Muzika/Etj./20/10

Nga Wikibooks
< Muzika‎ | Etj.‎ | 20

Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Kjo fletë përmbanë terme që shërbejn për përkthime nga muzika (gjermane-gjermanishtja) në shqip.
termet mund të kenë edhe kuptime tjera, por unë këto i mësova/lexova.

A[redakto]

    • Absolute Musik - Muzik, që qëndronë në vete si "formë lëvizëse tonike" (E. Hanslick) dhe që për dallim nga muzika e programuar dhe muzika e praktikuar nuk është e lidhur për asgjë jomuzikore (ndër tjera: vjersha, vallëzim).
  • w:de:A cappella - {Kor} Këndim pa përcjelle nga veglat muzikore.
  • w:de:Accompagnato - formë e shkurtë për Recitativo accompagnato.
    • Accompagnement - përcjelja instrumentale e një melodie të zërit.
    • Akkord - bashkë tingëllima e së paku tre zërave me lartësi të ndryshme zëri.; sipas kuptimit të mësimeve të harmonisë klasike, forma themelore e Akkoed-it përbëhet nga zëri themelorë, nga Tert-i dhe nga Quinte, në C-Dur po ashtu në zërin C-E-G; po nëse zërat e këtij, të ashtuquajturi akord themelorë ndërrohen ashtu që zëri themelorë shtyhet lartë (E-G-C) e gjatë kësaj ndryshojnë intervalet e mardhënieve, atëherë flitet për Sextakkord; po nëse Quinte-i burimorë tenton si zë më i thellë (G-C-E) atëherë krijohet i ashtuquajturi Quartsextakkord.
  • w:de:Aleatorik - (nga lat. alea: zari kubik} Term na muzika e re: Pjesë të një vepre që mbesin tek kompozitori ose shfaqja i lihet rastësisë.
  • alla breve - dhënia e taktit, që tregon se njësia numerike gjegjësisht e ramja themelore e dirigjentit tek 4/4 e taktit nuk është e katërta por duhet të jetë gjysmë nota. Me çka krijohet një tempo e rrjedhëshme por që nuk do të thotë gjitësesi të jetë e shpejtë.
    • Allemande - nga frëngjishtja, danse allemande (=vallëzim) së pari ishte temë për tregimin e vallëzimit gjerman i cili më vonë u kthye si pjesë e një Suite që zëvendësonte Pavane-t, me një vallzim obortar mendjemadh e të ngadalëshem.
  • w:de:Alt - zëri i dytë më i lart një rradhë me katër zëra; Sot, zakonisht zëri i thellë i femrave, në të kalueren për këtë qëllim merreshin çuna, burra ose hadumët.
  • w:de:Alteration - zmadhimi ose zvoglimi i një toni për një gjysmë hapi të tonit; rezulltati i saj është Chromatik. Shiko Chromatic.
  • w:de:Altus - Zëri Alt i luajtur(imituar) nga një mashkull.
  • w:de:Arie - pjesë e këndimit solo, e mbyllur në vete nga një farë zgjerimi , shpeshë tripjesëshe.
  • w:de:Arioso - pjesë e këndimit solo e përcjelur nga orkestra pa ndonjë formë të dukshme me ariosen dhe elemente recitative.
  • w:de:Atonaliteat - muzikë që nuk ka lidhje në ndonjë lloj toni qendrorë dytësorë, i cili është shmangur me vetëdije në atonaliteat-in rigorozë.

B[redakto]

  • w:de:Bass - zëri më i thellë (mashkullor) në radhën katër zëshe.
  • w:de:Bassbariton - Bariton i thellë me karakter të basit.
  • w:de:Ballad Opera - formë e hershme e Operette-s angleze:
  • w:de:Bariton - zë i mesem mashkullor në mes të Tenor-it dhe Bass-it
  • w:de:Belcanto - këndim i bukur, këndim ideal, te i cili kualiteti i dhënjes së zërit ka përparsi para kuptueshmërisë së tekstit dhe kënaq shprehjen dramatike.
  • w:de:Bitonaliteat - përdorimi i njëkohëshem i dy lloj zërash.
  • w:de:Buffo - (ital.: përqeshëshe, komike) Shprehje treguese për një këngëtarë me shkollim të plotë (për dallim nga komiku) i cili luanë në një rol komik.
  • w:de:Buffo-Oper - emërtimi gjermanë për Opera buffa (shiko atje)

