Shko te përmbajtja

“Dashuri në kohën e kolerës!”

Nga Wikibooks

(Mijëra shqiptarë kanë ikur, po qindra të tjerë këtu, po popullojnë Partinë Socialiste)

Qindra e dhe qindra,

qenkan vënë në garë,

në Partinë e Ramës,

të bëhen anëtarë!



Qindra edhe qindra,

po dynden atje,

çfarë ka ndodhur vallë,

që s’e dimë ne?!



S’e dimë përse ndodh,

ky ngulm e ky ngut,

në partinë që s’pyet,

për normë e statut?!



Edhe më i flakti,

dot përgjigje s’gjen,

se në qeverisje,

PS nuk shkëlqen!



Çfarë shikojnë vallë,

që ne s’e shikojmë,

qindra që me ngut,

një tesër kërkojnë?!



Qindra që nxitojnë,

në fusha dhe male,

ndofta përjetojnë,

një jetë virtuale!



Një botë virtuale,

janë duke shijuar,

se realiteti,

është i dëshpëruar!



Neve jemi kthyer,

në një vend të lodhur,

dhe asgjë e mirë,

ende s’na ka ndodhur!



Sot janë nëpër kampe,

me mijëra shqiptarë,

po këtu me qindra,

po bëhen anëtarë!



PS-ja po shtohet,

porsi mizë lisi,

dhe pse qeverisja,

aq shumë arratisi!



Nuk do jetë çudi,

të dëgjojmë nesër,

se të gjithë ata,

duan nga një tesër!



Ata dot si mbajti,

Nënë Shqipëria,

po pas ikjes së tyre,

ndodhi mrekullia!



Çdo gjë u bë mirë,

si me një magji,

ndaj me qindra njerëz,

futen në parti!



Me një vrull të madh,

po shtohet armata,

se pa pritur pjergull,

na u bë lofata!



Eja-ju që ikët,

natën refugjatë,

se këtu u bë,

një vend i begatë!



Ejani urgjent,

shihni lulëzimin,

se PS-ja ktheu,

shpresën dhe besimin!



Edhe Lumo Skëndon,

tok me to i ktheu,

ndaj dhe përmbi kalë,

shkëlqen Skënderbeu!



Shkëlqen Skënderbeu,

Heroi Kombëtar,

se Atdheu ynë,

s’ka më tradhëtarë!



Balliste e zogistë,

gjithë u lartësuan,

ata që bënë luftën,

pa turp u mohuan!



Ata që bënë luftën,

luftën edhe punën,

nga bijtë bukëshkalë,

po provojnë dhunën!



Shohin si u shkelet,

gjaku edhe nderi,

po për vogëlsira,

s’pyet Timonieri!



S’pyet Timonieri,

Ylli ynë Polar,

që është bërë së fundi,

edhe besimtar!



Ai që s’besonte,

as veten e vet,

tani i beson,

që të gjitha fetë!



Këtu nuk ka më,

stinë varfërie,

ndaj të gjithë po bëhen,

anëtarë partie!



Edvini për ne,

qe vërtetë një fat,

dhe Metën-së fundi,

keq e zuri mat!



Këto mrekullira,

jetoni shqiptarë,

dhe s’e dimë akoma,

ç’ka mbetur pa parë?!



Qymyri u kthye,

né gurë diamanti,

rroftë Edi Rama,

edhe Taulanti!.



Që sollën në dimër,

stinën e pranverës,

Dashuri e Madhe,

në Kohë të Kolerës!


A.DUKA

21 nëntor 2018