Ymer Agë Ulqini

Nga Wikibooks



Ymer Agë Ulqini
nga
Arbnesh, Krajë
redaktor
Hipi Zhdripi
2006




  Aga Tmeri na u martue,
  sali nji natë ma s'ndej me grue.
  Na i erth letra për me shkue,
  i erth letra për miri,
  për me shkue ag-ja n'ushtri.

  Bani gost e zijafet
  e i mlodhi shokt e vet
  e e la sarajin shkret.
  Gjint i shpisë ai i la vetë
  e ç'u nis Ag-ja me shkue,
  por pej rruget ai ka kthye;
  pej rruget ka kthye n'shpi
  me i marrë besën vashës ti:
  - Po ndigoni shokt e mi,
    diç harrova në shtëpi.

  Edhe shokt at e kanë lshue.
  Turr e vrap në shpi ka shkue.
  Se ç'pa i thatë ai babës ti:
  - Diç harrova me t'pevetë ­
    oo sa izën ti, babë, pa m'nep?

  Ati baba i ka thanë:
  - Unë t'nap izën për nji javë.
  - Mas ti, babë, goja t'u thaftë!

  S'isht mulli me shkue, me ardhë,
  isht ushtri e rrugè e larkt.
  Sa izèn pa m'nep maj nanè?

  Edhe e ama i ka thanè:
  - Unè pa t'nap-o per dy javè.
  - Mas, maj nanè, goja t'u thaftè!

  S'isht mulli me shkue, me ardhè,
  isht ushtri e rrugè e larkt.
  Sa pa m'nep besèn maj vashè,
  sa izèn pa m'nep me ndejè?

  Vasha i ka thanè me shpejt:
  - Pèr tri dit e pèr tri net.
  - Xiftè t'u goja qi- pa flet!

  S'isht pazar me vojtè me ardhè,
  isht ushtri e rrugè e Jarkt,
  atjf" jet nana pa djalè.

  At'herè vasha i ka thanè:
  - Pa t'nap izèn për tri vjet.
  - Lumt-e goja, mirè pa flet!

  Ati vasha prap i thet:
  - Masi t'mushen-o tri vjet,
    as tri dit -e, as tri net
    besa ty-o nuk të pres,
    nuk të pres veçse martohem,

  Aga Imeri me shkue unis.

  Kur ka ra ne luftë te parè,
  edhe kalin ja kan vra.

  Kur ka ra nè luftè tè dytè,
  edhe Ag-ja varrue isht.

  Kur ka ra nè luftè të tretè,
  rabazan-o e kanè marrë.

  Rap e xun-o, n'burk e çuen,
  pèr tri vjet ata e shkruen;
  e kanë shti-o n'burk tè zi,
  tri vjet burgun ja kanè pre.

  Aga Imeri njehen dit',
  njehen dit' e njehen net'
  der .iu mllshen tri-o vjet.

  Se ç'pa ha edhe ç'pa pi
  e dyzenit çka pa i bje.

  Kur u mushen tri-o vjet,
  shkan nji shoqi i ti asajta.

  - Ty ç't'ka gjetë,
    o Imer aga ­sarajet t'ishin rranue,
    nanè e babè t'ishin qerrue,
    vasha donte m'u fejue,
    motra t'jite pa u martue.

  - Hajt e hajt, kopil kopilit,
    shendosh vetë, katil katilit!
    Unë ha petulla me mjaltë,
    unë ha mish edhe pilaf,
    sarajet i gadis prap;
    nanë e babë zaman' kanë kapë,
    vashën e gjêj ma të mirë
    edhe motra mâ ka vakt.

  Masi shkoi ai shoqi j ti
  Ag-ja s'pa ha as s'pa pi,
  as dyzenit ma s'pa i bje.

  Aga Imeri rri pështetë,
  l'ri pështet-o për jastek.

  Kur nji ditë, në natje htret,
  bija e mretit de n'penxhere,

  Aga Imerin p'i peveten: .
  - Hajr allah e Aga Imer,
    po dyzenit pse s'pa i bje?
    Ç'ke Imer qi je idhnue?