C[redakto]

  • w:de:Cantus firmus - luajtja e zërit udhëheqës, të një melodie (Choral-e) veqëse ekzistuese më parë (më së shpeshti me vlera të larta të notave), nga e cila rrjedhin me harmoni zërat tjerë në një vepër me shumë zëra.
  • w:de:Choral- buronë nga këndimi i njëzëshem gregorian, më vonë kënga kishtare protestante e kënduar nga shoqëria në gup së bashku.
  • w:de:Choroper - Oper, në të cilën Chor-i është bartësi kryesorë i veprimeve (ngjarjes).
  • w:de:Chromatik -
  • w:de:Ciacona (Chaconne) - form muzikore e cila ndërtohet mbi Bass të ripërsëritur disa herë gjegjësish i ndërtar mbi një skemë harmonie.
  • w:de:Cluster - hardhi zërash; Akkord i zërave të dendur e nikoqire të cilët zakonisht nuk mund të dëgjohen të vetmuar.
  • w:de:Comédie-ballet - shfaqja e një komedie të folur kasike nëpërmjet një numri të pjesëve muzikore (Arie, Rezitative, Tanznummern).
  • w:de:Commedia lirica - (ital.:komedi lirike) shprehje për të treguar një rastë të veçantë kur opera komike (G. Verdi Falstaff) kufizohet nga Opera buffa
  • w:de:Countertenor - shprehje angleze, treguese për këngëtarin i cili nëpërmjet zërit të kokës arrin deri në Alt ose në gjendje Sopran-e. Për të arritur këtë duhet që mundësisht ndërrimi i Register-it të mbetet i pa prekshëm.
  • w:de:Couplet - (fran.: strofa) vjershë me shumë vargje ose Chanson (posaqërisht në Operette dhe Kabarette); anash saj edhe futja në një referent të një Rondos-it.

D[redakto]

  • w:de:Da-capo-Arie - lloji më i rëndësishëm i Arie-ve në operat dhe Oratorium-et e shekullit XVII dhe XVIII; Me da capo (ital.:nga para) ose D.C tregohet shënimi në fund të pjesës B të një Arie-te, përsëritja e pjesës A ashtu që krijohet forma tri pjesëshe A-B-A'- . Ku, pjesa A (në italisht Da-capo-Arie) nënshtrohet disa herë, zakonisht nëpërmjet futjeve instrumentale të ashtuquajtura Riornelle.
  • w:de:Diatonik - marshimi i plotë i zërave me gjysmëm e hapit të hapit të zërit udhëheqës (shtatë shkallësh); për dallim nga zëri udhëheqës kromatik {dymbëdhjetë zërësh}.
  • w:de:Dissonanz - për dallim nga Konsonanz-a, shprehje për të treguar diçka fërkuese d.m.th bashkë tngëllim, që e zërave që nuk shkojnë ose që nuk shkrihet aspak në një.
  • w:de:Dodekaphonie - shprehje nga greqishtja që tregon muzikën dymbdhjet zëshe. Shiko atje.
  • w:de:Drame héroique - (fran.:dramë heroike)
  • w:de:Dramma giocoso - (ital.:dramë ahengu, argëtimi). Me Dramma giocoso in musica tregohet Bufo-Oper-a italiane (posaqërisht tek Libretti von C. Goldoni), por edhe tek W.A. Mozart-i (Don Giovanni).
  • w:de:Dramma per musica - (dramë me muzikë) edhe si Dramma in musica në italishten e folur në shekullin XVII dhe XVIII. Po thuaj se identike me shprehjen 'Oper (ku dominon përmbajtja serioze). Më vonë u përshtatë për të treguar Kantate-t botërore.
  • w:de:Duett - dy solo këndues; veqanërisht në opera paraqiten si çift i dashuruar.

