Ja gënjeshtarët!
Mjeshtra-mjeshtra-kryemjeshtra,
mbijetoni me gënjeshtra,
të paturp-e të pacipë,
Shqipërinë e bëtë kripë!.
Në pozitë e opozitë,
gënje natë e gënje ditë,
u ka plasur dell i ballit,
bjeri e bjeri kavallit!.
Berisha është i pari,
mbetet kryegënjeshtari,
nga të gjithë më i pacipi,
hipokrit si Uriahipi!.
Që kur doli dixhitali,
nuk ka Perëndi t’ja dali,
gënjen pa turp e pa frikë,
dhe qëndron në politikë!.
Po të kish gënjeshtra maja,
Sala do qe Himalaja,
mbasi iku nga partia,
la dishepullin e tija!.
Dhe Lulashi është thjamë,
si një gënjeshtar me famë,
ca si shpejt i doli boja,
gënjen dhe kur s’është nevoja!.
Shpejt Lulashi na ka bindur,
se është gënjeshtar i lindur,
kur mat e kapin të zinë,
skuqet si një çupëlinë!.
Dhe kusar-dhe gënjeshtar,
mbretëron si kryetar,
dhe pse është një supermjeshtër,
në mashtrim dhe në gënjeshtër!.
Gënjejnë ditë e gënjejnë natë,
edhe burrat edhe gratë,
nga gratë në politikë,
mbretëron zonja Monikë!.
Mbretëron si gënjeshtare,
mbi gjithë gratë shqipëtare,
as kuqet – as verdhet fare,
dhe është goxha kryetare!.
Gënje natë-e gënje ditë,
me pozitë e opozitë,
jo veç Basha siç e dini,
po gënjen edhe Edvini!.
Edhe vetë Rama e di,
që gënjen me terezi,
dhe sidomos kur betohet,
po me Lulin s’krahasohet!.
Kulmi i hipokrizisë,
ka qënë “Fundi Marrëzisë!.”,
Rama ja futi katundit,
dhe nuk ishte herë e fundit!.
Pak nga pak i uli tonet,
gënjeu për konçensionet,
nuk i prishi siç premtoi,
po i shtoi e i shumoi!.
Gënje natë e gënje ditë,
dhe pozitë-dhe opozitë,
gënjen Duma-bukurania,
edhe Vokshi-sharlatania!.
Gënjen larua-bakalarua,
dhe Lindita-dhe Kumbarua,
gënjen Nikua-më shumë Klosi,
gënjen Niku dhe Patosi!.
Na gënjejnë-na mashtrojnë,
po ne prapë i votojmë,
dhe ditën që mbaron gara,
nis gënjeshtra nga e para!.
Po për çudi është një burrë,
që nuk ka gënjyer kurrë,
na nderon në bash të vendit,
si Kryetar i Kuvëndit!.
Edhe Meta ka talent,
po tani është President,
për të mirë ka ndryshuar,
gënjeshtrat i ka stopuar!.
Tash lokalet po afrohen,
gënjeshtrat do shumëfishohen,
po ne nuk do bojkotojmë,
se si lopët do votojmë!.
Do vazhdojë njëlloj zanati,
do votojmë nga inati,
dhe pse hurin na kanë ngulur,
do votojmë kokëulur!.
Të paturp e të pacipë,
do na bëjnë dhe më kripë,
ç’na ka gjetur Zot-o Zot,
pa gënjeshtra s’rrojmë dot!
Arben Duka
1 tetor 2018