Në vitet ’50, “Perëndesha e bukurisë” e regjistruar në pllaka gramafoni
Pamja
Kori “Lira” dhe këngët qytetare korçare vazhdojnë të mbeten një thesar kulturor për identitetin e qytetit të Korçës.
Koleksionisti Niko Kotherja tregon për Top Channel se një nga këngët më të njohura të grupit “Lira”, “Perëndesha e bukurisë” është regjistruar në vitet 50 në pllaka gramafoni.
“Regjistrimi që me 12 zërat themelues të këtij kori është bërë rreth viteve 50-60, dëshmon emancipimin e kohës”, shprehet Niko Kotherja, studiues historie.
“Perëndeshë e bukurisë” është një këngë himn, e cila ka nisur të këndohet prej mëse një shekulli dhe vazhdon të dëgjohet dhe interpretohet edhe sot.
26 Gusht 2018