Vitviteja/Ymer Prizreni

Nga Wikibooks
Ymer Prizreni
NË ENCIKLOPEDI
Njohuritë e jashtme janë për botën, kurse njohuritë e brendshme janë për Zotin
“Efendi,

na çka me ba,
A ban turkut pushkë m’i ra?
Myderrizi kish pas thanë:
- Kur asht fjala për Vatan,
Jo veç turkut e ati tjetrit,
Po ni plumb kush ja jep Mbretit,
Ka me shkue në lula të xhenetit!
Fjalt e hoxhës kur i nguen,
Të tanë burrat n’kamë u çuen,
Lidhën besën e pajtuen gjaqe, - Me vent tonë s’ka pazarllaqe! S’njohim pashë, kral as mbret,
Venin tonë e sunojmë vet!”


1820[redakto]

  • Ka lindur ne fshatin Zgatar te Opojes. [1]
  • ?: Në Prizren merr mësimet fillore.[1]
  • ?: Në Prizren merr mësimet maturante.[1]
  • ?: Në Stamboll kryen me sukses mësimet e larta në lëmi të drejtësisë, filozofisë dhe teologjisë.[1]
  • ?: Kthehet në Prizren dhe shërben si myfti dhe në shoqëri ka titullin përkatës të kohës efendi (HZ: diçka si sot i nderuari zotëri).[1]
  • ?: Shkon në Haxh, dhe pas kthimit në shoqëri ka titullin haxhi.[1]
  • ?: Është udhëheqës shpirtërorë i rreshtimit mistik nakshinbendi dhe nga këtu, në shoqëri ka dhe titullin përkatës shehë.[1]

1876[redakto]

  • Ymerin e gjejmë në anën e veprimtarëve të Bashkimit të Ri Osman - idhtarë të demokracisë borxheze, hartues të kushtetutës së shpallur më 23 dhjetor 1876 nga Sulltan Abydlhamidi.[1]

1877[redakto]

  • fillim: Përfaqësues i Kosovës (HZ:më poshtë sqarohet Përfaqsues i Sanxhakut të Prizrenit) në Parlamentin Osman (HZ:Kuvendin shtetrorë).[1]
  • fillim: Në shoqëri të ngusht, fillojnë ta thërrasin sipas sanxhakut që përfaqsonte Ymer Prizreni.[1]
  • Shërben si Myderrriz (HZ:Profesor ligjerues) në Medresen e Mehmet Pashës.[1]
  • Në rolin e shehut themelon organizaten e parë shqiptare vetëmbrojtëse në lëmin e politikës dhe veprimeve ushtarake, të njohur nën emrërin Ittifak(sq.Lidhja) e cila brenda disa muajsh merr formen e Besëlidhjes.[1]
  • Nën udhëheqjen e Ymerit i cili kishte selin në Medresen e Mehmet Pashës (sot Medresja e Bajrakli Xhamisë), formohet Beslidhja e Kosovës.[1]
  • Nën udhëheqjen e Ymerit themelohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit (e institucionalizuar si Lidhje Gjithëshqiptare më 10 qershor 1878)[1]

1878[redakto]

  • Nga marsi: Në rolin e Ymer Efendi Prizreni, ai Besëlidhjen e shtrinë në pjesën më të madhe të Gegërisë, në kontakte veprimi të përhershëm me Jusuf Efendi Podgoricën, deputet i Shkodrës, me Zija Prishtinën, deputet[2] i Prishtinës, me Abdyl be Frashërin, deputet i Janinës, me Ali pashë Gucinë, me Ali be Dragën e Mitrovicës, me Ilijaz pashë Dibrën, me Abdullah pashë Drenin e Gjakovës, me Mulla Zejnelabedin Biberin (Haxhí Mulla Zekën) e Pejës, me Jashar be Shkupin, me myderriz Sali Efendi Hyljen e Ulqinit etj.[1]
  • 30 mars: Parlamentari Muderris Ymer Efendi Prizreni e nënshkroi, më 30 mars 1878, Memorandumin drejtuar Konferencës së Shën-Stefanit, në emër të Vilajetit të Kosovës.[1]
  • 23 maj: Sipas thënieve të Haxhí Jovan Vasileviq, të bëra më 1909 : “Shqiptarët kuvendimin e vet të parë e kanë mbajtur më 23 maj”.[1]
  • 27 maj: konsulli vjenez në Shkodër, Lippich, informon Vjenën se thirrjen dhe përkujdesjen për Kuvendin Gjithëshqiptar në Prizren ka marrë mbi vete një "Komision i Ngushtë" i patriotëve nga Prizreni dhe Gjakova në krye me Myderriz Ymer Prizrenin. (spjegim i M.P:Fjala është për veprimtarët dhe drejtuesit e organizatës “Lidhja”_ “Besëlidhja” të prillit të vitit 1877.[1]
  • 4 qershor : Tubimi për themelimin e Lidhjes në Bajrakli Xhami.[1]
  • 10 qershor instucionalizohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit si Lidhje Gjithëshqiptare.[1]
  • 2 shtator : Gazeta austro-hugareze Pester Lloyd, lëshonë një artikull informues të korospondenit të saj në Prizren, në të cilin ndër tjera thuhet: "Me datën 26 gusht, ndodhi këtu një ngjarje me rëndësi. Xhonturku i quajtur Omer Efendi, i cili me gjak i takon fisit shqiptar, i tuboi rreth vetes krerët e Lidhjes dhe i bëri me dije se në Stamboll “frankët” (evropianët - M.P.) me të holla po qeverisin, kurse Sulltani është vetëm vegël e ministrave të vet të korroptuar nga Evropa. Me Astro-Hungarinë, me atë shtet gllabëronjës, në vend se të luftojë, është duke bërë marrëveshje, kurse Greqisë do t’ia lëshojë vendet më të bukura të Shqipërisë (...)”. “deputet fanatik nga Stambolli”, i cili para delegatëve kishte konstatuar: ”Nuk ka më qeveri turkemuhamediane” dhe “i kishte nxitur bashkatdhetarët e vet që frenjtë e fatit të popullit t’i marrin në duart e veta. Në atë moment e merr fjalën Abdullah Nesimi (Dreni), fisnik nga Gjakova, e renditi fakte të cilat aludonin për shkëputjen e Shqipërisë nga Porta...”.[1]
  • Nga ky vit, në literartur bëhet i njohur nën disa emra, si : Efediu, Hoxha i Madh, Myderrizi, Muderrizi i Madh, Shehu, Myftiu dhe Haxhia.[1]

