Shko te përmbajtja

Në ato viset e mia…

Nga Wikibooks

Në ato viset e mia…

Në ato viset e mia,

bekuar prej Perëndie,

në Labovë e në Labovë,

kush më çon e kush më bie?!.



Në ato viset e mia,

trëndelinë në çdo fije,

në Labovë e në Labovë,

kush më çon e kush më bie?!.



Në ato viset e mia,

në Çajup e në Odrie,

në Labovë e në Labovë,

kush më çon e kush më bie?!.



Në ato viset e mia,

nëpër kroje-nëpër hije,

në Labovë e në Labovë,

kush më çon e kush më bie?!.



Në ato viset e mia,

Hënën me dorë e zije,

në Labovë e në Labovë,

kush më çon e kush mé bie?!.



Në ato viset e mia,

yjet me filxhan i pije,

në Labovë e në Labovë,

kush mé çon e kush më bie?!.



Në ato viset e mia,

në Labovë e në Odrie,

ku dhe guri-ku dhe druri,

flasin fjalë dashurie…



Në ato viset e mia,

plot me mjaltë e ëmbëlsirë,

në Labovë e në Odrie,

do të vdisja me dëshirë!…


19.04.2003

Arben Duka