Shko te përmbajtja

Përdoruesi:Filipipis

Nga Wikibooks

Demokracinë Shqiptare po e “bëjnë”njerëzit me dosje…

Në këto 24 vjet demokraci të lodhur për shqiptarët, loja me dosjet e sigurimit të shtetit, apo ligji i ilustracionit për pastrimin e figurave politike, ka qenë kthyer në një lojë tepër infantile. Për nga rëndësia e tij dhe serioziteti për një vend demokratik modern, ai është në një nivel me dhënien e pronave atyre që i takojnë, apo dhe me “shenjtërinë” e votës së lirë.. Kjo çështje e mbetur në sirtar, tepër e debatuar, dhe e vonuar në kohë dhe hapësirë nga ata që duan një demokraci të pastër dhe atyre që duan ta kamuflojnë pastërtinë sepse është në dëm të tyre nëse “hapet” e kanë pasur në dorë ta kthejnë atë në një “show” për ti hedhur hi syve masave gjatë fushatave, dhe për kredibilitet politik pragmatist… Janë ngritur deri më sot dy komisione parlamentare për çështjen e dosjeve të sigurimit, pra, për verifikimin e figurës së zyrtarëve të lartë shtetërorë, mbas hapjeve të dosjeve. Komisioni i parë ka qenë Komisioni “Mezini” i ngritur nga PD-ja dhe ai i dyti, më analitik ka qenë Komisioni “Bezhani” i ngritur nga PS-ja. Por shumë zhurmë për asgjë, si në një komedi shekspiriane... Dosjet nuk u hapën, ato qëndrojnë të mbyllura edhe sot e kësaj dite. Dhe nuk kanë për tu hapur kurrë! Në mos janë asgjësuar, përpunuar dhe manipuluar sipas interesave imediate.Përse e pengon hapjen e dosjeve politika shqiptare? Ka të drejtë të bëjë pyetjen ai qytetari i thjeshtë aq i përfolur kohët e fundit. Kush ka frikë nga hapja e dosjeve? Po a ekzistojnë më dosjet? Është vënë re rëndom në seancat parlamentare, që kur dikush nga deputetët hedh një kritikë për kryeministrin, pavarësisht se kujt ngjyre i përket ai, përnjëherë ai ngrihet dhe me një ton denigrues ia pret: “Shiko! Ri urte ti, se te njohim se kush je! Ta hapem dosjen! Jo po të mos kemi llafe pastaj…”. Dhe e gjitha kjo shoqërohet me një gaz cinik që duartrokitet nga pala e tij në unison. Por kur e merr pala tjetër përsëri e njëjta skenë përsëritet, “kërcënohet” me hapjen e dosjes, ai që tashme ka “ndërruar” rolin dhe është kthyer në akuzues… Publiku shqiptare që nga opinioni i politikanëve merret për leshko, e kupton se si “blihet” heshtja reciprokisht dhe e kupton se me kë ka të bëjë. Politikanët kujtojnë se po luajnë bukur nga kjo “lojë kungulleshke” pa arritur të kuptojnë se në opinionin popullor, në sytë e shoqërisë civile, por sidomos të ndërkombëtarëve kanë dalë zbuluar. Ata në radhë të parë demostrojnë mungesën e interesit për një demokraci të vërtetë dhe janë të interesuar vetëm për fasadën e demokracisë. Dihet se “dielli” i demokracisë nuk i ka “ngrohur” të gjithë njësoj, sepse demokracia e vërtetë distancohet nga e kaluara diktatoriale duke i bërë një analizë të thellë minuseve dhe pluseve të asaj kohe që kanë qenë në minorancë me minuset që përbenin shumicën... Si me dosjet luhet edhe me figurën e Enver Hoxhës, palët shpesh herë ja pasojnë njëra tjetrës në mënyrë qesharake. Duke harruar se mirë keq, Enver Hoxha mbetet një figurë historike, që duhet studiuar me paanësi, për të nxjerrë jo konkluzione të ngutura. Të “zihesh” për bustet e tij, ndërkohë që mentaliteti enverist mbartet nga një pjesë e mirë e “pluralizmit” të sotëm, është përsëri infantilitet, apo një anti-propagandë e dalë boje… Bota ruan në muzeume, figura pozitive dhe negative, sepse do s’do dikush, ata kanë qenë personalitete në kohën e tyre, mbasi kanë luajtur një rol në historinë e vendit te tyre. Është më e ndershme të thuhet se dosjet nuk duhet t’i hapim sepse jemi pjesë e tyre, por i tillë ka qenë sistemi, dhe ne distancohemi nga ajo kohë, duke ia lënë historianëve jo partiakë ti vënë “pikat mbi i” siç thotë populli. Kjo do ishte më e besueshme dhe do ti rehabilitonte edhe ata që ju ka dalë “pseudonimi” sheshit në mënyrë joligjore në publik, se sa të luhet pafundësisht me fajësinë duke i dhënë ngjyrat e pafajësisë me forcën e pushtetit. Demokracia e vërtetë, presupozon në vetvete drejtësinë e munguar. Ajo është për slloganin: “Të dëshmohet për të vërtetën dhe vetëm për të vërtetën!? Demokracia e vërtetë është një akuzë për një sistem të tërë të ngritur mbi arbitraritetin, dogmën dhe injorancën, mbi parazitizmin dhe vanitetin e fshehur pas ligjeve të ashtuquajtura “shtetërore”. Dhe kjo nuk do të thotë se ndodhi dje, dhe nuk mund të ndodhë sot… Që demokracinë e sotme po e bëjnë njerëzit me dosje, këtë e vërteton vetë mos hapja e dosjeve dhe loja e shëmtuar me to... Po Rilindja?! Saturday, February 22, 2014 - 10:

