Tokajon/Frym e ajër/3

Nga Wikibooks
Shko tek: lundrim, kërko
Tokajon

Frym e ajër
      Çka është atmosfera ?
Ku është më ftoftë në polin veriorë apo atë jugorë?[redakto]
        Në jug. Në polin jugorë është më ftohtë se në polin veriorë. Në vendin më të ftohtë të planetit gjendet stacioni i punës së shkencëtarëve në Antarktik. Në këtë vend, në qershor të vitit 1983 temperatura ra në minus 89,2 gradë.
Për cilin vend thonë: "Atje ku nuk lind dielli"?[redakto]
        Për Suedinë, për Norvegjinë, për Finlandën e si duket Grinlanda, Skocia dhe vendet tjera polare nuk kanë qenë të popullarizuara ndër gjenerata e më pashme. Deri diku edhe kanë pasur të drejtë. Në afërsi të poleve lind delli, mirëpo në netët polare (dimri polarë) nuk mund të vërehet për një kohë të gjatë. Kështu në polin jugorë dielli ndriçon vetëm 182 ditë të plota, ndërsa në polin veriorë nata polare është më e shkurtë - 176 ditë të plota.
Kush ka më tepër ujë, bora apo shiu?[redakto]
        Po interesant! Sipas kësaj që po e lexojë, studiuesit e poleve të tokës, nganjëher, kur kanë etje e nuk kanë ujë, marrin borën dhe e shkrijin. Deri sa po u mbushka sahani me ujë, si duket i paskan duart dhe durimin e nxënë me borë për një kohë të gjatë. Si do që të jetë, sipas tyre, po shkruan se për të përfituar një gotë ujë paskan nevojë së paku 10 gota të mbushura me borë.
Po, si krijohet bora dhe kokrriza?[redakto]
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Bora formohet me proceset e sublimimit të avullit të ujit në atmosferë. Formimi i kristaleve të borës bëhet i mundur në kushtet e ekzistencës së temperaturave negative, ngopshmërisë së ajrit me avull uji dhe procesit gradual të kalimit të avullit të ujit në gjendje të ngurtë. Ndërsa kokrriza( breshëri) formohet me lëvizje të shpejta vertikale të ajrit dhe ftohjen e tij në retë kumullonimbuse. Breshëri kryesisht bie në periudhën e nxehtë të vitit, më së tepërmi në korrik, gusht dhe qershor.
Sa të mëdha mund të jenë kokërrëzat e kokërrizit?[redakto]
        Ekspert gjeografi e din ma mirë! Kamë lexuar se mund të jenë aq të mëdha sa që në vitin 1986, në Bangladesh i kanë "zhdruprit" njerizit - prej tyre 60 kanë vdekë.
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Kokrrat më të rënda se 50 gramë, sipas shënimeve, të regjistruara gjerë më tani kanë rënë rrallëherë, e ka përjashtime kur kanë qenë të rënda 1 kg. Por, sipas shënimeve të regjistruara, dhe matur pasha e kokrrës prej 4,5 kg me diametër prej 21 cm në Kinë në vitin 1902.
Çka është vesa?[redakto]
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Vesa ( populli i thotë lagshta) bënë pjesë në reshjet e ulëta atmosferike. Gjatë netëve të kthjellëta e të qeta dhe të ftohura, vegjetacioni i ulët dhe sipërfaqja tokësore ftohen, avulli i ujit nê kontakt me bimët kondensohet dhe formon vesën. Edhe pse si sasi e vogël e ujit, në viset e thata, vesa ka rëndësi të madhe për kulturat bujqësore.
Ku është toka e ngrirë?[redakto]
        Në anët polare. Përreth poleve, toka është e ngrirë po thuaj se gjatë gjithë vitit. Për këtë këto regjione ndryshe thirren edhe regjione të ngrira permanente (dishka si përherë mbahen mend si të tilla). Në Siberi, shtresat e tokës së ngrirë përherë janë të trasha mbi 1300 metra.
