Jump to content

Koha e rojtarit të margaritarëve/Kosova e diskriminuar...

Nga Wikibooks
Kosova e diskriminuar …


Shtrohet pyetja: A e meriton Kosova dhe populli i saj nje tretman kaq jo human kur është në pyetje përcaktimi i fatit dhe ardhmërisë së saj?. Populli shqiptarë në Kosovë, doli i stresuar dhe i dërmuar nga lufta e vitit 1999. Humbjet në njerëz ishin jashtëzakonisht të mëdha. Zhdukja e një numri të madh të njerëzve mbetët ende plagë e hapur dhe e pa shëruar. Dëmet materiale që shkatoj Serbia në Kosovë, ende askush nuk i llogariti me saktësi. Të mirat materiale u plaçkitën pa mëshirë nga okupatorët serbë.Aktualisht Kosova kalon një krizë të rëndë ekonomike, popullata e saj që moti ballafaqohet me varfëri të skajshme.

Afër tetë vite që pasuan pas luftës në Kosovë, kishin në vehte elemente të diskriminimit kolektiv dhe provokime nga më të ndryshmet. U zhvillua një politikë hipnotizuese e cila kishte për qëllim zbehjen dhe frenimin e kërkesave legjitime të popullit shqiptar për realizimin e synimeve të tyre. Dhunohej në mënyrë të vazhdueshme dhe institucionale dëshira dhe kërkesa e drejtë për vetëvendosje.

Si gjithnjë, për çdo problem në Kosovë, akuzohej pala shqiptare pa asnjë argument. Edhe pse resorët kryesor të pushtetit nuk i mbanin shqiptarët, ata ishin adresa ku drejtoheshin akuzat e fajësisë !. Frustrohej në formë insitucionale një popull i tërë në Kosovë. Pas gjithë asaj çka ndodhi në Kosovë gjatë shekullit të kaluar, janë të tmerrshme dhe neveritëse shantazhet që u bëhën shqiptarve si mazhorancë, në emër të disa “ standardeve ” që duhet plotësuar !!!. Në këtë rast, viktimës (lexo: shqiptarëve) i bëhej presion i madh që të lëshoj pe ndaj bandave jashtë institucionale serbe që veprojnë lirshëm në Kosovë.

Kosova ka kaluar çaste të tmerrshme gjatë historisë 600 vjeçare, së pari nën perandorinë otomane, e sidomos në 100 vjetët e fundit, nën thundrën e egër dhe primitive sllave. Gjatë gjithë kësaj kohe ky popull luftoj në formë permanente për të realizuar synimet e veta për liri dhe shtetësi. U sakrifikuan gjenerata të tëra në një luftë të pa barabart me fuqi ushtarake okupatore.

Të gjitha ato projekte që shkojnë ndesh me aspiratat e popullit shqiptarë në Kosovë do të dështojnë dhe sërish do të hapen problemet e vjetra në Ballkan.

Qështja e Kosovës , duhej të zgjidhej menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999. Shifet çartë se interesi kujt ka qenë prolongimi i zgjidhjës definitive të statusit të Kosovës . Tetë vite ishin shumë të gjata dhe të pa nevojshme për të zgjidhur statusin e Kosovës. Për popullin e Kosovës, kjo pritje ishte e pakuptimt.

Serbia, edhe një herë dëshmoj aftësinë e saj intrigante në politikën ndërkombëtare. Si gjithnjë, manipulimet me të pa vërteta dhe prezantimi i të dhënave fallso, ishin kontinuitet i politikës serbe në raport me Kosovën. Për këto vite të pasluftës, ajo kthej “vetëbesimin” dhe sërish ngreu kokën lartë me paturpësi, dhe kërkon të “ vendos” për fatin e Kosovës. Si ish okupatore e Kosovës, ajo ka shumë për të paguar për luftën e vitit 1999. Masakrat ndaj mijëra njerëzve të pa fajshëm, pastrimi etnik dhe dëbimi i afër 1 miljon shqiptarëve nga trojet e veta , djegiet dhe plaçkitjet e të mirave materiale, e shëndrruan Kosovën në një tokë të djegur dhe të shkatëruar tërësisht.

Provokimi më i rëndë ishte dhe mbetet kërkesa imponuese që të bisedohet me kasapët e popullit tonë. Në periudhën post millosheviqjane me ardhjen e “demokratëve” të rinjë serbë, dihet kush luan dhe tallet me ndjenjat e familjarve të cilët kan shumë anëtar të zhdukur. Që tetë vite me rradhë ato familje provokohen nga pushteti serb dhe bënë spektakël nga kjo çështje ! Qeveria aktuale serbe ende nuk e dha përgjegjen definitive për fatin e mijëra të zhdukurve shqiptarë gjatë agresionit serb në Kosovë në vitet 1998/99. Ende nuk u dëgjua zëri i arsyes së shëndosh nga askush në Sërbi për krimet në Kosovë. Me Tadiqin, Koshtunicën, Drashkoviqin dhe klyshët e tërbuar dhe primitiv të Sheshelit, nuk mund të bisedohet në frymën e civilizuar europiane. Edhe këta si babai i tyre Millosheviqi, respektojnë vetëm argumentin e forcës.

