Një dorëheqje enigmatike!..
Qe krejt i papritur,
hedhje e këtij hapi,
sa në befasi,
të gjithëve na kapi!.
Dorëheqje të tilla,
kanë ndodhur dhe ndodhin,
shpifjet-thashethemet,
këdo mund të lodhin!.
Po prapë një çudi,
ka tek zoti Fate,
se “Forca e Ligjit!.”,
ka shumë rezultate!.
Opozita thotë,
se po i shkon vaj,
dhe këtë e quan,
fitore të saj!.
Ndonjë gjë më tepër,
s’them dot dhe të dua,
Rama-apo Xhafa,
s’dimë kush u dorëzua!.
Lajmi hë për hë,
po kalon në heshtje,
por them-se për Xhafën,
do ketë një marrëveshje!.
E them a s’e them,
kjo s’është çështje trimi,
po shpejt e shumë shpejt,
do t’i dali tymi!.
Kanë një marrëveshje,
Luli dhe Edvini,
ndaj dhe LSI-së,
po i ikën PINI!.
LSI ka mbetur,
aq e befasuar,
saqë gjer tani,
nuk është prononcuar!.
Sepse LSI-ja,
veten hiç s’e gjen,
tek këshilltar Lleshi,
që ministër vjen!.
Për Ramën akoma,
të shumtit s’e dinë,
nëse ka filluar,
të çmontojë partinë?!.
Për sot le ta mbyllim,
ashtu si përherë,
shëndoshë manastiri,
se ka kallogjerë!
A.DUKA
28 tetor 2018