Aty ku nuk ka drejtësi, nuk ka as demokraci!
Tani që jam regjur,
bëj vërtet çudi,
që ka ende njerëz,
që hyjnë në parti?!
Se ka ende njerëz,
që kanë besim,
dhe nuk e shikojnë,
gjithë këtë mjerim!
Në vërtetë po futen,
kanë për t’u zhgënjyer,
se biznes privat,
partitë janë kthyer!
Ç’parti janë këto,
që lumi t’i marri,
kur çdo gjë në dorë,
e ka kryetari?!
Kolegjialiteti,
gjithandej mungon,
si një fjalë e huaj,
tani tingëllon!
Vetëm kryetari,
mund të bëjë marrëveshje,
gjithë të tjerët duhen,
vetëm kur ka ndeshje!
Të gjitha partitë,
dhe organe kanë,
po gjithë organet,
krejt formale janë!
Para kryetarit,
s’kanë asnjë fuqi,
se partitë tona,
s’kanë demokraci!
Kur demokracia,
tek partitë mungon,
më tutje kuptohet,
s’ke çfarë diskuton!
Janë pa kufi,
kërkesat e saj,
ndaj demokracia,
s’është dhe aq kollaj!
Po demokracia,
s’është veç halli ynë,
kudo ka probleme,
me demokracinë!
Po në ato vende,
ku po promovohet,
zëri i çdo njeriu,
qartësisht dëgjohet!
Dhe demokracia,
quhet gjë e mirë,
kur nga drejtësia,
është paraprirë!
Dhe pa diskutim,
ku s’ka drejtësi,
as mund të mendohet,
s’ka demokraci!
Ndaj unë këto vargje,
nuk i shkrova kot,
se në këto kushte,
jemi neve sot!
Krejt teorikisht,
këtë vlerë e kemi,
ama faktikisht,
ende larg saj jemi!
A.DUKA
30 tetor 2018