Me vrasësit e foshnjëve dhe të pleqëve nuk ka sens të bisedohet, është turp historik të vazhdojme çfar do lloj negociatash me palën serbe. Edhe me intrigues është fakti që ne të presim nga ata të pajtohen me mëvetësinë e Kosovës. Ne jemi ata të cilët duhet diktuar kushtet se çfar raportesh do te kemi me këtë shtet fqinjë. Ne duhet kërkuar pëgjegjësi ndaj atyre që shkrumbuan Kosovën. Nëse është fjala për të drejtat e minoritarve të cilët jetojnë në Kosovë , ky problem duhet të zgjidhet sipas normave ndërkombëtare, pa asnjë dallim.

Serbia si ish okupatore dhe humbëse e luftës në vitin 1999, si gjithnjë edhe tani manipulon dhe brengosët për fatin e objekteve fetare ortodokse në teritorin e Kosovës. Duhet ditur se ato objekte janë pronë e Kosovës dhe si të tilla janë ruajtur nga vetë shqiptarët me shekuj. Incidentët e Marsit të vitit 2004, duhet studiuar mirë dhe të nxirrën konkludime të çarta dhe të thuhet hapur kush ishin autorët e vërtetë dhe nga kush ishin të paguar. Realitetin për këto ndodhi më së miri i dijnë agjensitë e ndryshme informative që veprojnë në Kosovë!

Objektet e vjetra kishtare artodokse që ndodhën në Kosovë, janë të ndërtuara mbi themelet dhe gërmadhat e kishave autoktone, për këtë ka dëshmi të bollshme. Për këtë duhet ti referohemi Akademik Mark Krasniqi, i cili prezanton dhe shtjellon në mënyrë shkencore këtë problematikë, ai thotë: “ Historia e Kosovës nuk fillon me Nemanjiqët”.

Manastirët ortodokse në Kosovë merren sot si “ argumente ” për të treguar “ lashtësinë ” e popullatës serbe në këto vise. Por shkenca e mirëfillt dhe e vërteta historike i hedhë poshtë edhe këto pretendime, sepse këto manastire ( kisha ) siç janë Graçanica ( Prishtinë ) dhe Shna Prenda ( Sveta Petka, Lenishka, në Prizren ) nuk i ka ndërtuar kral Millutin Nemanjiqi në shek. XIV, por ato janë aty shumë më herët, nga koha e sundimit të Bizantit ( Greqisë ) në këto vise, kurse Millutini vetëm ka bërë në to disa meremetime, shtresa e zbukurime. Mandej studiuesi serb Pero Sljepçeviq shkruan se : “ Është vertetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe, emri i të cilave është shkruar në to… serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari, as në artin e pikturës” ( “ Rilindja ,” e datës 2 qershor 1990, faqe 10 ).

“ Lotët e krokodilit ” që derdh Serbia për trashegiminë kulturore në Kosovë, janë veç se një gënjeshtër e kulluar, e cila ka për qëllim që në Kosovë të lë jo vetëm një Kal të Trojës !. Serbisë i konvenon çdo prolongim i zgjidhjës së çështjës së Kosovës.Ajo këto tetë vite të pasluftës i shfrytëzoj në shkallën maksimale për të inskenuar dhe plasuar gënjeshtra në dëm të popullatës shqiptare në Kosovë. Kjo kohë doemos ndikoj që të bie edhe pluhuri i harresës mbi gjenocidin serb në Kosovë në vitet 1998/99. Në qarqe të pa informuara si duhet, këto gënjeshtra filluan të zbehin imazhin pozitiv të shqiptarëve. Duhet pranuar faktin se pala shqiptare, për shkak të rrethanave të njohura në Kosovë, sidomos nga pa mundësia e fjalës në qendra vendim marrëse ndërkombëtare, nuk ka qenë në gjendje të kundër përgjigjët në formë adekuate ofanzivës së ashpër propagandistike sërbe.

Mëkati më i madh që i bëhet popullit shqiptarë në Kosovë, pas vitit 1999, është trysnia që i bëhet për kompromise të ndryshme dhe bisedime të imponuara me Serbinë. Pavarësia e Kosovës është e pa negociueshme, sidomos me Serbinë si agresore, e cila ka humbur çdo të drejtë morale të pyetet për gjërat edhe më të imta për ardhmërinë e Kosovës. Ligjvënësi amerikan Xhim Moran, kohë më parë pat dhënë një intervistë ku mes tjerash thotë: “ Serbët vepruan si banditë ndaj shumicës në Kosovë – prandaj Serbia nuk ka të drejtë të qeverisë në Kosovë “.

Edhe ngjarjet e fundit që u zhvilluan në Kosovë,tregojnë jo sinqeritet ndaj qasjës së zgjidhjës së problemit. Demonstratat e organizuara nga shovenistët serbë në veri të Mitrovicës edhe pse me parulla shumë të rrezikshme dhe të pa pranueshme nuk u penguan fare nga policia e UNMIK-ut .!!! Demonstratat e organizuara nga shqiptarët në Prishtinë, u gjakosën nga njerëz ( apo policë !!!) të pa përgjegjshëm, me të cilin rast u shuan edhe dy jetëra të shqiptarve. Komisari Curtis brenda nate u bë figurë polici shumë e urryer në Kosovë, cili nga eprorët e tij është në rradhë të eksponohet për atë çfarë ndodhi ?.

Pas gjithë këtyre skenarve, populli shqiptarë në Kosovë është ” në pikën e vlimit ”