Koha e rojtarit të margaritarëve/Historia mësohet për t'u mos përsëritur më kurrë

Nga Wikibooks
Jump to navigation Jump to search
Historia mësohet për t'u mos përsëritur më kurrë

Maj ,2003

Procesi gjyqësor i shekullit që po mbahet aktualisht në Hagë, fillon një etapë të re në të Drejtën Ndërkombëtare. Protagonist kryesor në ketë gjyq është i akuzuari Slobodan Milosheviq, kryekriminel dhe ish president serb dhe jugosllav. Milosheviqi është shumë i përzgjedhuri, i cili me të ardhur në pushtet në vitin ’86 ( të shekullit të kaluar) së pari në nivel të Serbisë e më vonë dhe të Jugosllavisë, arriti të jetë shembull eklatant , si një individ, me përpikëri mbështetet në platformen që duhet realizuar me çdo kusht.Ajo qka është interesant për shqiptaret ( e pse jo edhe për Bashkësinë Ndërkombëtare) është se ky njeri, ishte vetëm një figurë shahu, në tërë atë lojë qindvjeçare të luftës antishqiptare të udhehequr në formë institucionale nga (pu)shteti Serb. Prokurorja Carla del Ponte, gjatë leximit të aktakuzës në formë të qartë e fokuson çështjen shumë komplekse të këtij gjykimi. Ajo akuzon Milosheviqin për krijimin e Serbisë së Madhe të bazuar në Memorandumin famkeq të ASHAS-së. Pra në Hagë me të drejtë gjykohet një politikë shfarosëse dhe hegjemoniste antishqiptare , e udhëhequr dhe orkestruar mirë nga shteti Serb. Aktakuza e lexuar me ketë rast, është udhërrefyese për shumë dëshmitarë se ku duhet përqëndruar qështja gjatë dëshmive në ketë tribunal nderkombëtar. Nuk është aspak e rastit pse ky proces gjyqësor është vleresuar si proces i shekullit. Doktrina e shejt serbe për asgjësimin dhe dëbimin e elementit shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që nga lashtësia, pra që nga momenti i ifiltrimit të popullit sllav në këto anë, në shek. XII. Përzënja e shqiptarve nga trojet e veta, si nga Qupria, Aleksinci … u inspirua nga Milosh Obrenoviqi, i cili përdori të njejtat forma si pasardhësit e tij, duke masakruar popullaten shqiptare dhe duke e detyruar atë që të largohet nga trojet e veta, për t’u mos u kthyer më kurrë atje. Kjo ide më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor i tyre. Ilija Garashanin, përgaditi platformen në vepren famkeqe “ Naçertanje ”, e cila bazohej në programin e shfarosjës dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë. Pasardhësit e Garashaninit si Pashiqi, kral Nikolla, Qubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviqi, Trajkoviqi, Milosheviqi … këto forma të luftës me shqiptarët etnik të Kosovës arriten t’i adaptojnë, mvarësisht prej rrjedhave politike në botë, dhe vazhduan etnocidin që mund të merret si shembull më flagrant i aplikimit të fashizmit të heshtur që veproj në formë institucionale, pa ndonjë reagim serioz nga jashtë. Kjo politikë fashiste dhe shfarosëse ndaj shqiptarëve, mund të jetë si moster e krimit të organizuar shtetëror, gjithnjë duke u mbështetur dhe vepruar në kuadër të institucionit. Urrejtja patologjike e tyre ndaj një populli të pafajshëm, e ka gjenezën thellë në shpirtin dhe qenjen e okupatorëve karpatian. Nikola P.Iliq në “Oslobodjenje juzne Srbije” shënon më sa vijon: “ Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë. Sipas autores Vidosava Nikoliq – Stojanoviq ne veprën “ Leskovac i oslobodjeni predeli ” faqe 143, thotë : “ Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit musliman. Jovan Haxhi Vasiljeviq , jepë të dhënat se: Në Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” ( “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, faqe 15 ). Të gjitha këto