumi,

Laron e Parë,

dhe lart e ngriti,

gjer në altar!



Kur “Laro” them,

mendoj Mit’hatin,

që Edvin Rama,

i ndryshoi fatin!



Mendon se Ballit,

ju kthye nderi,

po tradhtia,

është si kanceri!



Është si kanceri,

ilaç nuk ka,

paçka se ç’bën,

një budalla!



Po historisë,

dëmi ju bë,

ky turp i madh.

nuk zhbëhet më!



Me Tre të Ndritur,

dhe kërma mbeti,

në monument,

a s’mbeti mbreti?!



Çdo poshtërsi,

e imponuar,

që pa u bërë,

duhet ndaluar!



Sala me mbretin,

ky me Mit’hatin,

me Enver Hoxhën,

nxorën inatin!



Si Edi Rama,

si Sali Huri,

kanë qenë kulishë,

të atij burri!



Të dy u turrën,

mbi historinë,

sepse në gen,

kanë ligësinë.



Se një hajvan,

përmbi hajvanët,

e mohon luftën,

dhe partizanët!



Nuk është problemi,

se ku po gjuajnë,

por sipas qejfit,

historinë shkruajnë!



Kush ka pak tru,

e di fort mirë,

se korrigjimi,

është i vështirë!



Se historia,

nuk është për sot,

ajo do shkruhet,

për jetë e mot!



Sot jemi ne,

që ende rrojmë,

dhe të vërtetat,

mund t’i tregojmë!



Ata që jetën,

sa kanë filluar,

do kenë çdo gjë,

të shtrembëruar!


A.DUKA

30 nëntor 2018