Shko te përmbajtja

Një dorëheqje ministri nuk ndryshon asgjë për opozitën!

Nga Wikibooks

Në Tiranë dukej,

se kish rënë rrufeja,

Rama po shpërndante,

teserat e reja!


SHQUPI u përmbyt,

nga një entuziazëm,

sa të gjithë kaluan,

gati në orgazëm!


Rama me urgjencë,

Xhafën zëvendësoi,

por tek opozita,

kjo asgjë s’ndryshoi!


Pamvarsisht se ç’ndodhi,

me Xhafën tamam,

opozitë e lodhur,

kot që bën ham-ham!


Se dhe pse nuk është,

një i preferuar,

Xhafa prapë mbetet,

një burrë i nderuar!


Këtu nuk ka ndodhur,

hiç ndonjë hata,

as miniakuzë,

për Xhafën nuk ka!


S’e di pse u ngritën,

bujshëm ato kore,

ngjarja u trajtua,

si superfitore!


Sido që të flasim,

me takt-a pa takt,

një dorëheqje s’është,

asnjë gjë në fakt!


Nuk është fundi i Botës,

as i qeverisë,

kot që xha Saliu,

i bie borisë!


Kot që për marrshim,

gjëmuan fanfarat,

dhe gjer në zenith,

u ngritën të sharat!


Për ne që e njohim,

s’është fare çudi,

pse ka politika,

kaq shumë ligësi!


Pamvarsisht se iku,

Xhafa në mëngjes,

po “Forca e Ligjit”,

qe super sukses!


Këtë që do them,

s’e them vetëm unë,

ky që solli Rama,

ç’mund të bëjë më shumë?!


Ne duam gjithnjë,

që të ulen krimet,

po këtu do jemi,

do shohim zhvillimet!


Ditën për të ikur,

Xhafa vetë e zgjodhi,

ndaj kjo kujë korbash,

nga SHQUPI na lodhi!


Arben Duka

29 tetor 2018