E[redakto]

  • w:de:Epilog - (gre.:Përfundimi i një fjalimi). Pas loja në drama dhe opera.

F[redakto]

  • w:de:Falsett - zëri mashkullorë i kokës (gjendja Sopran ose Alt-i)
  • w:de:Favola in musica - (ital.:gjëgjëzë në muzik) nga gjinia letrare favola, treguese për operen italiane (C. Moneverdi, Orfeo).
  • w:de:Finale - përfundimi i një skene ose një akti ose të veprës në tërsi, në të cilat pjesë figurat (e personazheve) kryesore paraqiten si një ansambel, shpeshë së bashku me Chor.
  • w:de:Fuge - teknik e vlersuar lart e kompozicionimt polifon, tek e cila i gjithë kompozicioni rrjedhë nga një Thema (Dux) e vetmume; nëse është shfaqur, atëher zëri i dytë e futë (në distancë prej një Quinte ose Quarte) Them-ën përsëri (pra tani thirret Comes). Kështu që Comes-i dhe nisja e temës hyrëse (Dux) e përcjellin njëra tjetrën në harmoni.; Fuge-ja me dy Thema quhet Doppelfuge.

G[redakto]

  • w:de:Grand opéra - (fra.: Oper e Madhe) tip i operës franceze të shekulit XIX e ndikuar veqanërisht nga Spontini dhe Meyerbeer-i (në Gjermani u përvetësua si Grosse Oper); Veçori dalluese të saj, nga Drame lyrique, është nevoja (puna) shumë më e madhe për ndërtimin e kësaj (të madhes}.

H[redakto]

  • w:de:Harmonik - në kuptim të përgjithëshëm: gjithësia e sistemeve rendore të muzikës, që ndahen me nga një dallim në mes të Konsonaz-es dhe Dissonanz-e; në kuptim të ngusht, tingëllima e përbashkët dhe e renditur e zërave; Akkorde-t dhe lidhjet e tyre në mes veti.
  • w:de:Haut-Contre - zëri më i lart i burrave (gjendja Alt) në muzikën vokale franceze të shekujve XVI-XVIII. (Shiko dhe Countertenor)
  • w:de:Historische Oper - oper me shtjellime historike të politikës (është për t'u dalluar nga operat me shtjellime mitike dhe ato që shtjellojnë të tashmen)
  • w:de:Hosenrolle - roli mashkullor në një oper që luhet nga një femër.

I[redakto]

  • w:de:Imitation - shpreje nga mësimet Kontrapunk: Zëri i rradhës pason me radhë me të njëjtin motiv dhe temë.
  • w:de:Instrumentales Theater - koncept i Neue Musik-ës, tek i cili vetë bërja e muzikës tematizohet si akt teatral;
  • w:de:Intermezzo - futje e pjesës instrumentale në mes dy akteve ose skenave; në të kaluern merrej si pjesë në vete argëtuese e bynës që futej mes akteve të operave të mëdha.
  • w:de:Intervall - largësia mes dy zërave.

K[redakto]

