Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Policia e Kosovës
Appearance
Neni 246
- Policia e Kosovës mban rendin dhe siguron qetësinë publike. Ajo vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit.
- Detyrat themelore të policisë janë: siguria personale dhe e pronës së njerëzve; sigurimi dhe realizimi i kushteve për respektimin e ligjit; aktiviteti preventiv dhe luftimi i kriminalitetit dhe delikuencës; sigurimi i rregullit e rendit publik; evitimi i krimeve; sigurimi i komunikacionit publik dhe kontrollimi i komunikacionit; sigurimi i qarkullimit të lirë të njerëzve, të automjeteve e të mallrave; mbajtja e evidencës dhe kartotekës kriminale dhe detyra të tjera të përcaktuara me ligj.
Neni 247
- Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të zgjedhen apo të emërohen në detyra publike dhe as të marrin pjesë në aktivitetet politike.
Neni 248
- Përbërja kombëtare dhe etnike e Policisë, e kuadrit komandues e udhëheqës, është në përputhje me strukturën kombëtare dhe etnike të popullsisë së Kosovës.
- Organizimi, funksionimi dhe komandimi me njësitë e Policisë së Kosovës rregullohen me ligj.