Shko te përmbajtja

“Le të bëjë ç’të dojë, Ramën mos e ngisni!”

Nga Wikibooks

(Nga mesazhi telefonik i një bijë dëshmori, vrarë nga ballistët e Mit’hat Frashërit)

Disa ditë me radhë,

me Ramën u morëm,

po shumë “socialistë”,

në bodec na nxorën!


Mora një mesazh,

që dot s’e besoj:

“Ramën mos e ngisni,

të bëjë ç’të dojë!


Si Fari Balliu,

mos i fusni thika,

se vjen në pushtet,

Luli dhe Monika!


Punë e madhe fort,

se pruri Mit’hatin,

kundër asnjë germë,

s’duam për Të Gjatin!”


E kam në inboks,

dhe shpesh e lexoj,

kur shikoj dërguesen,

syve s’u besoj!


Syve s’u besoj,

që lumi e mori,

se këto m’i shkruan,

një vajzë dëshmori!


Ajo fal pa ndroje,

gjakun e të atit,

që të mos i preket,

as qimja Të Gjatit!


S’po them se të gjithë,

në krah të tij dalin,

por them se ka shumë,

që tradhtinë ja falin!


Dhe halli i tyre,

shumë kollaj përkthehet,

vetëm që Berisha,

në pushtet mos kthehet!


Pakëz u çudita,

me ç’po ndodh këtu,

po Rama s’ju do,

sa ç’e doni ju!


Këto që të gjitha,

dhe ne i mendojmë,

po është e pamundur,

të mos reagojmë!


E dua Platonin,

s’di kush u betua,

ama shumë më tepër,

të vërtetën dua!


Dhe ne Ramën fort,

e kemi mbështetur,

një kundër të gjithëve,

“Dita” nuk është epur!


Nuk është e vërtetë,

që i ngulëm thikën,

dhe s’u bëmë me Lulin,

e as me Monikën!


Rama mund të bëjë,

paqe me halldupin,

po ne asnjëherë,

s’bëhemi me SHQUPIN!


Asnjë “socialisti”,

s’i themi idiot,

po Ramës-Mit’hatin,

nuk ja falim dot!


Thamë një rivarim,

kaq i thjeshtë nuk qe,

se u përmbys lufta,

krejt një Epope!


Ndofta do pranojmë,

edhe të na shajnë,

por ne tradhëtitë,

në sup dot s’i mbajmë!


Po një gjë të sigurt,

mësuam vërtetë,

se Rama do marri,

dhe Mandat të Tretë!


Mona me Lulashin,

le të ulërasin.

Çfarë do që të bëjë,

Ramën nuk e ngasim?!



A.DUKA

23 nëntor 2018