  • w:de:Kammeroper - oper e përpiluar për pakë vetë dhe që shfaqet pa ndonjë mund të madhë për ndërtimin e bynës; zakonisht me orkestër të vogël dhe pa Chor.
  • w:de:kantabel - këndueshem, e këndueshme.
  • w:de:Kantate -
  • w:de:Kantor - muzikanti përgegjës për nevojat e shoqërisë së një kishe, zakonisht Organ-sti dhe dirigjenti i Chor-it.
  • w:de:Kanzone(Canzone) - në gjuhen e përdoru tek bynat e operës, lloj kënge Arie, që shpeshë gjendet në form të një strofi.
  • w:de:Kastrat - Në kohën e Barock-ut, çunat i bënin hadum, me qëllim që të ndalonin thyerjen (ndryshimin) natyrorë të zërit; disa të Kastrat-uar që merrnin mësime të mira, zëri i tyre deri në moshë madhore sillej rreth hapësirës Sopran-e. Kastrat-ët zakonisht ishin aktorët kryesoë në Opera seria; Sot, roli i tyre këndohet ose nga femrat, ose nga çunat apo edhe nga Countretenor-ët.
  • w:de:Kavatine - (edhe Cavatine): për tu dalluar rëndë nga Arie-a. Me tendenca më të thjeshta, më të shkurta dhe më qetësuese se forma Arie. Shpeshë dy pjesësh.
  • w:de:Klavierauszug - Paritur e thjeshtë, e nierrur me qëllim studimi; Përmbledhje në të cilën janë të përmbledhura dy sisteme pianosh, e në të cilën janë të shkruar vetëm zërat e këndimit dhe pjesa e anës orkestrale.
  • w:de:Koloratur - veqimi i një melodie (të këndimi) nëpërmjet një rahe me nota befasuese.
  • w:de:Koloratursopran - Sopran-isti me një zë açik të lartë dhe të luhatëshme e që disponon Trimbe të çeltë. Është në gjendje të përdoret në Passag-a dhe shënime virtuoze në gjendje të lartë (Koloratur-a)
  • w:de:Komische Oper - oper argëtuese gjermane me një fund fatlumësh
  • w:de:Kontrapunkt - teknik e kompozimit, gjatë së cilës zërat veç e veç përdoret në mënyrë melodike vetëvetiu, d.m.th nuk ka zëra të pastër përcjellës apo zëra plotësues, që (si në Homophonie) shërejnë vetëm për formën gjegjësisht për kompletmin e akordit.
  • w:de:Kontratenor - gjermanisht për Countertenor (shiko atje)

L[redakto]

  • w:de:Leitmotiv - motiv i veçantë (shiko atje) që i caktohet një ngjarje apo një personi.
  • w:de:Libertto - (ital.: doracak, libërz) Libër tekstesh të një opere apo Operette.

M[redakto]

  • w:de:Madrigal - në përdorim të përgjithësh gjuhësorë, pjesë e kundërt e Motette-s ne ndërtim të ngjajshëm por me tekst botërorë.
  • w:de:Melodram - formë e dramës, në të cilën veprojnë muzika dhe fjalët e folura; Në raste të shumta, teksti flitet nga një zë i lartë apo ritem i zërit por deklamentohet edhe si e folur dhe e kënduar (p.sh. tek A. Scheonberg Pierrot lunaire).
  • w:de:Mezzosopran - zë i mesëm i femrës, në mes të zërit Sopran dhe Alt.
  • w:de:Modulation - formë artistike e kalimit nga një lloj zëri në tjetrin.
  • w:de:Monodie - solo këndim; zëri i një të vetëmuari nën përcjelljen e thjeshtë dhe të tërhequr instrumentale, që sjellë në sipërfaqe domedhënjen dhe theksimin e çartë të tekstit.
  • w:de:Motette - në kuptimin klasik, një vepër shpirtërore (krijuese) e Chor-it, në të cilën pjesët përbërse të tekstit duke u imituar tonizohen.
  • w:de:Motiv - njësi, një radhë e shkurt zëri që është bartëse e vlerës më të vogël muzikore; disa motive krijojnë Melodien ose Themanë.
  • w:de:Musical Comedy - emri zyrtar i Musicals-eve: gjini amerikane e shekullit XX, në të cilën lidhen veprimi, këndimi dhe vallëzimi në një mënyrë klasike në një pjesë dy aktëshe.
  • w:de:Musical Play - për na madhësia dhe kuptimi i përgjithëshem, e njëtë me Musical (Comedy).
  • w:de:Musikdrama - për dallim nga një shfaqje opere, është e kompozuar pa ndonjë tekstë ndërmjetësues të folur dhe pa kufizime nga Rezitativ-i dhe nga Arie apo forma tjera të mbyllura.
  • w:de:Musiktheater - të gjitha gjinit e muzikës vokale të pregatitura për shfaqje.

