Përdoruesi diskutim:80.78.78.122
Shto temëDy fjale per Autorin
Prof. Pirro Prifti lindur me 24 tetor 1951, Tirane, mjek dhe pedagog. Pirro Prifti mban titullin Profesor Doktor në Shkencat Mjekësore. Aktualisht punon në Universitetin Europian të Tiranës si pedagog. Ka lindur ne Tiranë dhe është i martuar. Ka botuar shumë artikuj shkencorë e kërkimore mjekësorë brënda dhe jashtë vendit. Ka botuar dhe 7 tekste mjekësore për studentët dhe post-universitarët.
Megjithatë hoby i tij kanë qënë shkrimet. Ka botuar deri më sot me qindra shkrime, artikuj, përkthime, për politikën, fenë dhe për probleme social-ekonomike, dhe ka një aktivitet të dalluar në internet nëpërmjet Facebook & Twitter me debatet dhe shkrimet e tij.
Publicistika e zgjedhur, e botuar nga ana e autorit është përmblëdhur në tre volumet e mëparshme me të njëjtin titull. Volumi i parë është botuar në vitin 2012, volumi i dytë është botuar në vitin 2014 dhe volume i tretë është botuar në vitin 2016. Të tre volume kanë shkrime të botuar që nga viti 1996 e deri në vitet 2015. Volumi i fundit ka shkrime të botuara në gazetat shqiptare dhe kosovare të viteve 2015 dhe 2016. Pjesa tjetër do të botohet më vonë. Ka gjithashtu botuar deri tani 2 libra artistikë "Te penduarit" në vitin 2001 për të cilin ka patur vlerësime dhe debate të shumta, dhe "Buzeqeshje Hipokrite" në vitin 2007. Aktualisht është aktiv në analizat e problemeve politike, social-ekonomike, por veçanërisht janë te prekshme dhe debutuese analizët për problemet aktuale të shëndetësisë dhe të arsimit të lartë.
Me poshte po paraqet nje Replike me z. Naun Kule.
Ateisti Naun Kule ose lajthitja e një Intelektuali pa moral
Lexova rastesisht një shkrim të zotërisë Naun Kule me një titull skandaloz të datës 19 nëntor 2018 që për etikë nuk po e shkruaj ashtu si e ka shkruar ky palo intelektual titullin tek gazeta e respektuar DITA: `B…shiturit`.
Aty më përmënd emrin tim duke u shprehur në këtë mënyrë halucinante e denjë për një që sapo ka ndërprerë medikamentet psikiatrike:``.. Më i zellshmi në këtë lukuni grekomanësh, ishte një “profesor i shquar”, Pirro P., drejtues i Lidhjes së intelektualëve ortodoks, pranë Sinodit të KOASH-it i cili, në shkrimin kritik më akuzonte veç të tjerash edhe si mosmirënjohës ndaj Hirësisë të cilin, “Zoti desh dhe e solli mes nesh…?!”
Më çudit fakti që përse ky person nuk lexon as gazetat as prononcimet dhe problemet e KOASH -it për të cilat unë si individ kam shprehur sidomos në Promemorien e 25 tetorit drejtuar KOASH `Për vlerësimin e figurave të shquara klerikale të Shqipërisë, vendosjen e tyre në kalendarin orthodox`, por kryesore në Promemorie ishte kërkesa për mbledhjen e Sinodit nga ana e KOASH për të krijuar Komisionin për vlerësimin e këtyre figurave përfshi dhe shënjtërimin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Promemoria është e botuar me 25 tetor në disa gazeta dhe intelektuali i lajthitur mund ta lexojë që të kuptojë se kush jam unë.
Sigurisht shkrimi i z. Naun është plot të pavërteta e i mbushur me një mllef pleqëror alkolik, ku dominon sharja sepse fuqia e ka lënë, dhe siç thotë Shekspiri tek Hamleti: ``Alkooli të shton dëshirën por të thyen majën..`
Shkrime të tjera kundër personit tim intelektuali i lajthitur ateist Naun ka shkruar edhe tek Telegrafi e kudo, por mesa duket ky person i fsheh publikut një të vërtetë të hidhur, për të cilën unë kam shkruan në vitin 2013 tek gazeta Sot më 24 maj 2013.
