Shko te përmbajtja

Kush nderon tradhtarët, mohon luftëtarët!

Nga Wikibooks

Faqe historisë,

Balli Kombëtar,

jo më kot është shpallur,

si një tradhtar!


Edhe Mit’hat Frashëri,

që ishte i pari,

padyshim që është,

kryetradhtari!


Gjersa tradhtia,

tani po nderohet,

lufta partizane,

nga këta mohohet!


Mbase Lumo Skëndua,

si shkrimtar shkëlqen,

po pas tradhtisë,

asgjë nuk ja vlen!


Fiks e ka të shkruar,

Himni Kombëtar,

kush është tamam burrë,

dhe kush tradhtar!


E kemi në Hymn,

kush është turp e nder,

po pse qeveria,

këto kosto merr!


Filloi me mbretin,

kjo paturpësi,

edhe me Mit’hatin,

u vulos tani!


Mbretin lart e ngritën,

anti-komunistët,

e nderin Mit’hatit,

ja bëjnë socialistët!


Më vjen për të qeshur,

Ramën kur dëgjoj,

kur thotë-se me Salën,

nuk jemi njëlloj!


Dhe unë e kam thënë,

çalon krahasimi,

por kanë-me ç’shohim,

shumë pika takimi!


Qoftë diktaturë,

a demokraci,

qëndrimi ndaj luftës,

ka shumë rëndësi!


Dhe kur tradhtinë,

ti e lartëson,

besimin dhe votën,

më s’e meriton!


Një qëndrim të njëjtë,

kanë partitë tek ne,

ndaj koha kërkon,

një parti të re!


Një parti e re,

sot për Shqipërinë,

që mos e njollosi,

kështu historinë!


Nuk ka pse të ndodhi,

ndryshe me shqiptarët,

se janë të përbuzur,

kudo tradhtarët!


Në çdo vend serioz,

ata janë dënuar,

po këtu me buste,

janë lartësuar!


Është ironike,

se dhe këta “tanët”,

asnjë lloj respekti,

s’kanë për partizanët!


Kur ke lartësuar,

kështu tradhtarët,

ti i ke mohuar,

të gjithë luftëtarët!


Lufta partizane,

ka rrënjë të forta,

ajo ka akoma,

pesëqind mijë vota!


Tani që të gjithë,

e dinë sekretin,

kush ka partizanët,

merr edhe pushtetin!



A.DUKA

10 Nëntor 2018