Shko te përmbajtja

Qeveria e Ramës është kapur nga tradhtia!

Nga Wikibooks

Dhe kjo qeveri,

që ta themi hapur,

sot nga tradhtia,

është komplet e kapur!


Një dilemë-nga truri,

gati na ka lojtur,

pse duhet mbështetur,

edhe duhet mbrojtur?!


Gjer më sot me sforco,

këtë kemi bërë,

po ka sy dhe sheh,

një popull i tërë!


Tamam si një sekt,

vepron qeveria,

këtu-ku është ulur,

këmbëkryq tradhëtia!


Djathtas e më djathtas,

Edvinët kanë shkuar,

që me “Bunker-artet”,

kjo gjë ka filluar!


Këta-kundër luftës,

duket-kanë bërë benë,

dhe vulën e madhe,

vunë në Tepelenë!


Turpe kaq të rënda,

s’i pamë me Saliun,

po tani kumbarja,

flë me mullixhiun!


Rama është pllakosur,

keq nga marrëzia,

mendon se me të,

nisi historia!


Po zhduk me urgjencë,

çdo gjurmë nga të parët,

po për fat-akoma,

kanë kujtesë shqiptarët!


Tani tradhtia,

po bën histori,

lufta dhe dëshmorët,

janë një bezdi!


Janë një bezdi,

për Ramën me shokë,

sa shumë besëthyer,

ka parë kjo tokë!


Nuk e di përse,

këta shohin tmerrin,

tek çdo gjë që ka,

lidhje me Enverin!


Dridhen nga urrejtja,

mu si prej iletit,

se i turpëron,

Burrë i Madh i Shtetit!


Këta si ca pleshta,

duken që të tërë,

para mrekullive,

që Ai ka bërë!


Që ngriti nga hiçi,

një vënd madhështor,

që dot s’ja mohon,

asnjë kurvë e horr!


Tani të vërtetën,

e dinë të gjithë,

se do qeverisja,

dhe mënd edhe bythë!


Këta myteberë,

s’i kanë të dyja,

ndaj në bisht të bishtit,

mbeti Shqipëria!


Ndaj në bisht të bishtit,

po na sheh gjithë Bota,

se këta po merren,

me punë të kota!


S’ka para të ngrihet,

teatri i ri,

po për tradhtitë,

i gjen për çudi!


Ngrini të gjithë llumin,

në një piedestal,

po bëni të paktën,

një hidrocentral!


Lini ndonjë gjurmë,

nëpër Shqipëri,

edhe mos u merrni,

veç me tradhti!


Për ndonjë çudi,

lutuni shqiptarë,

se Vatanin tënë,

lumi e ka marrë!


Të majtë e të djathtë,

këtu njëlloj janë,

dhe dihet që derrat,

veç një turi kanë!


Këtu po e çojnë,

zi edhe më zi,

qoftë derrat e SHQUPIT,

a derrat mavi!


A.DUKA

15 Nëntor 2018