Kush i hedh në treg përgjimet, pa mbaruar hetimet?!
Kur prokuroria,
ende po heton,
kush i nxjerr përgjimet,
në televizion?!.
Gjersa qindra orë,
njerëzit janë përgjuar,
është informacion,i klasifikuar!.
Ti s’mund të nxjerrësh,
çfarë ke përgjuar,
kur çështjen në gjyq,
ende s’e ke çuar!.
Se u çon sinjale,
rrjeteve të krimit,
dhe prishet komplet,
sekret’ i hetimit!.
Janë ca gazetarë,
ca palo spurdhjakë,
që me prokurorët,
duken si ortakë!.
Ata fluturojnë,
si me presh në bythë,
dhe nga ta sekretet,
i mësojnë të gjithë!.
Edhe gjer më sot,
nga ç’kemi pikasur,
hetimi ka dhënë,
gjithçka që ka pasur!.
Dhe nëpër ekrane,
zien paq kazani,
jepen plot versione,
kush do jetë filani?!.
Dhe kjo ndodh kur ka,
shumë pseudonime,
që jepen açik,
siç janë në përgjime!.
Dhe cubat e shtypit,
né këtë katund,
të bardhë e të zinj,
përgojojnë pafund!.
A.DUKA