Leon QAFZEZI

Prevalencat mitologjike te gjuhes shqipe,bejne te paprekshem substratin e saj gjenetik… Mbijetesa e gjuhes shqipe ne shekuj,sidomos mbas trusnise se njohur historike 500 vjecare qe filloi me vdekjen e Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbej,tregon fare qarte substratin e saj gjenetik te lidhur me mitologjine… Erozioni qe u perpoq ti sillte asaj pushtimi ottoman,koherat plot trazira,kane qene tejet siperfaqesore ne kohe dhe hapesire,sepse ato nuk kane mundur te depertojne ne genin e saj. Eshte e vertete qe ajo si nje “magme”ka thithur dhe absorbuar ne periferi te saj mjaft huazime sidomos turqizma te cilat vijne deri ne ditet tona,por keto jane si nje ‘trend”qe nuk ia prishin asaj lukun original,”parfumin” qe i buron nga aroma e memedheut qe e lindi,rriti dhe e pershtati ndaj stuhive te kohes,pa mundur t’ja hiqte sharmin…Kaq e vertete eshte kjo sa gjuhetare nderkombetar e kane quajtur si “gjuhe te perendishme””burim ari filologjik”E pra dihet qe ari di ti rezistoje kohes pa e humbur ngjyren dhe vezullimin verbues,ai nuk mund te tjetersohet ne bronx se keshtu do dikush…Fatkeqesia me nuance tragjike eshte se vete shkencetaret shqiptare nuk ia dine aq sa duhet vlerat kesaj gjuhe qe u ka mesuar nena,vete akademiket shqiptare tregohen skeptike ndaj kesaj potence qe posedojne si nje dhurate perendie..Ata imagjinojne ta transformojne ate ta denatyrojne,duke treguar se gjer ku u mungon aresyeja..Te merresh sot me zhvendosje dialektesh duke u dhene prioritet artificialisht,arbitrarisht njerit dialekt ndaj tjetrit,do te thote te perpiqesh te deformosh natyrshmerine dhe organicitetin e nje gjuhe te shtrire ne kohe dhe hapesire e cila e ka gjetur shume mire veten,edhe ne planin demografik te vendit qe sot perbeka “shqetesim” per keta shkencetare.. Kjo do te thote te mos njohesh dhe te kuptosh polisemantizmin e figurave dhe motiveve gjuhesore nga ku kjo gjuhe ka lindur,eshte rritur dhe eshte zhvilluar pavaresisht simbiozave qe koha kerkonte ti impononte…Ajo flet per nje te moskuptuar te shtrirjes se saj jo ne forme lineare,por te thyer dhe te imponuar nder te tjera edhe nga vete relievi malor i vendit.. Gjuha shqipe standarte ka ardhur si rrjedhoje e vete zhvillimit intelektual te popullsise.Sado te imponohen gjuhetaret apo akademiket ne fjalore,studime,peticione,apo referendume per te krijuar mundesine e dy standarteve artificiale apo per te zhvendosur dialektet,per te bere qe fushori te flasi si malesori apo anasjellats,nuk kane per t’ja arritur dot..Pikerisht per hir te ketyre dy “standarteve”,sepse tjeter standart ka ne vetvete gjuha shqipe dhe tjeter standart kane akademiket,jane si dy vija paralele qe nuk takohen kurre,ato nuk kane lidhje njera me tjetren…Gjuha shqipe ka tjeter infrastrukture… Shqiptari,do vijoi te flase dhe te shkruaj gjuhen e memes,jo duke u bazuar ne keto lloj fjaloresh apo “studime” qofshin,sepse gjuha e tij ka baze puridimensionale tek ninullat,kenget e kreshnikeve,perrallat,folklori i pasur,ajo i ka rrenjet thelle ne mitologji..Ajo i ka rrenjet ne lufterat per ekzistence qe populli shqiptar ka bere ne shekuj,perpjekjet per ta trasfiguruar ate qellimisht,eshte sikur te kerkosh te kthesh mbrapsh dallget e historise,kjo tingellon donkishoteske… Transformimet per gjuhen shqipe standarte,pra per ta irracionalizuar ate,jane gjithashtu perpjekje te deshperuara per te arritur te deformojne genin e saj,autoktonine e saj..Hedhja ne diskutim e tyre deri ne nje”referendum”jane qesharake,ato reflektojne jashte deshires se autoreve tjeter gje,qe nuk ka te beje fare me shkencen e gjuhes shqipe,por me alibin e saj..Ato reflektojne amatorizem provincial,a ndofta nje strategji te huazuar per te mbjelle kaos,mjergull dhe per ta demtuar sado imazhin e saj si nje ikone e konstitucionalitetit shpirteror te nje populli dhe nje kombi te vjeter,ndofta nga me te vjetrit ne Europe!Nder te tjera pervecse duken tendencioze,ato reflektojne gjithashtu pervece mungeses se seriozitetit shkencor qe pretendojne te kene edhe nje fryme zhgenjimi ndaj vete atyre akademikeve qe pretendojne se ruajne dhe studiojne vlerat e kesaj gjuhe. Leon Qafzezi

7 months ago