vise etnike shqiptare u pastruan nga elementi jo sllav në format më barbare , çka fletë edhe citati i Stefan. L. Popoviqit në vepren “ Putovanje po novoj Srbiji ”: “ Derisa familjet shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran rrugës, nëpër grykën e Gurdulicës deri te Vranja dhe Kumanova , shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajtë dhe qetë tërhiqnin ngadal qerret nëpër borë, sepse saja ka pasë pak. Disa fëmijë të hudhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të enjtur dhe të fryrë si tupan, disa vdisnin atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies ”. Akademik Hajredin Hoxha, në Temën e Disertacionit, Lubjanë, 1973, faqe 69, shkruan: “ Ekziston lista se vetëm me rastin e arritjës së ushtrisë serbe dhe malazeze në këto vise, në vitin 1912 u vranë 12777 shqiptarë” Rjedha e kolonizimit të tokave shqiptare me elementin sllav ne Jugosllavi , vërehet më së miri nga citati në “ Casopis za kulturo – znanost “ Lubjanë, 1982, faqe 244 - 249. “ Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 – 1924 si dhe atyre 1934 – 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave. Këto koloni u shpërndanë me plan dhe sistematikisht në ambientet homogjene shqiptare, në viset kufitare me Shqipërinë dhe në pikat strategjike e komunikative të Kosovës ”. Për shkak të prezentimit të drejtë të disa të dhënave shkencore nuk u ribotua vepra e Dr.Millovan Obradoviqit. ( “ Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu ”, Prishtinë, 1981.). Aty përshkruhen në mënyrë të qartë format e kolonizimit, koha e ardhjës së serbëve dhe malazezve, vendet e kolonizuara dhe pasuria e konfiskuar e shqiptarëve. Pushtetarët serb, gjeneratë pas gjenerate, bazoheshin në platformën e tyre, dhe gradulisht taktikën e tillë të asimilimit dhe të shfarosjës së shqiptarëve e aplikonin në të gjitha vendbanimet shqiptare. E gjithë kjo shkaktonte revoltë dhe paknaqësi te popullata etnike shqiptare, dhe ata doemos si kundërpëgjegje ishin të shtyrë të vetëorganizohen në forma të ndryshme, në mënyrë që të ruajnë pragun e shtëpisë dhe tokën atnore. Gjithë kjo trysni në shpirtin dhe qenjen shqiptare kishte në anën tjeter si reaksion homogjenizimin e shqiptarëve, sepse e ardhmja paralajmëronte ditë të zeza për shqiptaret, ishte duke u rrezikuar qenja kombëtare. Pra, kombi shqiptar ishte pre e aspiratave të okupatorve sllav dhe ishte në rrezik të zhdukej nga faqja e dheut. Hapsira e tyre vinte duke u ngushtuar për çdo ditë e më tepër. Nje popull që nuk ka teritor është i denuar të humbe nga faqja e dheut. Pa tokë nuk ka komb. Ky avaz vazhdoi edhe pas luftës së dytë botërore. Edhe pse J. B. Tito deklarohet se: “ … zgjedhja e çështjës kombëtare në Kosovë mund të arrihet vetëm me formimin e Republikës Shqiptare të lirë dhe në trojet e veta ” ( Vepra e VI, vëllimi i VI, faqe 1 dhe 9, pjesë të shkëputura nga dokumentet e Konferencës së V –stë, të Partisë komuniste të Jugosllavisë, të mbajtur prej 19 – 23 tetor 1940, në Dubravë afër Zagrebit ). Është me rëndësi vitale të përmendet në këtë kontekst Konferenca e Bunjajt, e mbajtur në fshatin Bunjaj të Malësisë së Gjakovës prej 31 dhjetor gjerë me 2 janar 1944. Në dokumentin përfundimtar të kësaj Konference shënohet : “ Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndijmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtetë në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e veta. Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptaret e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujtë e tjerë të Jugosllavisë, kundër okupatorit dhe shërbëtorve të tij. Sepse, kjo është rruga e vetme për të fituar liria, kur të gjithë popujtë, pra edhe shqiptarët, do të kenë mundësinë që të deklarohen rreth fatit të vet, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje.” “ Pas Konferencës së Bujanit, sidomos, pas muajit nëntor të vitit 1944, në prapavi dhe në mënyrë perfide filloi vazhdimi i realizimit të planeve dhe programeve serbomëdha të mbretërisë SKS për shfarosjen, dëbimin dhe asimilimin e shqiptarëve, sidomos shqiptarëve në Jugosllavi. Në këtë vit Vasa Qubrilloviq përpiloi dhe ia dorëzoi qeverisë së Jugosllavisë komuniste dy programe për likuidimin dhe përzënien e shqiptarëve nga Jugosllavia …” ( Intervistë e Dr. Hakif Bajramit dhënë Tribunës së Gazetarëve të pavarur të Kosovës, ” Dielli ” nr.4, dt.19.gusht 1990, faqe 8. ) Pas vendosjës së gjendjës së jashtëzakonshme në shkurt të vitit 1945, në Kosovë dhe në viset tjera të banuara me shqiptarë, u bë mobilizimi i popullatës shqiptare dhe filloi të jetësohet tradhëtia historike, kinse po punohet në frymen e internacionalizmit proletar, duke bërë masakra dhe vrasje masovike të shqiptarëve të mobilizuar. Për këtë, prap i referohemi Dr. Hakif Bajramit, i cili në njejtën tribunë thotë: ” Në bazë të dokumenteve që ruhen në Beograd ( A. Sh. sekret, raport i përgjithshëm 1 ( 1 – 6 1945 ), dhe në bazë të dokumenteve tjera ( K. D. shkrimet. 93 ( 19-64, K – 25 ), ndër të tjera thuhet se në Gjilan me rrethinë janë likuiduar 7845 veta; në Drenicë 4820; në Tetovë 4100; në Bihor 3820; në Prishtinë 3675; në Pejë 3540; në Tivar 2629; në Mitrovicë dhe rrethinë 1450; në Podujevë 1670; në Pazar 1410, në Shkup me rrethinë 1450; në Ferizaj mbi 1260; në Prizren 1250; në Tutin 900; në Gjakovë 730; në Gostivar 700; në Rozhajë 735; Plavë dhe Guci 710; në Rahovec 750; në Kumanovë 780; në Preshevë 690; në Dragash 500; në Kërqovë 490; në Ulqin 515; në Suharekë 320; në Dubrovnik 120; në rrugën Kukës – Shkodër 110; në Trogir 80; në Vërshac 30 dhe në Deqan 30 vetë. Të gjithë këta janë shqiptar të vrarë gjatë vitit 1945. Pra, sipas këtyre dokumenteve, më 1945 u vranë 42165 shqiptarë. Kjo është një gjë e tmerrshme. Duhet theksuar se derisa nga dhuna serbe me 1875 deri me 1912, nga Toplica, Kosanica, Leskovci, Vranja dhe Nishi janë përzënë më shumë se 350 mijë veta, po nga kjo dhunë në periudhën e viteve 1912 – 1914 nga viset e Kosovës dhe të Maqedonisë për në Turqi janë shpërngulur 120 mijë shqiptarë, ndërsa në periudhën e viteve 1918 – 1941 për në Turqi dhe gjetiu janë shpërngulur hiq më pak se 240 mijë shqiptarë ndërkaq, në periudhën e viteve 1945 – 1950, në vend të shpërnguljes janë vrarë afro 50 mijë shqiptar, ndërsa , prej viteve 1950 – 1967 (dokumenti A.V. 41-2-1 /34 – 1945 dhe 1956 dhe 1964) nga Jugosllavia janë shpërngulur 412 mijë shqiptarë, turq dhe muslimanë. Dhe kur krejt këtë e komentojmë me një fjali, mund të përfundojmë se Qubriloviqi e ka “ merituar ” dekoratën federative, të cilën e ka nënshkruar edhe një shqiptar i quajtur Sinan Hasani ” Institucionet më të larta dhe personalitete shtetërore , ishin ata që ishin drekt të implikuar ne realizimine këtyre programeve me përpikëri të madhe, kjo vertetohet nga thënja në vijim: “ Në fillim të prillit 1945, Tito priti delegacionin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, të cilit i prinin Mehmet Hoxha dhe Dushan Mugosha. Ai, në këtë pritje shqiptarëve në mes tjerash iu premtoi se : ” … populli shqiptarë ( pra edhe Tito, shqiptaret i quante popull – komb, e jo pakicë