Shko te përmbajtja

Nuk mund të arrestohet kush me ato përgjime qesharake!

Nga Wikibooks

Përgjimet e Dakos,

duken si fatale,

po aty nuk ka,

prova kriminale!.



Vangjushin s’e dua,

po e them direkt,

se për një premtim,

s’më ndenji korrekt!.



Thjeshtë dua t’ju them,

se s’e kam një mik,

po kjo s’ka aspak,

interes publik!.



Atë interes,

vë në plan të parë,

si përdoret media,

njerëz për “të vrarë”!.



Se ka ditë me radhë,

kazani s’pushon,

një bisedë normale,

e amplifikon!.



Për mjedisin tonë,

ajo është normale,

edhe pse trajtohet,

sikur ka skandale!.



Fletët e arrestit,

tjetër kush i mbushi,

dhe njerëzit e krimit,

s’i zbulon Vangjushi!.



Gjeni një njeri,

në vatanin tonë,

që me një të krimit,

s’ka bërë telefon?!.



Po i them me takt,

kazanit të lodhur,

rastësisht-me njërin,

gjithkujt i ka ndodhur!.



Edhe për kaq gjë,

në burg po të shkonin,

as njëmijë burgje,

këtu s’do mjaftonin!



As dhe njëmijë burgje,

këtu s’do mjaftonin,

po SHQUPI synon,

të mpijë opinionin!.



Po përdor çdo mjet,

të arrijë qëllimin,

se i gjithë pushteti,

është lidhur me krimin!.



Këtë opozita,

e ka për detyrë,

po nuk mund të bëjë,

lojë kaq të ndyrë!.



Mbasi individi,

anatemohet,

i caktohet dita,

kur do arrestohet!.



Në çdo gjysmë ore,

del një budalla,

dhe na thotë me ton,

radhën kush e ka!.



Kur e sheh se s’gjen,

gjithandej skandale,

sajon poshtërsira,

të tipit “Babale!.”!.



Dhe meqë Babalja,

ende s’është gjykuar,

Babale të rinj,

kanë promovuar!.



Do ta rrisi ritmin,

Shtëpia Qëndrore,

se kemi në derë,

fushatën zgjedhore!.



Tani kë të mundin,

ata akuzojnë,

që në zgjedhje prapë,

të mos konkurrojnë!.



Se Dakua në Durrës,

nëse kandidon,

Socialistja-Durrësin,

sërish e fiton!


A.DUKA

5 Nëntor 2018