Shko te përmbajtja

Nuk bëhen me të vjedhur Tridhjetëmijë vota diferencë!

Nga Wikibooks

SHQUPI-LSI-ja,

të mbytur në flamë,

burgun e Vangjushit,

e kanë bërë reklamë!



Të gjithë sa dalin,

detyrën e dinë,

me burgun e Dakos,

e mbyllin fjalinë!



Me burgun e Dakos,

e mbyllin fjalinë,

si presion i hapur,

mbi prokurorinë!



Kush s’mund ta kuptojë,

gurgulenë e madhe,

kur vendi do shkojë,

në zgjedhjet lokale!



SHQUPI do ta shtojë,

më shumë katrahurën,

dhe gjithë lufta bëhet,

për kandidaturën!



Me presione-Dakua,

në burg nuk do shkojë,

po gjithë lufta bëhet,

të mos kandidojë!



Këtë herë fitoren,

ja paskan dhuruar,

po dy herë të tjera,

pse thellë ka fituar?!



Po dy herë të tjera,

si vallë është zgjedhur,

ne e dimë kush shquhet,

këtu për të vjedhur!



Them aty-këtu,

vidhet ndonjë votë,

po tridhjetë mijë,

askush s’i vjedh dot!



Po vazhdon avazin,

Mona dhe Lulashi,

se votat janë blerë,

me para hashashi!



Bjeri-Luli bjeri,

ti culës dyjare,

tyja dyqind mijë,

s’të votuan fare!



Me vjedhje aspak,

nuk u bë hataja,

se PS-ja mori,

veç votat e saj!



Normal nga të vetët,

fitorja do vinte,

se votat e saja,

nuk kish pse t’i blinte?!



Kështu llogaritë,

bëhen konkretisht,

gjithë të tjerat ç’thuhen,

janë përralla me bisht!



Nëse Edi Rama,

s’bën më marrëzira,

për PS-në do ketë,

prapë lajme të mira!



Kosto negative,

do të ketë Mit’hati,

nëse :”Ulni kokën!”,

do vazhdojë I Gjati!



Këta që kokëulur,

i do kryetari,

për votat gjithmonë,

kanë qënë hambari!



Nëse ky hambar,

nesër do mungojë,

Rama me të vetët,

në pikjatë do shkojë!



Nëse kjo do ndodhë,

direkt prej Lulashit,

do “të vërtetohet”,

leku i hashashit!



Koha për pushtetin,

rrallë herë punon,

reklama e Dakos,

vazhdon e vazhdon!


A.DUKA

24 nëntor 2018