kombëtare – J.B. ), duhet ta dinë se çfarë Jugosllavie po krijojmë ne dhe se si në këtë bashkësi të re, e cila na ka kushtuar aq shumë gjak, do të jetë e barabartë dhe do t’i ketë të gjitha mundësitë që ta ndërtojnë dhe zhvillojnë kulturen e vet, t’i ketë shkollat e veta e ta përparojnë bujqësinë e vet. Populli shqiptarë do të fitojë në Jugosllavinë e re të gjitha ato që një popull e bëjnë popull ”. Pas një kohe të shkurtër pason ploja tjetër, citate nga po i njejti autor: “ Kuvendi Krahinor i Kosovës, si organ më i lartë i pëfaqësuesve të popujve të Kosovës, në Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 8 – 10 korrik 1945, vendosi në formë të “ Rezolutës për aneksimin e Kosovës me Serbinë federale ”. Në bazë të listës së pjesëmarrësve dhe mysafirëve të ftuar në Kuvendin e Prizrenit, e cila, për çudi, deri me tash nuk është publikuar në asnjë vend, shihet se merrnin pjesë 142 delegatë dhe mysafirë, edhe pse konsiderojmë se kjo listë nuk është e plotë. Nga ky dokument, i cili duket se qëllimisht është heshtur, del se 33 pjesëmarrës janë shqiptarë, në mesin e të cilëve nuk gjendet një pjesë e madhe e delegatëve të Konferencës së Bujanit …” ( Dr. Jusuf Baraktari, “ Rilindja ” e datës 30 qershor 1990, faqe 11 ). Premtimi i J.B. Titos, i dhënë në mënyrë publike dhe zyrtare nuk u mbajtë por përkundrazi: “ Prej vitit 1943 e deri më 1946 u vranë, u mbytën, u masakruan, u burgosen, u plaçkiten dhe u maltretuan në mënyrat më barbare e më mizore shqiptarët, sidomos vullnetarët që luftuan kundër armikut, për t’i çliruar. Ushtria shqiptare, sidomos, vullnetarët, prej tyre mbi 4500 u vranë nga oficerët dhe ushtarët e Brigadës së X – të Malazeze – Serbe dhe aty - këtu maqedonase, të prirë nga Svetozar Vukmanoviq Tempo. Pastaj, më shumë se 3000 luftëtar janë vrarë pas shpine e me tradhëti në Drenicë dhe Llap nga serbomëdhenjtë të prirë nga Pavle Joviqeviqi, Dushan Mugosha, Petar Brajeviqi , Ali Shukriu,…etj. ( “ Godisnjak Arhiva Kosova, knjiga XVIII – XIX ” ). Kontinuiteti i dhunës dhe terrorit shtetëror kriminal vazhdon më tutje, në forma edhe më dinake. ” Në fillim të vitit 1951 në vijën e tendencave unitariste dhe nacionaliste të grupit frakcionist të Aleksandër Rankoviqit, u ndërmor aksioni për deklarimin e shqiptarëve, sidomos nëpër qytete, për turq… Pas këtij aksioni, prej 97.954 qytetarëve që më 1961 u evidencuan si turq, në Jugosllavi, numri i tyre ( turqve) më 1961 u shtua në 259.536 ose afro 60 % ( Dr.Hajredin Hoxha: Disertacioni i doktoranaturës, i mbrojtur në qershor të vitit 1973, në Fakultetin Filozofik, në Lubjanë ) “ Në Jugosllavi janë dëbuar për në shkretëtirat e Anadollit mëse 1.000.000 shqiptarë, nga të cilët, vetëm prej vitit 1953 e këtej 369.000, të ndjekur e të persekutuar nga terrori i UDB – së të Aleksandër Rankoviqit. ( Akademik, Mark Krasniqi, “Rilindja” e datës 2 Qershor 1990.faqe 10 ). Për autoktoninë e popullit shqiptarë në këto troje janë shkruar shumë punime ku janë prezentuar me forcën e argumentit të dhënat shkencore, ku vertetohet se ilirët janë të parët e shqiptarëve të sotëm dhe se kanë pasur një shtrirje të gjërë në gadishullin Ballkanik. Invadimi i elementit sllav në këto anë shenohet në shek. XII. Ja se ç’thotë Akademik Mark Krasniqi: “ Shkenca ka vëtetuar se me argumente arkeologjike, historike, linguistike, etnologjike etj. se shqiptarët janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të ilirëve, të cilët shtriheshin në pjesën më të madhe të Ballkanit, madje edhe në përëndim deri në Istër dhe Veneto ( Itali ). Kështu pra, ne