Shko te përmbajtja

Pse s’na përpin dheu, kur dhe Kadarenë gjykon Alibeu?!

Nga Wikibooks

Xhevdet Shehu dje,

sa më ka kënaqur,

Alibe mavrinë,

keq e kish zgërlaqur!



Si nuk hapet toka,

të na përpijë dheu,

gjersa Kadarenë,

gjykon Alibeu!



S’vlen ky kec i shtirë,

në ballë të kopesë,

as një qime bythe,

nga të Kadaresë!



SHQUPI i shkretuar,

qenef i kulturës,

kërkon të na kthejë,

vitet e çensurës!



Në skenë përsëri,

nxorën Nastradinin,

duan që të bëjnë,

dekomunistizimin!



Duan të rrëzojnë,

trimat e partisë,

malin më të lartë,

të gjithë letërsisë!



Atij që është gati,

për të marrë një “Nobël”,

i qënka vërsulur,

një pleshtuc i vogël!



SHQUPI vazhdon lojën,

një kos e nëntë ujë,

dhe bën herë pas here,

nga një çikë rrëmujë!



Nga njëçikë rrëmujë,

bën qenefi blu,

si për të na thënë:

“Ne jemi këtu!”



Ne jemi këtu,

kob i Shqipërisë,

për t’i vënë minat,

gjithë historisë!



Qeveria fort,

s’i ka kundërshtuar,

po Sovrani vetë,

i ka injoruar!



Ti bën projekt-ligje,

o zoti idiot,

lirinë e mendimit,

nuk ma cenon dot!



Këtu komunizmi,

me Ligj nuk ndalohet,

ndaj Lulash’ i shkretë,

s’ka si mos tërbohet!



Them se u është prishur,

shumë keq ai zigj,

se vetëm fashizmi,

ndalohet me ligj!



Ju kundër fashizmit,

s’flisni kurrë-o trima,

sepse të fashizmit,

jini mbeturina!



Sepse të fashizmit,

ishit bashkëpunëtorë,

ndaj dhe ikët tok,

në atë Nëntor!



Në gotë të rakisë,

po ngrini furtunë,

por në këtë vjeshtë,

do kemi shumë punë!



Për projektin tuaj,

do të debatojmë,

ne-jo qeveria,

do t’ju turpërojmë!



Do kini një fund,

krejt të merituar,

sepse jini futur,

në fushë të minuar!



Do jini vërtetë,

në pikun e hallit,

me ju do vazhdojmë:

“Epopenë e Ballit!”



“Epopenë e Ballit”,

me muzikë të zgjedhur,

se gjithë ndyrësirat,

tek SHQUPI janë mbledhur!



Vazhdoni-qëlloni,

historinë me gurë,

por asnjë betejë,

s’do fitoni kurrë!


A.DUKA

22 Gusht 2018