Ka një dosje për Saimir Tahirin, po çështje s’ka patur kurrë!
Në SHQUPIN ku rrinë,
dreqi me të birin,
në burg me patjetër,
e duan Tahirin!
Çështja u fillua,
me zhurmë e me bujë,
po gjer tani kemi,
një vrimë në ujë!
Një vit e më shumë,
gjer tani kaloi,
po prokuroria,
asgjë nuk provoi!
Letër porosie,
gjithandej u çua,
po në atë dosje,
asgjë nuk u shtua!
Të gjitha i dinë,
nja dy gazetarë,
që me prokurorët,
janë të pandarë!
Ndaj nëse do kishte,
ndonjë gjë të re,
nëpërmjet atyre,
do ta dinim ne!
Në SHQUP menjëherë,
do të soste zia,
ku si tip zëdhënësi,
shfaqet ligësia!
Dje ajo u shfaq,
tamam si Paloka,
sa shoh atë thjamë,
direkt më zë koka!
Si gjithnjë me shpifje,
doli faqeziu,
dhe mbylljes së dosjes,
shpejt i parapriu!
Foli ky trimosh,
shumë i egërsuar,
se mbylljen e dosjes,
Rama ka urdhëruar!
Dhe më mirë nga unë,
Palokja e di,
te Krimet e Rënda,
Rama s’ka fuqi!
Dhe kur s’ka fuqi,
urdhra s’mund të japi,
po s’kemi ç’i themi,
fare këtij krapi!
Vetëm dy rrugë ka,
çdo dosje shqiptare,
ose shkon në gjyq,
ose mbyllet fare!
Dhe pse kundra tyre,
kanë qenë zhvillimet,
të dy prokurorët,
do vijojnë hetimet!
Dihet që e shtynë,
afatin tri muaj,
dhe pse u shkoi koha,
sit e mos gatuaj!
Por ata nuk duan,
fare të dështojnë,
dhe pa prova fare,
në gjyq do ta çojnë!
Po gjithë ai gjyq,
do të jetë dështim,
s’i dënon dot njerëzit,
vetëm me dyshim!
Avokat Haxhisë,
s’ja shket dot kollaj,
ndaj Sajua do dali,
siç është-i pafaj!
A. DUKA
1 nëntor 2018