Shko te përmbajtja

Po për Ridvanin kush duhet ta uli kokën o Edvin?

Nga Wikibooks

Kur u dhamë pushtetin,

nisët me furi,

Do çonit Ridvanin

në prokurori!


Po avash-avash,

u bëtë pishman,

e i rrojtët trapin,

dhe shokut Ridvan!


Vjedhje të mëdha,

Na thatë jan’ zbuluar,

po nuk pamë asnjë,

me pranga në duar!


Po nuk pamë asnjë,

me pranga në duar,

Thatë prokuroria,

qe e korruptuar!


Po tani një pamje,

krejt të re ne kemi,

dhe po e kuptojmë,

gjetkë ka qënë problemi!


Doli se këtu,

s’kish vetëm një bandë,

dhe se denoncimet,

Janë thjeshtë propagandë!



Rilindja që erdhi,

si një gjë e vyer,

Zot-o Zot i madh,

sa shumë ka gënjyer!


Sa na ka gënjyer,

sa po na gënjen,

asgjë të vërtetë,

Më aty nuk gjen!


Pa sosur Mit’hati,

tradhëtar me damkë,

Edvini po çon,

Ridvanin në Bankë!


O sa qënka lodhur,

Boden për ta gjetur,

asnjë socialist,

në këmbë s’paska mbetur!


Edvini me Boden,

një tjetër hu nguli,

s’e dimë këtë radhë,

kokën kush do uli!


Siç duket Edvini,

mund të bëjë ç’të dojë,

dhe s’ka mbetur kush,

që zërin ta çojë!


T’i thotë-ç’bën kështu,

more Beu ynë,

në karikaturë,

e ktheve partinë!


Shpirti luftarak,

me kohë është tretur,

dhe një burrë për be,

në parti s’ka mbetur!


S’kini parë gjë ende,

që Rama ka thënë,

po kuptohet qartë,

që për ne ka qënë!


Duket kot së koti,

grindet opozita,

Rama nga një nder,

po u bën përdita!


Tani po na duket,

si punë e bitisur,

super rrokullisjen,

Rilindja ka nisur!


A.DUKA

26 nëntor 2018