Shqipëria, sot 60 vjet nga anëtarësimi në UNESCO

Nga Wikibooks

Butrinti, Berati, Gjirokastra, janë vetëm disa nga vendet e vlerësuara dhe qe shënjohen në “kujtesën e botës” si vlera që mbrohen nga UNESCO. Si trashëgimi shpirtërore, Shqipëria lakohet edhe për iso-polifoninë. Por, beteja për te përfshirë të tjera thesare të vendit vijon.

Do të vijojë me përpjekjet për praninë në po këtë listë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Liqenit të Ohrit për pjesën shqiptare, si zgjerim i pjesës maqedonase, dosja e së cilës është dorëzuar tashmë dhe pritet miratimi në sesionin e korrikut të 2019-s. E më pas me sitet në tentativë si qyteti antik i Apolonisë, Amfiteatri i Durrësit, Varret e Selcës apo Kështjella e Bashtovës.

Në këtë 60 vjetor të anëtarësimit në UNESCO, ministrja Kumbaro vlerësoi edhe ndihmën për planet e menaxhimit në sitet arkeologjike.

Dhe sapo ka nisur puna për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut të Butrintit që do të përfundojë në pranverën që vjen. Që pa asistencën teknike të UNESCO-s do ta kishim të vështirë.

Edhe ministri i jashtëm, Ditmir Bushati i vlerësoi përpjekjet dhe bashkëpunimin e viteve të fundit me UNESCO-n.

Shefi i diplomacisë theksoi se mbështetja për anëtarësimin e Kosovës do të vijojë, ndërsa u shpreh se edhe UNESCO-s i duhet një reformim.


16 tetor 2018