Vargje me Gjemba/18
Nga Wikibooks
NINULË BASHKËKOHORE |
||||
|---|---|---|---|---|
|
||||
Nina nëna mori Leze
U rritsh e punofsh
Në “Nënë Tereze”.
Nina nëna,flej o Genc
U rritsh e u punësofsh
Në emergjencë.
Nina nëna në shator
U ritsh e u punësofsh
Përkthyes në KFOR.
Nina djalit n`tendë t`llastikut
U rritsh e u punësofsh
Shofer i UNMIK-ut.
Shkurt, 2000
|
||||
|
||||