Historia e këtij birboj i cili ishte ( dhe nuk e di nëse është) Kryetar i shoqatës Myzeqeja,, qëndron pikërisht në faktin se z.Naun Kule i u lut KOASH-it që të sponsorizonte një libër të tijin monografi me titull`` “Rrëfimet e Ardenicës”; dhe KOASH e ndihmoi për ta botuar. Në shkrimin tim të vitit 2013 me titull `Një përgjigje për Kryetarin e Shoqatës “Myzeqeja, ateistin Naun Kule`` unë shkruajta midis të tjerash: `A nuk është z. Naun Kule, autori i librit “Rrëfimet e Ardenicës” monografi, botuar me financimin e Kishës “së dashur të tij” Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë në vitin 1999 me ISBN 99927-639-1-4 për të cilën shpreh me pathos edhe falenderimet e tij? Nejse, kjo pak sa për ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit të shoqatës së nderuar “Myzeqeja”, që ishte ai që lëpihej në korridoret e KOASH-it, për të botuar librin dhe kontributi ju dha pa asnjë hezitim, edhe me miratimin e Kryepeshkopit, duke patur parasysh jo vetëm se z. Naun pretendonte se ishte ortodoks i mirë, por edhe se z. Naun duhej të ishte njeri i respektuar i Lushnjës e për më tepër një letrar prodhimtar. Nejse, kjo pak sa për ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit të shoqatës së nderuar.``
Por, (gjithmonë ka një `por`), menjëherë pasi mori sponsorizimin dhe pasi e botoi librin, z.Naun Kule papritmas e kapi kriza e nacionalizmit të sëmurë dhe nuk ka lënë shkrim pa botuar e pa sharë Kryepeshkopin, pra bamirësin e tij, dhe sigurisht këto sulme dhe sharje i ka justifikuar edhe nën hipokrizinë që ai na kërkoka një Kishë ku të jetë një shqiptar dhe jo një grek që nuk flet shqip; akuza banale dhe të rëndomta të një ateisti i cili nuk ka ardhur asnjëherë në kish për të parë se si flitet shqip aty dhe se si Kryepeshkopi ynë i nderuar flet shqip.
Por profesionin e shpifjes Naun e ka përvehtësuar aq mirë sa tani, në kohën e pleqërisë për shkak të mëndjemadhësisë dhe burracakllëkut nuk po e kupton se çfarë shpif quhet e vërtetë dhe anasjelltas. Zoti të cilin ai nuk e respekton, – e faltë për budallalleqet që shkruan.
Unë e pranoj që e kam përkrahur dhe e përkrah Fortlumturinë e Tij Anastas dhe kam shkruar se: ``Nëse Fan Noli e bëri Jezu Krishtin të flaës shqip, Kryepeshkopi Anastas e ringjalli Kishën Autoqefale Orthodokse nga vdekja e shkaktuar nga komunistët ekstremistë``, si p.sh., i nderuari z. Naun, që Zoti e faltë sepse unë e fal atë që më shan, por përgjigjen do jakthej që të kuptojë se ku ka gabuar.
Pra kush po e lexon këtë shkrim do të kuptojë se kush është `b..lëpirësi` me të cilin shkrim z. Naun ja ka futur vehtes sepse ka harruar që është ai kërkoi sponsorizimin i cili i u dha me shumë dashamirësi, por I ligu mbetet I lig edhe kur I bën mirë.
Shpresoj të mos shkruajë më herë tjetër `ëndra në sirtar`apo qiqra në hell`. Amen.
Welcome to this talk page
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikibooks the best that it can be. Use this page to start a discussion about the edits made from this IP address. What you say here will be public for others to see. Many IP addresses change periodically, and are often shared by several people.
Kjo është faqja e diskutimeve për një përdorues anonim që s’ka krijuar ende një llogari, ose i cili s’përdor të tillë. Ndaj na duhet të përdorim adresën numerike IP për identifikimin e tyre. Një adresë e tillë IP mund të jetë e përbashkët për një numër përdoruesish. Nëse jeni një përdorues anonim dhe jeni të mendimit se ju kanë ardhur mesazhe që s’ka punë me ju, ju lutemi, krijoni një llogari, ose Hyni, që të shmanget ngatërrim në të ardhmen me përdorues të tjerë anonimë.