Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/12
Pamja
(Ridrejtuar nga Ligjet e Kuvendit të Kosovës/12)
.
Kapitulli 3
Bazat e përgjithëshme për kufizimin e Aktiviteteve të Tregëtisë me Jashtë
.
Neni 9
Implementimi i marrëveshjeve ndërkombëtare
.
9.1 Nëse Kosova është e obliguar të implementojë dispozitën e ndonjë marrëveshje
ndërkombëtare e cila qartë kërkon vendosjen e një mase restriktive e cila përndryshe do të
ishte në kundërshtim me nenin 3, Qeveria mund të lëshojë, sipas autorizimit të këtij neni, një
akt normativ i cili do të vendosë një masë të tillë.
.
9.2 Çdo masë kufizuese e vendosur kështu, duhet që plotësisht të jetë në përputhje me
kërkesat e nenit 4 dhe, deri në atë masën sa është në përputhje me përmbushjen e obligimit
përkatës, do t’i nënshtrohet çfarëdo dispozite tjetër të zbatueshme të këtij ligji.
.
.
- / -
.
.
KAPITULLI 4
MALLRAT E IMPORTUARA
.
Pjesa 1
Rregullat themelore mbi mallrat e importuara
.
Neni 10
Trajtimi vendor i mallrave të importuara
.
Përveç nëse në mënyrë të veçantë parashihet ndryshe me këtë ligj apo me një akt
normativ të autorizuar nga ky ligj, Kosova do tu jep mallrave që janë importuar tretmanin i
cili nuk është më pak i favorshëm se tretmani i dhënë prodhimeve vendore të ngjashme; duke
përfshirë, por pa u kufizuar në, tretmanin në lidhje me shkallën dhe shfrytëzimin e të gjitha
taksave dhe tarifave tjera të brendëshme, dhe tretmanit që ndikon në shitjen, blerjen,
transportimin, përpunimin, shpërndarjen apo shfrytëzimin e mallrave.
.
Neni 11
Tretmani i kombit më të favorizuar
.
11.1.Nëse është në fuqi një marveshje ndërkombëtare e dyanshme apo e shumanshme që ligji
ndërkombëtar kërkon nga Kosova ta respektoj dhe marrëveshja e tillë e obligon që Kosovës ti
ipet tretmani i kombit më të favorizuar për importimin e mallrave që kanë origjinë mga rajoni
apo rajonet e jashtme, atëherë përveç kur në mënyrë të vacant parashihet ndryshe me këtë ligj
ose aktin normativ të nxjerrë në bazë të këtij ligji, Kosovës do ti ipet tretmani i kombit më të
të favorizuar për importimin e mallrave të tilla.
.
11.2 Kur importimi mallit lejohet në bazë të tretmanit të kombit më të favorizuar sipas
nenit 11.1, Kosova do ti jep importit të mallit të tillë tretmanin i cili është i barabartë me
tretmanin më të favorizuar të cilin Kosova ja jep çdo lloji të ngjashëm të mallit me origjinë
nga çdo rajon i jashtëm. Për më tepër çdo përparësi, privilegj ose imunitet i dhënë nga
Kosova, çdo malli që është imortuar, do ti jepet drejtëpërdrejtë dhe në kushte të njejta çdo
malli të ngjashëm që ka të drejtë në tretmanin e kombit më të favorizuar sipas nenit 11.
.
11.3.Gjatë caktimit të shkallës së veçantë të tretmanit të kombit më të favorizuar, të kërkuar
sipas nenit 11.1 dhe 11.2, nuk do të merret parasysh asnjë favorizim i dhënë ndaj importimit
të mallrave prej rajoneve të caktuara të jashtme nëse tretmani i favorizuar, i privilegjuar ose
tjetër më i favorshëm kërkohet me ndonjë dispozitë obliguese të një marrëveshje të
shumanshme apo dyanshme të zonës së lirë doganore ose unionit doganor, ose me një
marrëveshje të shumanshme ose të dyanshme të përkohshme që ka për qëllim mbështetjen dhe
formimin e zonës së lirë tregëtare ose unionit doganor, të cilin ligji ndërkombëtar kërkon që
Kosova ta respektoj.
.
11.4 Asgjë në nenin 11.1 apo 11.2 nuk do të interpretohet si ndalim ose dhënie e tretmanit
të kombit më të favorizuar për importin e mallrave që kanë origjinë nga rajonet e jashtme të
cilat nuk përfshihen në ndonjë marrëveshje të shumanshme apo të dyanshme.
< 11 |
faqe - 12 - |
13 > |