jemi sot në ato troje ku kanë jetuar të parët tanë me mijëra vjet pandërprerë. Do të thosha këtu se shtrirja historike e ilirëve përfshin edhe një pjesë të Austrisë, Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Prandaj, sllavët janë të vonë bile shumë të vonë në këto troje, janë okupator me kuptimin e plotë të fjalës. Historia e Kosovës nuk fillon me Nemanjiqët. Manastiret ortodokse në Kosovë merren sot si “ argumente ” për të treguar “ lashtësinë ” e popullatës serbe në këto vise. Por shkenca e mirëfillt dhe e vërteta historike i hedhë poshtë edhe këto pretendime, sepse këto manastrire ( kisha ) siç janë Graçanica ( Prishtinë ) dhe Shna Prenda ( Sveta Petka, Lenishka, në Prizren ) nuk i ka ndërtuar kral Millutin Nemanjiqi në shek. XIV, por ato janë aty shumë më heret, nga koha e sundimit të Bizantit ( Greqisë ) në këto vise, kurse Millutini vetëm ka bërë në to disa meremetime, shtresa e zbukurime. Mandej studiuesi serb Pero Sljepçeviqi shkruan se : “ është vertetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe, emri i të cilave është shkruar në to… serbet nuk kanë pasur fare traditë të veten as në ndërtimatari, as në artin e pikturës” ( “ Rilindja ,” e datës 2 qershor 1990, faqe 10 ). Periudha pas vitit 1981 i takon kohës kur serbët filluan t’i definojnë qartë objektivat e tyre drejt realizimit të synimeve dhe qerimit definitiv të hesapeve me shqiptarët etnik të Kosovës. Nga gjithë ajo çka ndodhi pas asaj kohe, shihej se në perspektivën e afërt do të vie gjerë te ndeshja e paevituar serbo( sllavo) – shqiptare. Burgosjet e aktivistëve politik shqiptarë dhe masat drakonike që iu shqiptuan atyre gjatë proçeseve të montuara politike, tregonin se e gjithë Kosova nuk është asgjë tjetër veq se një kazamat kolektiv. Paraqitja e Milosheviqit në skenën politike jugosllave në vitin 1986, dukshëm e përshpejtojë rrjedhën e ngjarjeve. Deklarata e tij në Fushë Kosovë, “ se popullin serb nuk guxon askush t’a rrah ”, nënkuptonte në anën tjetë se shqiptarët duhet të rrahen, dhe atë, fare pa mëshirë. Gjithashtu prononcimet e tij ne manifestimin e Gazimestanit, ishin shenjë se popujt tjerë jo serb qe jetojne ne Jugosllavi duhet te behen gadi per t’u ballafaquar me makinerinë e tij vrastare,çka edhe u bë më vonë. Në fillim të pranverës së vitit 1990, barbarët serbë, bënë eksperimentin e parë në shkatërimin masiv të popullatës shqiptare. Në Kosovë u helmuan me mijëra të rinjë, kryesishtë nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnje të enteve parashkollore. Qeveria jugosllave dual me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte: “ një inskenim i pregaditur nga separatistët shqiptarë ”. Të helmuarit u quajtën aktorë të Kanës ! Mjekët serb thyen rëndë kodeksin dhe Betimin e Hipokratit, duke refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë. Si reagim ndaj këtijë raporti, në Zagreb, në muajin qershor të vitit 1990, u mbajtë simpoziumi me emër: “ KOSOVA, SPROVË E NDËRGJEGJËS MJEKËSORE ”. Në atë simpozium morren pjesë shumë ekspertë të mjekësisë nga e tërë Jugosllavia. Nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, u ftua një numër i madh i mjekëve shqiptarë, ata prezentuan në mënyrë të denjë, me mjaftë fakte shkencore, gjithë atë tragjedi që ndodhi me rininë shqiptare. Nga Beogradi , ekipin prej tre mjekëve e udhëhoqi Prof. Dr.Ljubomir Eriq, neuropsikiatër me renome. Në këtë simpozium muarr pjesë edhe Kryetari i Komisionit të dytë federativ për çështje të helmimeve në Kosovë. Prof Dr. Dolenc, ekspert i Mjekësisë Ligjore nga Universiteti i