Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Trupat Mbrojtëse të Kosovës
Appearance
Neni 249
- Trupat Mbrojtëse të Kosovës në paqe kryejnë shërbimet civile në raste emergjente.
- Trupat Mbrojtëse të Kosovës përbëhen nga pjesëtarët aktivë dhe rezervë.
Neni 250
- Përbërja kombëtare dhe etnike e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, e kuadrit të eprorëve dhe udhëheqësve, është në përputhje me strukturën kombëtare e etnike të popullsisë së Kosovës.
Neni 251
- Pjesëtarët aktivë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës nuk mund të zgjedhen apo emërohen në detyra publike dhe as të marrin pjesë në aktivitetet politike.
Neni 252
- Organizimi, komandimi dhe funksionimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës rregullohen me ligj.