  Imer Aga i ka thanë:
  - Kam nevoj-o m'u idhnue ­natën,
    mram-o në mjesnatë
    e kam pa nji andërr t'shtirë,
    unë kam pa nji andërr t'zezë ­
    sarajet m'ishin rranue,
    nanë e babë më janë qerrue,
    vasha e jeme m'isht fejue,
    motra mét-o pa u martue.
    Se tri vjet-o më kanë shkue.

    Izën mretit me m'kshu
    me ju lut-o njér per mue!
    Tre darzân-o me m'i çue!

  Ç'ka qitë vajza e i ka thanë:
  - Ne ke pare me t'leshue,
    shtjerja bâbs-o tre darzanë
    se n'Ulqin me shkue t'lshan.

  Ç'ka qitë ag-ja e i ka thanë:
  - Paret i mjeri ku t'i marr?
    Tash tri vjet-o rabazanë,
    kên nuk njoh e kên nuk dij,
    por pa i shtie tre darzanë:
    pa i lâ-o din e iman,
    e pa i lâ-o Ramazan'.
    e pa i lâ Kurban Bajram',
    n'dashtë dy Bajrame e 'i Ramazan,
    n'dasht pa i lâ te madhin zot
    e të dytin ujt e detit,
    e të tretin armt e brezit.
    ju çue ag-ja shkoi te rnreti.

  Për jastek pa rri pështetë,
  pa i shin lot' me faculetë.
  - Çka ke, ag-o, qi pa kjan?
    Ç'ka qitë ag-ja e i ka thanë:

  Natën, nat-o në mjesnatë
  unë e pash nji andërrt'zorshme
  ­sarajet m'ishin rranue,
  nanë e babë m'ishin qerrue,
  vasha donte.m'u martue,
  motra m:jitte pa u martue.
  Aman mret-o me m'leshue!

  Mreti i lypi treqind qese.
  - Aga lmer-e unë të lshaj-e
    me m'dhanë treqind qese pare.

  Aga lmeri ju përgjegj-e:
  - Unë i mjeri ku t'i marr-e?
    Tâsh tri vjet-o rabazan-e,
    par pa t'shtie tre darzan-e:
    pa ta là 0 din' e iman-è,
    e pa t'là-o Ramazan',
    e me te Kurban Bajram,
    n'daç dy Bajrame e 'j Ramazan,
    n'daç pa t'là-o t'madhin zot,
    e të dytin ujt è detit,
    e të tfetin armt i brezit.

  Vajza e mretit u ba razi
  edhe mreti besë i xu ­
  me shkue n'shpi-o e ka lshue.

  Sa me snpçjt .la gjet gjemmë;
  e ç'u nis ag-ja me shkue:
  për, tre sahat kapi Ulqinë.

  , N'gjysë të rruks-o kur ka shkue,
  vajt e ra te Kroni i Bardh-e,
  nji tubë krushq e gjet nën dardh-e,
  ç'j ka hasë ata me nuse.

  - Ndesha e mirë, o krushqellar-e!
    Mirë se vjen ti rabazan-e!
  - 'Mirë se rrini' krushq darsmor-e!
  - Mirë se vjen, o burgaxhi !
  - Unë pa vij pej Spajet t'zez-e.
  - Ti qi erdhe, burgaxhi-e,
    .a je vesht për Aga Imerin,
    ti'për tê a ke me dit-e? '
  - Unë jam vesht për t'zi,ëe Li,
    gjith të zitë për tê e kam
­
  Aga Imeri na ka dek-e.
  tash tri dit ne dhé ka hi-e,
  vetë e lava, vetë e kjava,
  të shtatat me dorë ja dava.

  Amanet, o krushq darsmor-e,
  (a) kam tehir me folë me nuse?

  T'tanë shikuen shoqishojn-e
  e ja dhanë tehirin-o:
  - Hajt e fol, mar jabanxhi-e,
    s'isht adet, por fol kadal-e!