Lubjanës. Gjatë punimeve të këtij simpoziumi dolën në pah shumë fakte që tregonin se në fakt në Kosovë është kryer një helmim masiv i popullatës. Prof. Dolenc , i cili vetë kishte nënshkruar Raportin e Dytë Federativ, në cilësin e Kryetarit të komisionit, në mënyrë publike u distancua nga ai raport, duke deklaruar se ai u përpilua në shpejtësi, mbrenda 24 h dhe se kishte pasur presion që të bëjë një gjë të tillë. Diskutimi i Prof Dr. Ljubomir Eriqit, edhe pse me oratori të rrallë, u hudhë poshtë, nga se si thoshte ai, në Kosovë kishte induksion psikik masiv dhe se këtij induksioni i nënshtrohej mosha mbi 11 vjeqare. Prezentimi i rasteve të helmimit të foshnjeve 3 - vjeqare nga entet parashkollore të Kosovës, e detyroi atë të kapitulloi para forcës së argumentit dhe të tërhiqet i turpëruar duke belbëzuar : “ Moram nesto da smislim” ( Më duhet të sajoj diçka). Autori i këtyre rreshtave ishte prezent në këtë simpozium në cilësinë e bashkëorganizatorit dhe anëtarit të kryesisë së punës. Argumenti më bindës në këtë simpozium padyshim, ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat , i izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit e Kosovës, nga ana e Prof Dr. Franjo Pllavshiq, biokimist nga Zagrebi. Këtyre zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e një mjeku franzez i cili tha: ” Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë, gjatë pranverës, me qëllim janë helmuar 3000 nxënës ( më vonë ky numër u rritë shumherë, shënim i autorit B.B.) me gaz deri tani të pa identifikuar ”. Ky mjek gjatë qëndrimit në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjatë analizave që i bëri në dy laborator të Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijëve të helmuar nga Kosova. Sipsa tij, ” ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarak ”. Pra ,gjerë në aktin final, kur filloi edhe lufta e armatosur në Kosovë, në një gjendje aparthejdi të egër, serbet në mënyrë permanente, plaçkiten pasuritë e shqiptarve, shkatërruan ekonominë, shkatërruan vlerat kulturore te shqiptarëve, ndaluan shkollimin në gjuhën shqipe, dënuan me mijëra shqiptarë me burg, vranë dhe masakruan numër të madh të shqiptarëve… Miqëve tanë në botë duhet vazhdimisht të iu prezentojmë të dhëna të sakta, për të palarat e barbarëve serb, gjersa brezave të rinjë të popullit tanë duhet vazhdimishtë t’ia rikujtojmë historinë e përgjakur , e cila më nuk guxon kurrsesi të përsëritet. Në të kundertën, harresa e këtyre fakteve, për ne shqiptarët do të ketë pasoja fatale. Se si duhet vepruar, kur kombi gjindet në rrezik të shfarosjes, më së miri e ilustron historia e popullit hebre. Ka shumë ngjajshmëri holokausti hebre me holokaustin shqiptar, ekziston vetëm një dallim. Te shqiptarët, kjo ndodhi në interval kohor shumë më të gjatë, afër një shekull. Të edukojmë brezin e rinjë që kurr nuk guxon të jetë i pa pregaditur nga të papariturat e armiqëve të përbetuar, dhe të cilët vazhdimishtë ëndrrojnë për gllabërimin e tokave shqiptare. Historia të na mësoj për të mbajtur në mend dhe vepruar ( ndoshta jo dhe hakmarrjen ) por jo dhe për të përsëritur gabimet !. Nga e gjithë kjo përvojë e hidhur shekullore, shifet qartë se kemi pasur të bëjmë me një armik të pregaditur mirë në çdo aspekt. Është punuar shumë nga ana e armiqve tanë, sidomos në rrafshin diplomatik, ashtu që para botës të prezantohemi si popull primitiv dhe i pa kulturë. Popull që nuk e meriton lirinë dhe shtetin e vetë. Të gjitha këto janë bërë me paramendim, ashtu që në aktin final , të mos ketë reagime nga