Ku ndodhet Çuka “Partizani”
Pamja
Çuka “Partizani” është maja më e lartë e malit të Tomorit me lartësi 2416 m, e dyta në krahinën malore jugore pas majës së Dritës (Papingut) në Nemërçkë.
Ajo është dhe një nga majat më të larta të Shqipërisë.
Njihet edhe si “maja e Tomorit ku ka borë edhe në verë”.
Maja e quajtur Çuka “Partizani” gjendet në pjesën veriore të Tomorit dhe ngrihet në formë piramidale me shpate të rrëpirta, të përpunuara nga akujt e kuaternarit.
Në anën lindore ka cirqe akullnajore.
Përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut dhe eocenit. Mbulohet me borë që nga fillimi i vjeshtës dhe deri nga fundi i verës.
Është pikësynim i shpeshtë për ngjitjet alpinistike.