Shko te përmbajtja

NUK THINJET POLIFONIA!

Nga Wikibooks

Rrëzohen në shekuj,

kështjellat me gurë,

po kënga dhe fjala,

nuk rrëzohet kurrë!



Thinjen edhe malet,

në dëborë e erë,

po polifonia,

s’thinjet asnjëherë!



Kjo është këngë e jetës,

kjo është këngë e Tokës,

shqiptarët e kanë,

si Kartën e Kokës!



Herë zjarr e dallgë,

herë fllad e pekule,

në lëndinë të saja,

mbjellim nga një lule!



Ti je e bekuar,

moj polifoni,

asnjë vend s’e ka,

të tillë mrekulli!



Si zjarr të pashuar,

këngën do ta ndez,

shkon polifonia,

nga brezi në brez!


A.DUKA