Rama: Lavdi dëshmorëve dhe bekuar qoftë ushtria e Kosovës

Nga Wikibooks

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi i Kosovës të projektligjit të propozuar nga qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.

‘Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës’ shprehet kryeministri në një postim në rrjetet sociale.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar në seancën e sotme plenare me 101 vota, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98, kurse projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me 96 vota.


18 tetor 2018