N[redakto]

  • w:de:Neue Musik - (edhe Musica nova, Avangarda muzikale). Përdoret shpeshë, mirëpo nuk është term i pa përkufizuar që përfshinë gjithësinë e drejtimeve muzikore të shekullit tonë. Kopozitorë e kësaj, mundohen të krijojnë mbi dhe në bazë të saj d.m.th brenda hapsirës së muzikës artistike që lejojnë mjetet shfaqëse dhe zgjerimi i teknikave ekzistuese; shembull klasik për këtë është futja e toneve të krijuara në mënyrë elektronike.
  • w:de:Nummernoper - e veçuar nga pasimet me pjesë të mbyllura në vete si Arie-t, Ceohr-et, Ballette-t etj.

O[redakto]

  • w:de:Opera aperta - (ital.: vepër (artistike) e hapur). i përgjegjet falës angleze Work in Progress. (shiko atje)
  • w:de:Opera buffa - oper argëtuese italiane. U krijua si Intermezzo e Opera seria-së.
  • w:de:Opera di mezzo carattere - (ital.: oper me gjysmë karakteri) sikurse semiseria (oper gjysmë serioze) në mes të operave të zhvendosura Buffa dhe Seria.
  • w:de:Opera seria - gjini e operes serioze italiane me materie antike, mitologjike ose histotike; Për dallim nga Opera Buffa; Krye gjinia e operes Barock-ane, idealisht tipike është e rradhitur në pesë akte, nga ana muzikore e dëftuar nga pasimi Rezitativ dhe Da-capo-Arie.
  • w:de:Opéra-comique - për dallim nga opera Buffa, as sesi nuk qëndron si gjini e operës argëtuese franceze, tek kjo copa muzikore është e lidhur me diakogun e folur.
  • w:de:Operette - gjini argëtuese e veprave muzikore të pregatitura për bynë e që rrjedhë nga lojrat e këndimit, Vaudeville-t dhe Opéra comique të shekullit XIX; për dallim nga opera në Operette fliten dialoget.
  • w:de:Oratorium - në fillim vepër shirtërore e më vonë edhe publike, për solo këndim, Chor dhe orkester, si Oratorium skenik i ngjitet Operës; në vend të shfaqjes teatrale të operës, në oratorium hynë oli i treguesit (testo) i cili mund të zëvendësohet edhe nga Chor-i
  • w:de:Orchestersuite - pjesë e radhëve instrumentale nga një vepër për bynë.
  • w:de:Overteure - pjesa prirëse orkestrale e një opere, si e tillë merret edhe pjesa nisëse e një Suite ose një Concerto-je të madhë.

P[redakto]

  • w:de:Parlando - (ital.: folas, duke folur) melodi e këndimit e kompozuar pa Meilsmen (më shumë zëra të melodisë në një rrokje) duke u orientuar në të folmen natyrore (të shpejtë), mirëpo që dallon nga hapi i të folurit.
  • w:de:Particell - shënim i një kompozitori i cili kufizohet në pakë vija të sistemit; shpeshë si parashkakë për Paritut.
  • w:de:Partitur - shënim i plotë i një kopozitori për më shumë zëra, gjegjësisht instrumente, ku secili zë është notuar në vijen e sistemit të vetë.
  • w:de:Passacaglia - pjesë muzikore, tek e cila shërben (Bass) Thema e vazhdueshme, e pandyshueshme dhe që rikthehet, gjegjësisht një model harmonie .
  • w:de:Polyphonie - shumë zëshmëria sipas mësimeve Kontrapunkt (shiko: Kontrapunkt)
  • w:de:Polytonaliteat - përdorimi i njëkohëshëm i zërave të ndryshëm dhe mbulimi i anasjelltë i tyre (nga vetë ata zëra).
  • w:de:Primadona - (ital.: Dama e parë) këngëtarja e rolit kryesorë të femrës në një Operë italiane, ( sopran-e gjegjësisht Koloratursopran); Pendant-i mashkullor është primo uomo.
  • w:de:Prolog - (greq.: parafjalim) paralojë skenike gjegjësisht akti i parë i skenës tek veprat e pregatitura për bynë.
  • w:de:Psalmodie - ligjërat e kënduar e llojit Psalm; zakonisht e kënduar nga para-këngëtar dhe njëChor gjegjësisht duke u kënduar kohë pas kohe nga dy Chor-e.

