Jump to content

1913, nga portet shqiptare, udhëtime direkte drejt SHBA dhe Kanada

Nga Wikibooks

“Le Figaro” ka botuar, të mërkurën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me krijimin e një linje të re detare të rëndësishme për Shqipërinë nga kompania austro-amerikane e Triestes.

Shkrimin e ka publikuar blogeri Aurenc Bebja.

Një linjë e re Austri – Shqipëri

Vjenë, 1 dhjetor

Kompania austro-amerikane e Triestes ka vendosur që të gjitha anijet që janë në shërbim në tre linjat e Nju Jorkut, Kanadasë dhe Amerikës së Jugut tani do të zbarkojnë, vajtje-ardhje, në njërin nga dy portet shqiptare, të Durrësit apo të Vlorës.

Ky shërbim i ri dhe i shpejtë midis Triestes dhe Shqipërisë do të dyfishojë shërbimin javor të krijuar tashmë muajin e kaluar nga kompania e Lloyd-it austriak. – Z. RAY.