Shko te përmbajtja

Po përse ta ulim kokën more njësh i qeverisë?!

Nga Wikibooks

Shumë s’e kanë kritikuar,

kreun tonë të qeverisë,

se ende s’e kanë kuptuar,

thelbin e ceremonisë!


S’qe një rivarrim i thjeshtë,

ku u hodh një grusht me dhe,

po Edvini këtë vjeshtë,

përmbysi një Epope!


Ndërgjegjja e Kombit krisi,

kur lartësoi tradhtarët,

dhe me atë akt përmbysi,

partizanët-fitimtarët!


Po përse ta ulim kokën,

more Njësh i qeverisë,

s’jemi ne që kemi ngecur,

në rrjetën e tradhtisë!


Kadaresë përfundimisht,

i ka dalë profecia,

se u rivra pabesisht,

çdo i rënë në varr të tija!


Gjithë gjëmat që fantazoi,

për Partinë heroike,

që të ndodhnin s’e mendoi,

as si mundësi teorike!


S’u zumë befasisht në leqe,

po vinte ky kiamet,

ndryshoi nga ana e keqe,

edhe Kadareja vetë!


Pasi gjoksin bëri gropë,

Edvini ja hodhi hallit,

do mburret në Europë,

tani me krimet e Ballit!


Askush dot s’na imponohet,

janë çelnikosur ca gjëra,

historia nuk ndryshohet,

me ca palo VKM-ra!


Kemi dhjetra psikopatë,

nuk kemi vetëm Të Gjatin,

që shohin tek një i vetëm,

Lumo Leshin dhe Mit’hatin!


Nderimet ju bënë Lumos,

dhe me bust-dhe me fanfarë,

nuk ju bënë Mit’hat beut,

se qe pakëz tradhtar!


Kjo nuk është logjikë idioti,

po një vepër djallëzore,

veç për të rrëzuar luftën,

vlerën tonë më madhore!


Kemi gojë e shajmë grekun,

ne këtu në Shqipëri,

ai të rënët e vet,

i kërkon firi-firi!


Në çdo pikë të Planetit,

të rënët në luftë nderohen,

e këtu direkt prej shtetit,

dita-ditës turpërohen!


Gjithë kjo politikë e ndyrë,

në favor të llumit shkon,

një ballist i pafytyrë,

me plumba na kërcënon!


Dymijë e Tetëmbëdhjetë,

mbeturinave balliste,

u dha krahë e u dha fletë,

qeveria socialiste!


Po unë kot them qeveria,

është veç shoku Edvin,

gjithë të tjerët rrotull tija,

janë thjesht ca manekinë!


Lavdi luftës partizane,

më fort do gjëmojë sot,

ca veprime sharlatane,

vlerën nuk ja ulin dot!


Lavdi gjakut të dëshmorëve,

tretur në mijëra flamurë,

krenaria e Nëntorëve,

për ballistët s’do jetë kurrë!


Bashkimi antifashistëve,

do t’i injoroi tam-tamet,

tradhtinë e ballistëve,

s’e lajnë dot gjithë oqeanet!


A.DUKA

18 Nëntor 2018