Q[redakto]

R[redakto]

  • w:de:Reformoper - i kushtohet Chr. W. Gluck-it dhe krijuesve të më vonëshëm të operave në Paris dhe Vjenë. Ky termë qëndronë për një koncentrim të rreptë në dramatiken e bërthamës së ngjarjes së shtjellluar dhe premjen e Secco (të mbështetur vetëm me akorde) Rezitativ-it në të mirë të Accompagnaos;. Në fjalën hyrse tek Alceste, Gluck- paraqet bindjet e tij për nevojen e lidhjes nëmjet veti të thjeshtis, të vërtetës dhe të natyralitetit.
  • w:de:Register - tek Orgel-a një grup i fishkëlluesve, me zë karakteristik të njësuar; te zëri i njeriut flitet për Register-in e gjoksit dhe të kokës (zëri i gjoksit gjegjësisht Falsett-i.)
  • w:de:Reihentechnik - term nga teknika e muzikës dymbldhjetë zëshe (Dodekaphonie), tenikë e cila cakton themelin e kompozimit të secilës pjesë të 12-zërave (11-intervalle) nga udhëheqja e zërit chromatik;
  • w:de:Requiem - mesha për të vdekur(nga lat.: requiem aeternam: paqa e përhershme)
  • w:de:Rettungsoper - oper, e cila është nxehur në mënyrë dramatike për shpërimin e figurës kyesore e cila së pari duket se gjendet në një gjendje të pashpresë (p.sh.: L. van. Beethoven, "Fidelio").
  • w:de:Rezitativ - (nga ital.: recitare, paraqitja, deklamirimi, shkurt recitmi) e folme duke kënduar në operë që rrjedhë nga stili i përcjelësit të solo këndimit rreth 1600 (Monodie-ve); përcillet si Secco (i teren/i thatë) Rezitativ zakonisht prej Cembalo-s ndërsa përcillet si Accompagnato ose Recitativo obbligato prej orkestres.
  • w:de:Romantische Oper - oper - sipas kuptimit në shekullin XIX-të - Sujet "romantike"; si romantike vlenë materiali historik (na mesjeta) apo materiali nga përrallat teksti i të cilave vije nga romanet historike (W. Scott, V. Hugo), dramat (W. Shakespear, F. Schiller). Mirëpo edhe librat popullor e ata të përrallave (p.sh A. Apels dhe F. Launs "Gespensterbuch") mund të shërbejnë si material i teksteve.
  • w:de:Romanze - sipas J. J. Rousseau-t (Dictionnaire de musique, 1767), strofë e një vjershe, e thjeshtë dhe prekëse, pak me namë të moçem që jepë vullnet; në shekullin XIX, Romanze u bë pjesë e ngurtë e Opéra comique-së;
  • w:de:Rondo - pjesë vokale ose instrumetale,e cila kthehet dhe tema kryesore (Refrain-i) e të cilës pak apo fare nuk varionë pas mesl lojës (në Francë thirret couplet); Skema themelore e Rondos është një lloj forme zinxhiri sipas shembullit a-b-a-c-a-d e kështu me radhë; në operën italiane të shekullit XVIII me Rondo (rondó) tregohej edhe një formë dy pjesëshe Arie që përbëhej nga një pjesë e shpejtë dhe një e ngadalshme.

S[redakto]

