E mira do shpallet Mbret…

Nga Wikibooks

Dhe fituan të pabesët,

dhe u shtypën të pabesët,

nga kjo luftë e kjo përpjekje,

shpresa u plagos për vdekje.


U plagos e u hoq zvarrë,

po akoma s’është vrarë…


Pak kanë mbetur-shumë kanë ikur,

shumë kanë rënë e pak janë ngritur,

lufton drita errësirën,

lufton e keqja të mirën.


Po shpresa ime nuk humb,

se do ketë një gjyq në fund,

paskëtaj do hapen retë,

e mira do shpallet Mbret.


Sërish do rilindi jeta,

e drejta dhe e vërteta,

do shfarosen të këqijtë,

matrapazët-fajdexhinjtë.


Kur të bjerë vetëtima,

minjtë do futen nëpër vrima,

gjithë ç’duken të paprekur,

do të luten për të vdekur!


Kur të ngrihet gijotina,

do t’i shihni këta “trima”.


21.10.1999

A.DUKA