  Nisi ag-ja me kuvendue:
  - Ndesha e mirë, nuse në kal-e!
  - Mirë se vjen ti, mare djal-e,
    mirë se vjen, o burgaxhi-e!

  Ka pa vjen, o burgaxhi-e?
  - Unë pa vij pej Spajet t'zez-e.
  - Ti qi erdhe, burgaxhi-e,
    a je vesh për Aga Imerin,
    ti per tê a ke me dit-e? .'
  - Unë jam vesht për t'zjft e ti-e,
    gjith te zitë për tê e kam

  ­Aga Imeri na ka dek-e,
  tash tri dit në dhé ka hi-e;
  vetë e lava, vetë e kjava,
  të shtatat me dorë ja dava.

  Ç'ka qitë djali e i ka than-e:
  - A ma fal-o nji fiIl paj-e?
  - Unë ta fali, more djal-e,
    për rahmet të Aga Imerit
    e për shndet të Ali Begut.

  Djali nusen p'i pevet-e:
  - E kuja ke kjên-o nj'ere?
  - E ati Agës Imer Ag-e.
  - E kuja po bâhej sot-e?
  - E ati çelës, Ali Pash-e.
  - Amanet, moj vashë në kal-e:
    po m'i pa ti Aga Imerin
    a kishnjesh m'i njoftë, moj vàsh-e?

  Edhe vasha i ka than-e:
  - Qyqja unë, e ku ta njah?
    Sall nji natë me tê kam ndêjë.
    me tê nji natë kam ndêjë n'shpi-e.
    E zeza un-o, gjith çka dij-e,
    gjith çka dij, e zeza un-e,
    gjith ç'm'ka thanë qyqja kadnan-e,
    se e ka nji shenjë në llân-e.

  Aga Imeri shih çka bani,
  shih çka bani Aga Imeri:
  shpërvuel mangën, qiti llânen.
  Kur e pa vasha nishanin,
  zhdrypi ajo kalit t'bârdh-e
  me të madhe hapi zanin:

  - Udha e marë, o krushqelIar-e!
    Unë pa shkoj mas fatit 'par-e.
    Nji selam te Ali Pasha,
    atje kjoft-o si ka kjen-e:
    ne na mâjt-o zoti shndén-e,
    për ne m'faltë zoti nji djal-e,
    ty ma t'parin d'baj kumar;
    për ne m'faltë zoti daj çik-e,
    ty ma t'parin të baj mik.

  Ç'qiten krushqit edhe than-e:

  - Na pa nu se ku da t'shkojm-e?
    Na kndojnë kangën, na marrojn-e.
    Muer ag-ja vashën i ti-e,
    e muer, e çaj në shpi-e.
    Vetë unis me shkue n'Spaj-e
    atje ku besën kish dhan-e
    ­vajza e mretit ish darzan-e.

  Km u mush koha me ardh-e,
  e bija mretit i del para.
  Mreti pa e peveten t'bin-e:

  - A pe gia, mori bi-e?
  - Po, more bab-o, tash po vjen.

  Aga Imeri shpejt ja 'rrini,.
  - Mirë se erdhe Ago Imer-e
    se mue baba desht me m'pre-e!

  " Të gjith shôkt i dolën para:
  - Mirë se erdhe Imer Aga!
    Kjenke djalë e pika e djalit ­
    majte besën i shqyptarit,
    majte besën qi ke dhan-e!
    Mreti t'bin-e e ka fal-e,
    se mas t'ardhke Aga Imeri,
    besa t'binë ai desht m'i pre.

  Aga mretit i doli n'faqe.
  N'burk mreti mâ s'e ka shti-e,
  për krejt e fali m'u kthye n'shpi-e.
  Aga Imeri erth n'Ulqin-e
  vazhdaj jetën me vashë t'ti-e.  

            -- F U N D --


Kjo këngë është paraqitur në fletat e sq:Wikipedia. Gjuha e shkruar është popullore për këtë duhet mbajtur ashtu siq është.