  • w:de:Scheaferspiel - sipas traditave antike, vepra për bynë nga vjershat e çobanëve (Bukolik) që kishin zënë vend në pjesët e katuneve, zakonisht vepra me karakter tragjedie komike (Pastoraloper); shpesh vetëm një skenë apo skenëz (Intermedium) në një vepër të madhe për bynë.
  • w:de:Serielle Musik - mënyrë e kompozimit, e cila mbi (=tejshkonë) zgjeronë tekniken Reiherntechnik-en e muzikës dymbëdhjetë zëshe përtej zërit të paracaktuar të një Reihe-ri, dhe në të cilën janë përpunuar në mënyrë serike (reihtechnisch) edhe parametra në të cilët përfshihen edhe: zgjatja e zërit, ngjyra e tingëllimës dhe vëllimi i fuqisë së zërave.
  • w:de:Sinfonie - (greq.: bashkëtingëllima) pjesë të mëdha instrumentale për orkestër në shumë rradhë (zakonisht më së shumti katër) të mbyllura por të përbashkëta, dhe e para prej tyre ndodhet në formë Sonate; para shekullit XVII, pjesë e orkestrës, një radhëshe me më së shumti tri pjesë (por edhe në funksion të një Ouverteure) ose pjesë e një Suite.
  • w:de:Sinfonische Dichtung - vepër instruentale (një radhëshe) që me mjete muzikore paraqet një Programm jashtëzakonisht muzikorë; Një program i till mund të jepet nëpërmjet një titulli (C. Debussy, "La Mer") ose nëpërmjet një lidhje letrare (R. Strauss "Till Eulenspiegels lustig Streichen"); Themelues i kësaj gjinie, Programmusik është F.Liszt.
  • w:de:Singspiel - komedia popullore si dhe vepër me muzikë për e farefisnuar ngusht me një përrallë të luajtur. Dallimi veçues nga opera komike me stil italianë është e folmja e dialogut (në vend të recitimit); Në shekullin XIX nuk mund të tërhiqet saktësisht një vijë dalluese në mes të këngve të luajtura dhe operave romantike gjegjësisht Opéra comique dhe Operette.
  • w:de:Sonate - (nga lat.: sonare: tingëllim ) pjesë instrumentale për një apo më shumë instrumete; pas mesit të shekullit XVIII, regullisht katr radhëshe (p.sh. Allefro-Andante-Menuett/Trio-Allegro); kryeradha e Sonate-s tregon dy tema të përshtatura tri kontrasëçe të cilat së pari paraqiten (Explosition) dhe pastaj ballafaqohen gjegjësisht zhvillohen më tutje në mënyrë motive (Tejparaqitja) dhe në fund pasonë një kthim i zhvendosur i Exposition-it (Reprise).
  • w:de:Sopran - gjendja më e lartë e zërit të grave dhe fëmijëve; nga meshkujt arrihet vetëm nëpërmjet zërit të kokës (Falsett-i); në të kalueren është kënduar ga hadumët.
  • w:de:Sobrette - shprehje treguese për një këngëtar (zakonisht Koloratursopran) në një rol komik (para së gjithash në Operette).
  • w:de:Sprechgesang - E folmja (gjuha e folur) duke kënduar (posaçërisht në Rezitativ dhe Melodram); shpeshë është vështirë notimi i përafërt i melodisë guhësore/të folur gjegjësisht i tonit të folur dhe ritmit të folur.
  • w:de:Suite - pjesë e ldhur për një qarkë (cikel), pjesë e një pjese instrmentale: në fillim vetëm në radhë e vallëzimit (p.sh.: Pavane, Gaillarde, Allemande, Courante), Suita u bë e njohur nga shekulli XVII-të si hyrje (p.sh.: Prealudium, Ouverteure, Entree, Sonata) dhe u zgjerua për pjesë që nuk vallëzohen.

T[redakto]

