Shko te përmbajtja

Me Bularatin e tregoi sërish, se është plehu më i ndyrë i gjithë Shqipërisë!

Nga Wikibooks

Tash Sala po njihet,

mirë dhe më mirë,

në gjithë politikën,

plehu më i ndyrë!



Dhe gurët e rrugës,

ja dinë ligësinë,

mbi çdo zjarr që ndizet,

ai hedh benzinë!



Dje në një postim,

si të kamufluar,

kundër Shqipërisë,

poshtërsisht ka shkruar!



Në rreshtat e ndyra,

lehtësisht kuptohej,

se vrasja e grekut,

mund të evitohej!



Sepse ekstremisti,

thotë ky xhins debili,

po hidhte në ajër,

gonxhe trëndafili?!



Ai po shpërndante,

në qiell pëllumba,

edhe policinë,

s’qëllonte me plumba!



Dhe këto i thotë,

një mjeran i marrë,

që njerëz të qetë,

pabesisht ka vrarë!



Kur kurrfarë rreziku,

s’kishte në Janar,

ky pleh i pashoq,

shqiptarë ka vrarë!



Ky që policinë,

direkt ka qëlluar,

nuk kish pse të vritej,

thjesht duhej bllokuar!



Dhe ky që po shkruan,

s’është “Agimi i Artë”,

po Sali Berisha,

një grek kaq i zjarrtë!



Greku i fandaksur,

desh të bënte namin,

si breshka e përrallës,

gjeti vetë nallbanin!



Kurrë s’do mësojmë,

pse kish aq urrejtje,

në një ditë feste,

desh të mbillte vdekje!



Nuk ra për flamur,

siç thotë Greqia,

po nga idiotllëku,

edhe marrëzia!



Pa dyshim që vdekjen,

e kishte menduar,

se në gjysëm shtizë,

flamujt i kish çuar!



Disa Shqipërinë,

pa turp akuzojnë,

kur thonë se grekërit,

duhet të hetojnë!



Këtë ka kërkuar,

Sala dhe Lubonja,

që tani janë kthyer,

komplet në mushkonja!



Çdo vlerë shqiptare,

këta e sulmojnë,

si biçim mushkonjash,

nisin e pickojnë!



I ka legenosur,

urrejtja për Ramën,

si anti shqiptarë,

e kanë shtuar famën!



Ngjarja që ka ndodhur,

lart në Bularat,

është për dy shtetet,

moment delikat!



Asnjë anti grek,

nuk ka në Greqi,

plot anti shqiptarë,

ka në Shqipëri!


A.DUKA

31 tetor 2018