Tokajon/Ujë e lumë/1

Nga Wikibooks
Tokajon

Ujë e lumë
      Çka është uji ?
        Gati 71% (për qind) e sipërfaqes së planetit është e mbuluar nga uji. Kur e llogarisim në kilometra katrorë, nxjerrim shifrën 363 033 000. Në këtë përqindje, oqeanet marrin pjesë me 97 për qind. Me fjalë të tjera, sipërfaqja e tokës është një oqean me disa ujdhesa që ne i quajmë kontinente.
Si u krijuan oqeanet?[redakto]
       Ekspert Gjeografi na shkruan:Me ngritjet e ngadalshme, por të përhershme - shekullore të pjesëve të litosferës janë krijuar masat tokësore kontinentet, kurse me proceset e uljes janë formuar thellimet e mëdha tokësore ( gjeosinklinalet) ose pellgjet e deteve dhe oqaneve.
A lidhen ndërmjet veti oqeanet?[redakto]
       Ekspert Gjeografi na shkruan:Oqeanet në mes veti lidhen nëpërmjet deteve dhe ngushticave detare, e kanalet detare.
Si lëviz uji nëpër oqeane?[redakto]
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Uji i oqeanit botërorë lëviz në forma të ndryshme , por kryesore janë: valët, rrymat detare, batica dhe zbatica.
A ka rrymë detare?[redakto]
       Po, ka rryma detare.
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Rrymat detare janë lëvizjet më të rëndësishme të ujit në oqeanin botëror. Shkaktarët kryesor janë erërat e përhershme, energjia e lëvizjes së thërrmijave të ujit gradualisht nëpërmjet fërkimit përcillen në shtresa më të thella. Për shkak të veprimit të forcës së devijimit, të gjitha rrymat ujore në hemisferën veriore mënjanohen në të djathtë, kurse në atë jugore në të majtë. Rrymat kryesisht përfshijnë shtresën sipërfaqësor të ujit deri n thellësi 200 m dhe rrallëherë deri 300 m.
Po, kah shkojnë këto rryma?[redakto]
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Përshkak të veprimit të forces së devijimit, të gjitha rrymat ujore në hemisferën veriore mënjanohen ( shmangen ) në të djathtë, kurse rrymat në hemisferën jugore mënjanohen në të majtë. Rrymat kryesisht përfshijnë shtresën sipërfaqësore të ujit deri në thellësinë 200 m e rrallë edhe deri në 300 m.
Çka janë dredhat e detit?[redakto]
A kanë ndikim rrymat detare në kontinente?[redakto]
Si vije uji i ngrohtë nga Paqësori deri në Britani?[redakto]
Kam dëgjuar për rrymën "Golf"?[redakto]
       Ekspert Gjeografi na shkruan:Rryma e Golfit është rrymë detare e cila krijohet në gjirin e Meksikës, ndërsa përfundon në viset perëndimore të Evropës Veriore . Është rrymë e ngrohtë detare e cila ka ndikim të madh në klimën e Evropës perëndimore dhe veriore . Sjell klimë të lagësht dhe të butë gjatë tërë vitit.
Çfarë lartësire kanë valët e detit?[redakto]
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Elementet e valës varen nga shpejtësia e erës, zgjatja e saj, si dhe sipërfaqja dhe thellësia e detit ku formohen valët. Ato zakonisht arrijnë lartësinë deri në 4 m dhe gjatësi prej afro 100 m. valët e larta shkaktohen nga erëra të fuqishme që kanë drejtim të qëndrueshëm. Detarët kanë shënuar valët me lartësi deri 34 m, mirëpo ato rrallë tejkalojnë lartësinë më të madhe se 15 m. Në detin Adriatik lartësia më e madhe e valëve arrin deri në 10 m.
Po, si krijohen valët?[redakto]
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Valët shkaktohen nga veprimi i faktorëve të jashtëm, përkatësisht nga erërat,të cilat prishin ekuilibrin e pasqyrës së detit dhe i detyrojnë thërrmijat e ujit të lëvizin.
Sa e nxehtë mund të jetë uji i detit?[redakto]
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Temperaturat mesatare vjetore në sipërfaqen e oqeanit botërorë është 17.5 ºC, ndërsa nëpër oqeane të ndryshme si: Oqeani i Ngrirë i Veriut 0,8 ºC, Oqeani Atlantik 16,5º C, Indian 7,3 ºC dhe Paqësori 19 , 4 ºC (temperatura mesatare klimatike e Tokës 14,4º C).
A shkaktojnë dëm valët?[redakto]
Pse uji i detit është i kriposur?[redakto]
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Ekzistojnë mendime të ndryshme në lidhje me formimin e kripës së ujit në oqeanin botëror. Disa shkencëtarë mendojnë se oqeani botëror që nga formimi ka pasur ujë të kriposur kurse të tjerët mendojnë se ujërat kontinentale (lumenjtë), duke tretur materiet e ndryshme m kontinentale, i kanë sjellë ato në oqeanin botërorë. Këto hipoteza më tepër plotësojnë njëra tjetrën sesa që mohojnë.
Kam dëgjuar fjalët "Batica" dhe "Zbatica", çfarë janë?[redakto]
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Gjatë 24 orëve në oqeane dhe dete vërehen dy ngritje dhe ulje të nivelit të detit. Dukuria e ngritjes së nivelit quhet baticë, kurse e uljes zbaticë. Këto lëkundje ritmike vertikale të ujit të detit botëror quhen me emër të përbashkët faza e detit. Shkaktari kryesor , i formimit të fazave të detit është forca tërheqëse e Hënës dhe e Diellit. Për shkak të largësisë së madhe , ndikimi i Diellit në formimin e fazave të detit është më i vogël se ai i Hënës. Baticat formohen në anën në të cilën kulminon hëna dhe në anën kundruall Tokës,si pasojë e veprimit të forcës centrifugale, e cila formohet gjatë rrotullimeve në sistemin Tokë-Hënë rreth bushtit të përbashkët rrotullues, ndërsa në anët perpendikulare të saj formon zaticën.
Pse gëzohen peshkatarët kur në sipërfaqe del uji i ftohtë i detit?[redakto]
Cilit vërshim i thonë "Sprin"?[redakto]
Ku ndodhet dallimi më i madh i baticës dhe zbaticës ?[redakto]
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Lartësia e baticës në pjesët e hapura të oqeaneve dhe të deteve është e vogël, 1-3 m, por në disa gjire ajo është më e madhe: në gjirin Fanda (Kanada) arrin lartësinë mesatare 13,6 m, ndërsa në raste të veçanta deri në 18 m, në gjirin e Bristolit 12 m, në detin e Bardhë 10 m, etj. Në detet e mbyllura amplitudat e fazave të detit janë të vogla: Deti i Zi 13 cm, Deti Baltik 4,8 cm, det Adriatik, afër Dubrovnikut deri në 1 m, në bregdetin shqiptar 30-40 cm.
Cila rrymë detare është më e madhja?[redakto]

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të