jashtë. E gjithë ajo makineri propaganduese serbe, dështoi falë forcës së argumentit. Është iluzore të presim , siç ndëgjohen disa zëra nga jashtë, që së pari të vie gjerë te demokratizimi i Serbisë, dhe pastaj të zgjidhet statusi i ardhëshëm i Kosovës. Statusin e Kosovës e kanë përcaktuar vetë bijat dhe bijtë më të mirë të kësaj toke, ishte gjaku i fëmijëve, nënave, pleqve, baballarve... të masakruar.Ishin kolonat e pafund të afër një miljon refugjatëve shqiptarë, që trazuan shpirtërat e mbarë opinionit ndërkombëtar para ekraneve televizive.Si gjithnjë në këtë shekull, edhe ne luften e fundit , gjaku shqiptar u derdh rrëke si lum. Ishte kjo një luftë e pabarabartë mes Davidit dhe Goliatit.Dhe si në tregime, ndodhi mrekullia,ngadhnjejë e mira ndaj të së keqës. Populli serb i manipuluar dhe indoktrinuar, në raport me shqiptarët, historikisht ka pasur qëndrim subjektiv. Ky është rezulltat dhe produkt shpirtëror, nga se prezenca e popullit autokton, në trojet e veta, për çdo okupator është kompleks i pashëruar. Këtë më së miri e ilustron fakti se opozita serbe ndodhet në të njejtat frekuenca me pushtetin aktual serb sa i përketë çështjës shqiptare. Pas gjitha këtyre masakrave të bëra ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, ende nuk u dëgjua zëri i arsyes dhe distancimi publik nga asnjë parti opozitare serbe dhe as nga individ intelektual. Vlenë të rikujtojmë fjalimin e autorit të romanit “Thika”, liderin e SPO, Vuk Drashkoviq, në mitingun (anti) popullor në Novi Pazar, më 9.09.1990, të organizuar nga partia e tij, i cili ndër të tjera tha: “ Kur të vijë në pushtet partia ime, secili që në tokë të Rashkës ngre flamurin turk, ustash, shqiptar ose cilindo flamur tjetër pos atij serb, do të mbetet pa flamur, pa duar dhe pa kokë ”. Ky mendim “ demokratik ” u përsërit dhe në Fushë Kosovë, më 29.9.1990. Ne, nuk kemi asnjë arsye të presim apo të gëzohemi për demokratizimin e Serbisë. Nëse kjo gjë ndodh ndonjëherë, atëher kjo është e mirëseradhur për vetë serbët, ne mund të llogararisim në fqinjësi të mirë. Ndihma e pakursyer e Bashkësisë Ndërkombëtare për të realizuar paqen në Kosovë, ishte në një formë dhe revision i veprimeve të pa drejta që u bënë dikur gjatë historisë dhe që e sollën popullin shqiptar në këtë gjendje. Aleati natyror i shqiptarve, SHBA-at, kësaj radhe bënë të pa munduren vetëm që të shpetojnë nga shfarosja popullin shqiptar në Kosovë. Për këtë ndihmë jemi shumë koshient dhe mirënjohes. Makineria kolosale ushtarake e Paktit Veriatlantik dhe lufta vetëmohuese e popullit tanë shporri okupatorin sllav. Përkrahja historike e Bashkësisë Ndërkombëtare, bëri që afro 1 milion shqiptarë të kthehen sërish në vatrat e tyre . Për fat të mirë, kësaj radhe nuk u përsërit Nishi, Leskoci, Prokuplja… Nuk u përsërit migrimi i dhunshëm i llojit të viteve ’50 –ta. Serbia, si shtet që bëri invadim mbi këtë tokë, mban obligimin e dëmshperblimit material dhe moral, për gjitha ato marrëzira që bëri. Kriminelet e luftës duhet përgjegjur para drejtësisë. Enigma e quajtur zhdukje e më se 3500 personave të pafajshëm, dhe tash pas 3 viteve të pëfundimit të luftës, është barrë dhe dhembje e familjarve të atyre njerezve si dhe mbarë popullit kosovarë. Manipulimet qe bëhen në emër të ardhmërisë së Kosovës , e të cilat nuk përshkojnë me synimet e këtij populli, mund t’a shtyjnë Ballkanin në tragjedi të dimenzioneve të papara. Bota demokratike është e interesuar për një Ballkan të qetë dhe pa trazira. Shekulli i ri duhet të jetë shekull i zgjidhjës së drejtë të çështjes shqiptare.