Me lekët e projektit idiot të “AUSHVICI” në Tepelenë, mund të dëmshpërblehen të gjithë tek “ASTIRI”!
(Qeveria larg arrogancës, banorët larg dhunës)
Opozitë e vendit,
po vjen vërdallë kot,
them se ka harruar,
pse po bën bojkot!
Pse po bën bojkot,
fare ka harruar,
tani tek “Astiri”,
është transferuar!
Të gjithë tek “Astiri”,
janë transferuar,
dhe hallin banorëve,
më shumë u’a kanë shtuar!
Problemi i tyre,
është ekonomik,
po Luli e ktheu,
aksion politik!
Luli-demostrimin,
e ktheu në punë,
dhe bashkë me të tjerët,
aty po nxit dhunë!
Kundër qeverisë,
banorët kanë ngritur,
po ky hall nuk zgjidhet,
me të ulëritur!
Banorët në grup,
aty po ndëshkohen,
ndaj zërat e tyre,
duhet të dëgjohen!
Duhet vetë protestën,
ta mbanin në dorë,
se nuk kanë nevojë,
për amplifikator!
Ata kanë të drejtë,
për hir të vërtetës,
sepse do t’u iki,
mundi i gjithë jetës!
Duhet qetësisht,
shteti t’i dëgjojë,
dhe asnjë prej tyre,
mos diferencojë!
Me letra-pa letra,
aty janë njëlloj,
se në fakt unaza,
mbi të gjithë do shkojë!
Kudo e paligjshmja,
është ligjëruar,
veç treqind ndërtime,
çfarë kanë për të shtuar?!
Që kur ALUIZMIN,
qeveria ngriti,
ndërtimet pa leje,
dhe më shumë i nxiti!
Shteti harxhon kot,
gjithandej para,
ndaj është akt i rëndë,
t’i braktisë ata!
Ndaj është akt i rëndë,
t’i braktisë ata,
nuk zgjidhet problemi,
me tri vjet qira!
Sa hap e mbyll sytë,
tri vite kalojnë,
po pastaj fakirët,
me se do jetojnë!
Njëlloj si nga shteti,
dhe nga pjesë e prekur,
kjo punë është marrë,
me shumë të përpjekur!
O qeveritarë,
ju jini të marrë,
që ngrini nga hiçi,
“Aushvic” shqiptar?!
Me ato para,
po i them qafirit,
mund të dëmshpërblehen,
të gjithë të “Astirit”!
Për të shlyer dëmin,
ka mënyra plot,
po kur s’je human,
ti nuk i gjen dot!
A.DUKA
27 nëntor 2018