Shko te përmbajtja

S’e dinim që kishim kaq shumë njerëz gjenialë?!

Nga Wikibooks

(Me gjeni si Mit’hati mund të mbushim vagona)

Gjithnjë si gaforrja,

ecën Shqipëria,

kur dhe historinë,

shkruan qeveria!


Kudo qeveritë,

vijnë edhe shkojnë,

historinë me cikle,

nuk mund ta ndryshojnë!


Po kur do mbarojë,

gjithë kjo histori,

çfarë do lëmë të shkruar,

për brezin e ri?!


Për brezin e ri,

si vallë do të shkruajmë,

hero-tradhtar,

cilin do të quajmë?!


U hap nga Mit’hati,

kjo zallamahi,

që kryeministri,

e quan gjeni?!


Nëse si Mit’hati,

gjenitë do të ishin,

gjenitë me thasë,

këtu do t’i kishim!


Rama-historisë,

i ka bërë golin,

pas këtij gjeniu,

ç’do thotë për Fan Nolin!


Vite drite larg,

është nga Mit’hati,

për emrin e tij,

cili do jetë fati!


Nëse tek Mit’hati,

do mbetej gjenia,

Fan Noli do ishte,

vetë Perëndia!


Asgjë gjeniale,

tek Mit’hati s’gjej,

kur mendoj për emrin,

Eqerem Çabej!


Qofshin ngjyrë mavit,

blutë-apo rozë,

them për epitetet,

nuk janë seriozë!


Ramës as në mëndje,

s’besoj t’i ketë shkuar,

se gjeniu është,

i gjithëpranuar!


Ose që ta themi,

hollë dhe më hollë,

gjeniu nuk ka,

as edhe një njollë!


Mes vetit pafund,

gjeni kemi gjetur,

por gjithnjë në bisht,

përse kemi mbetur?!


Nga gjithë historia,

e re dhe e vjetër,

s’besoj që veç Nolit,

të kemi një tjetër!


Them vetëm Shekspiri,

Nolit i mjafton,

se në shqip-Shekspiri,

më mirë tingëllon!


Çdo komb me një Nol,

s’ka si mos krenohet,

as tek gishti i këmbës,

Lumua s’i afrohet!


Gjenij si Mit’hati,

kanë plot anët tona,

sa që mund të mbushësh,

plot disa vagona!


Natyrisht që kemi,

individë të vyer,

por në epitete,

s’jemi të kursyer!


Se ka ndodhur shpesh,

që një injorant,

që një copë qymyri,

ta shpalli diamant!


Fluturojnë fjalët,

të dalë ku të dalë,

a s’është idem,

dhe rasti në fjalë!


A.DUKA

28 Nëntor 2018