1880[redakto]

  • 12 qershor : Konsulli i Anglisë në Prizren, informon Londrën se: “Iniciator dhe organizator i rezistencës në Prizren kundër Mehmed Ali Pashës dhe njëri ndër nxitësit e vrasjes së tij në Gjakovë ishte Kryetari i Degës së Lidhjes së Prizrenit, Haxhí Ymer Prizreni”.[1]

1881[redakto]

  • Botohet artikulli serbisht me fototografi të antarve themelues të Lidhjes së Prizrenit të tubuar më 4 qershor 1878. Në artikull thuhet se "Aty janë tubuar pasardhësit trima të Gjergj Kastriotit, ndërsa serioziteti, me të cilin dëgjojnë hoxhën fjalëmbajtës, na bënë të bindemi se ata i kanë shtyrë të tubohen rrethanat e rëndësishme. S’ka dyshim se ky tubim paralajmëron ngjarje të rëndësishme të cilat shpejt do të marrin dhenë e do të përhapen në botë gjerësisht si simptome të fuqisë jetësore të popullit shqiptar, rreth të cilit Evropa nuk tregoi kurrfarë kujdesi që nga rënia e Krujës e gjer në ditët e sotme".[1]

1887[redakto]

  • 12 qershor: martirizohet Myderriz Ymer Prizreni (HZ:si duket vritet).[1]

1978[redakto]

  • 11-16 prill: Antropologu hungarezë, Janosh Nemeshker, del me studimet se Ymeri ishte i gjatë rreth 171,70 cm, me karaktristik raciale dinamike europoid-brachyan-e (HZ: Sipas njohurive të HZ shkurt shqip thrakë), me kraharorë të zhvilluar të hedhur para, truptrashë, me ballin lartë të hedhur dhe me hund sqepshqiponje. Citojmë: "Gjatësia e trupit është e madhe, trupi është mesatarisht i gjatë, ekstremitetet e epërme dhe të poshtme janë proporcionale dhe më shumë të shprehura në drejtim të ekstremiteteve. Gjatësia e krahëve hyn në grupin e krahëve "shumë të gjerë". Kafazi i krahërorit është i gjatë, i qitur, i gjerë, e të njëjtat vlera i përmban edhe kombliko, që është i matur në varr. Në bazë të lugjeve dhe të të prerave në eshtrat e skeletit, konstatohet se ka pasur muskulaturë të fortë. Duke marrë parasysh karakteristikat sekondare seksuale, masculinitet-in shprehimor, personi mund të konsiderohet për nga shtati atleto-musculasis". Po ashtu nga këto studie rrjedhin konkludimet që ka përdorë kalemin- shkruarës me të madhe.[1]

2002[redakto]

  • 24 maj: Enver Baftiu në studim e sipër bie në një dokument i shkruar osmanisht me datën 13 ramazan 1307 (3 maj 1890). Dokumeti i përkiste Fatime Murat Agës cila shte gruaja e Ymerit dhe në osmanisht theksonte se ehja i saj kishte vdekur në Ulqin më 20 ramazan 1304 ( e diele, 12 qershor 1887).[1]

2008[redakto]

  • Muharrem Piraku në Ora, zemra dhe shpirti i lidhjes shqiptare 1877-1887 thotë se fliste rrjedhshëm disa gjuhë: shqip, gorançe (koine bullgare mesjetare), turqisht, serbisht, arabisht, persisht, frëngjisht dhe kuptonte gjuhën gjermane.[1]

  1. 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 1,25 1,26 1,27 Muhamet Piraku: (Teksti shqip i rezimesë anglisht të veprës : Myderris Ymer Prizreni - Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2005, fq. 522)Me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit marr nga :http://www.sa-kra.ch/literatur2.htm
  2. depuet në Parlamentin Osman