  • w:de:Tanzfuge - Fuge në ritem të vallëzimit.
  • w:de:Tenor - (nga lat.: tenere: mbajtja, ndalimi) zë i lartë i burrave; zëri qendrorë (zëri recitues) në Psalmodie e të cilit i kushtohet melodia ose melodia del nga ai zë; në të kalueren, ai që këndonte Cantus firmus në tonin e përbër nga shumë zëra.
  • w:de:Terzett - tre solo këngëtarë.
  • w:de:Thema - melodi apo rresht i akorduar i përpiluar ashtu që të jetë posaçërisht i veçuar dhe/ose i lehtë dhe i kapshëm për ndëgjuesin dhe që ndjehet si pikë nisje e një vepre të tërë. Një Thema mund të coptohet e shpërndahet në disa segmente karakteristike (Motive) të cilat e kujtojnë Thema-në dhe kështu nxitet efekti i kujtes për (ri-)njohjen.
  • w:de:Timbre - (franz.: vula) ngjyra karateristike e tingëllimës së një zëri (këndimi).
  • w:de:Toccata - (nga ital.:toccar: rrahja, prekja) pjesë muzikore të farefisnuar me fantazinë me karaktere quasi të improvizuar (frei Tempi, pauzat).
  • w:de:Tragedie lyrique - (franz.: tragjedi muzikore) shprehje për të treguar një operën tragjedie franceze, ku lyriqu duhet kuptuar së bashku me fjalët pasuese en musique (d.m.th me muzik), për këtë quhet edhe Tragédie en musique (para shekullit XVIII-të); shprehja përkatëse italiane shkruhet Tragedia in musica.
  • w:de:Trittico - (ital.: Triptychon) në shkencat e artit, treguese për pamjen (fotografit e mesme) e qëndrueshme që ka anash saj dy pamje të luhatëshme (p.sh.: ansoret e altarit); është zgjedhur nga G. Puccini si titull për tri një aktshet e tij (II tabarro, Suo Angelica, dhe Gianni Schicchi).

V[redakto]

  • w:de:Vaudeville - (nga fr.: voix de ville: zëi i qytetit) trgues për vjershat me strofa, e që kanë namë; së pari nuk dallohej nga Air de cour, pastaj Vaudeville u kthye në rrugica dhe i jepte emrin vetive të veçanta traditës franceze në komedit me muzikë dhe teatrot muzikor (Comédie en vaudeilles ose vetëm Vaudevilles). Ishin paraarhëse të Opéra comique-së dhe e Operette-ve (tek Offenbach-u: Opéra bouffe).
  • w:de:Verismo - (nga itl.: vero: vërtet) rrymë në literaturën italiane e drejtuar në natyralizëm, me përfaqësue si Dichter G. Vega, novela e të cilit Cavalleria rusicana (e tonizuar nga P. Mascagni) u bë pikënisje e operave verismo-jane.
  • w:de:Volksoper - në analogji me vjershen popullore, pjesë popullore dhe teater popullor (Teatri Popullor Vjenës). Shprehje e formuar për opera dhe shtëpi të operave që shfaqin pjesë popullore.

W[redakto]

  • w:de:Work in Progress - (ang.:punë në përparim) vepër artistike apo OEuvre artistike, që nuk është plotësisht e përfunduar por që është paraqitur në proces (çka është dhe në të vërtet) të krijimit.

Z[redakto]

  • w:de:Zauberoper - oper, në të cilën ndërhyrja e fuqive magjike (gjgegjësisht pasqyrimi i tyre) është bartëse e ngjarjeve iracionale ose e ngjarjeve që nuk mund të shpjegohen në mënyrë psikologjke.
  • w:de:Zeitoper - oper, që është (gjatë kohës së shfaqjes për të parën herë) açik tipike ose aktuale, d.m.th që paraqet figura, situata dhe konflikte që nuk janë historike ose mitologjike për momentin e kohës së shfaqjes për të parën herë.
  • w:de:Zitat - huazime (pak a shum të qarta) me vetëdije nga një punim i huaj ose (si vetë citim) bartje e një mendimi muzikor të përdorur në një punim të më hershëm.
  • w:de:Zweolftnmusik - teknik e kompozimit, që nuk dallon në mes të intervaleve konsonante (p.sh.: Quinte, Terz) dhe intervaleve dissonante (p.sh.: Septime, Tritonus) por që bazohet në principin e baraz vlersimit të të gjitha zërave dhe të të gjitha intervaleve përbrenda tonit dymbëdhjet shkallorë (chromatik} dhe për këtë nuk është i varur apo i lidhur me kurfar lloj zëri ose gjini zëri (p.sh. Dur dhe Moll); përkufizimi i muzikës dymbëdhjet-zëshe (Dodekaphonie) si një "Teori të dymbëdhjet zërave të varrur vetëm nga vetëvetia" rrjedhë nga A. Sheonberg-u.