Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Të drejtat e pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike

Nga Wikibooks

Neni 89

Pakicat kombëtare dhe grupet etnike në Kosovë i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e përcaktuara me Kushtetutë dhe me aktet ndërkombëtare. Normat e të drejtës ndërkombëtare, me të cilat garantohen të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike dhe sigurohet mbrojtja e tyre janë pjesë përbërëse e rendit juridik të Kosovës. Ësheəprim i cili mund të rrezikojë ekzistencën e pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike.

Neni 90

Pakicat kombëtare dhe grupet etnike kanë të drejtë lirisht të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre dhe veçoritë e tyre kombëtare e etnike. Pakicave kombëtare dhe grupeve etnike organet shtetërore ua garantojnë mbrojtjen e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.

Neni 91

Pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore dhe artistike, shoqata shkencore dhe shoqata të tjera me qëllim të shprehjes, kultivimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre.

Neni 92

Serbët, boshnjakët, turqit, malazezët, kroatët, hashkalinjtë, egjiptasit dhe romët kanë të drejtë të përfaqësohen proporcionalisht në organet e vetëqeverisjes lokale dhe organet e pushtetit shtetëror të Kosovës.

Neni 93

Kuvendi i Kosovës nëpërmjet të trupave të vet, si dhe nëpërn\mjet të legjislacionit të vet, si dhe organet e vetëqeverisjes lokale sigurojnë kushte për zhvillimin ekonomik e shoqëror të territoreve të banuara nga pakicat kombëtare e grupet etnike me qëllim të mbrojtjes dhe zhvillimit të identitetit të tyre.

Neni 94

Organizata e cila me statutin e vet zotohet se angazhohet për zhvillimin e pakicës kombëtare e grupit etnik përkatës, ka të drejtë ta prezentojë atë si tërësi dhe pjesëtarët e saj brenda dhe jashtë shtetit.

Neni 95

Pakicat kombëtare e grupet etnike dhe pjesëtarët e tyre, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të veta, kanë të drejtë t'u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, kompetente për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, kombëtare e etnike, pasi t'i kenë shterur mjetet juridike në vend.

Neni 96

Serbët, boshnjakët, turqit, malazezët, kroatët, hashkalinjtë, egjiptasit dhe romët dhe pjesëtarët e pakicave të tjera kombëtare dhe grupeve etnike, që jetojnë në Kosovë, janë të barabartë në të drejta e detyra, të përcaktuara me Kushtetutë e ligj, sikurse njerëzit e shtetasit e tjerë të Kosovës dhe gëzojnë të drejtën e përdorimit të lirë të gjuhës e shkrimit, shprehjen dhe zhvillimin e kulturës së vet dhe themelimin e institucioneve që sigurojnë këto të drejta.

Neni 97

Në komunat ku jetojnë pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike në numër më të madh dhe kompakt themelohen, për pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe etnike, shkollat fillore ose paralele të këtyre shkollave, në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën e tyre. Në këto komuna mund të zhvillohet mësimi në pajtim me kushtet dhe mundësitë, në gjuhët e këtyre pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike edhe në shkollat e mesme, përkatësisht në paralelet e këtyre shkollave. Për pjesëtarët e këtyre pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike mundet, për disa lëndë ose grupe lëndësh, të mbahet mësimi në gjuhët e tyre edhe në shkollat e larta dhe fakultete. Themelimi i shkollave për pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike dhe mësimi në shkollat edhe në gjuhët e tyre zhvillohen në kuadër dhe sipas kushteve të sistemit unik të shkollimit të përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën e pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike mësohet edhe gjuha shqipe.

Neni 98

Për pjesëtarët e pakicave kombëtare të caktuara sigurohet e drejta e përdorimit të gjuhës amtare në procedurë para organeve shtetërore dhe organizatave që ushtrojnë autorizime publike. Në komunat e caktuara ku jeton një numër më i madh kompakt i këtyre pakicave kombëtare dhe grupeve etnike mundet, nën kushtet e caktuara me ligj, të mbahet administrata në organet shtetërore dhe institucionet që ushtrojnë autorizime publike edhe në gjuhën e tyre. Me statutin ose vendimin e kuvendit të komunës ose të Qytetit të Prishtinës caktohen, në pajtim me ligjin, kushtet më të hollësishme dhe procedura për realizimin e këtyre të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike.

Neni 99

Organizatat dhe institucionet publike, në të cilat janë të inkuadruar pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike, me statutet e veta përcaktojnë kushtet të cilat u sigurojnë pjesëtarëve të këtyre pakicave që në punën e tyre të shërbehen me gjuhën e vet.

Neni 100

Në komunat ku jetojnë në mënyrë kompakte një numër më i madh i pjesëtarëve të pakicave kombëtare e grupeve etnike, sigurohet publikimi i vendimeve më kryesore dhe i akteve të përgjithshme të organeve të tyre edhe në gjuhën e tyre.

Neni 101

Çdo pjesëtar i pakicës kombëtare dhe grupit etnik është i obliguar që të respektojë legjislacionin e vendit dhe të drejtat e liritë e pjesëtarëve të shumicës dhe pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike.