Në kujtim të operatorit të 27 filmave shqiptarë, Ilia Terpinit

Nga Wikibooks

Operatori Ilia Terpini ka realizuar disa nga filmat më të mirë të kinematografisë shqiptare dhe tani pas vdekjes së tij, i biri ka menduar të mbledhë dhe të tregojë gjithë punën e të atit.

Në studion e tij, Zhan Tërpini ruan një pjesë të aparateve të shumta të të atit, kaseta xhirimesh, apo dhe të filmave të vjetër.

“Këto janë një pjesë e aparateve apo arkivit që ka përdorur babi prej vitesh, mirëpo tani kur i shikon kështu në këtë lloj mënyre si të heshtura si të fjetura duket sikur kush do t’i përdorë këto më tej”, thotë Zhani Tërpini për Top Channel.

“Ai thonte unë jam 20 vjeç, 30 vjeç. Por këtë moshë ai e mbajti tërë jetën derisa ndërroi jetë. Mund të them që babai im ishte aktiv. E kishte si fiskulturë momentin që xhironte”, tregon ai më tutje.

Mjeshtri i detajeve la pas rreth 27 filma artistikë, e shumë dokumentarë. Një pjesë e mirë e xhirimeve të tij nuk janë shfaqur ende, por i biri premton t’i futet një pune seleksionuese për një muzeum kushtuar atij.

“Duke parë dokumentet dhe arkivin e babit, një pjesë janë të shkruajtura dhe pjesa tjetër jo. Duhet bërë një seleksionim nga ana ime, që mbasi të zgjidhen të tëra të zgjedh pjesët më pikante dhe pjesët që nuk janë shfaqur, dhënë apo dokumentuar”, shprehet Zhani.

Sipas tij, qëllimi është shumë i thjeshtë; “Brezi i ardhshëm të shijojë punën e një krijuesi.”

Në vitet ’20, Ilia Tërpini zbuloi dashurinë e tij për objektivin. Ndërkohë që sot, ai i ka lënë vendit si pasuri kinematografike filmat e njohur “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjëtorja” dhe “Flutura në kabinën time”.


13 Gusht 2018