Pse rrezet e diellit e pastrojnë hapësirën nga mjegulla?[redakto]
        Nuk e di. Mjegulla, krijohet kur një re që rri e "varrur" zbretë gjerë në sipërfaqen e tokës. Ajo përbëhet nga pikëza të imta uji që notojnë në ajër. Sa më i ftohtë të ajri aq më pakë mund të thithë avullin e këtyre pikëzave. Kështu avulli i ajërit kondenzohet në pika të vogla dhe bëhet mjegull. Pse e pastrojnë nuk e di, por se si e bëjnë tani është më se e qartë. Rrezet e diellit janë të nxehta, ato e ngrohin ajrin dhe lagështin e tij e "pastrojnë" më shpejtë - e kullojnë shikimin për syrin tonë.
Çka kuptojnë gjeografët me lagështinë e ajërti?[redakto]
        Sasinë e ujit në ajër të shprehur nëpërmjet përpjesës së quajtur përqindje.
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Lagështia e ajrit.- Sasia e avullit të ujit në atmosferë varet nga shkalla e avullimit të sipërfaqes tokësore ( oqeanit botërorë , objekteve ujore kontinentale – liqeneve, akumulimeve, lumenjve, kënetave) dhe botës bimore. Kalimi i ujit prej gjendjeve të ndryshme agregate në tokë në lagështi të atmosferës, varet prej gjendjes termike, erërave dhe shkallës së ngopshmërisë së ajrit me avull të ujit. Sasia e avullit, të cilën mund ta pranoj ajri, varet nga gjendja e nxehtësisë she thatësisë së tij.
Si krijohet vetima?[redakto]
        Prej xixës. Prej xixës elektrike.
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Lëvizjet shumë të forta konvektive në kumulonimbuse janë shkak që në pjesët e ndryshme të këtyre reve të grumbullohet elektriciteti pozitiv dhe negative. Ky grumbullim i përhershëm, në një moment të caktuar, do të bëjë që të shkaktohet zbrazja e elektricitetit. Lëvizja jashtëzakonisht e vrullshme e elektricitetit nëpër ajër në të shkakton një nxehje shumë të madhe dhe e bënë atë shumë të dukshme, sikurse te xixa elektrike. Kjo dukuri e dukshme, e zbrazjes elektrike quhet vetëtimë (rrufe).
A godet shpesh ajo?[redakto]
        Përderi sa i hapim e mbyllin sytë, në planet, godet së paku 1500 herë. Brenda një minute toka goditet nga vetimat rreth 6000 herë.
Me çfarë nxitimi lëvizë ajo?[redakto]
        Para se të nxitë lëvizjen xixa, vije deri tek një parambushje elektrike natyrore, nga lartë poshtë. Kjo mbushje pastaj me një shpejtësi prej 1600 kilometra në sekon mundohet të gjejë udhën më të shkurtë për në tokë. Mbushja e kundërt e saj, është shumë më e shpejtë. Ajo ja arrin shpejtësin deri në 140 000 kilometra në sekond - afërsisht sa gjysma e shpejtësis së dritës. Me çfar nxitimi lëviz nuk e di. Shpejtësin me të cilën lëviz e lexova.
A mund të godasin dy herë në një pikë?[redakto]
        Ato mund të godasin njerzi për vdekje. Mund të dëmtojnë rëndë ndërtesat. Ka shpehje që thonë se "reja nuk bije dy herë në të njëjtin vend". Por jo nuk është kështu. Disa ndërtesa, të dalluara për nga lartësia në rrethinën e tyre (zakonisht mbrohen me rrufepritës) goditen disa herë brenda vitit. Një rojtarë i një pylli nacional në ShBA gjatë jetës së tij është goditur 7 herë - ka mbijetuar. Kështu thuhet e flitet për të.
Të strehohem nën pemë apo të rri larg tyre?[redakto]
        Për me ditë këtë duhet njohur vetit e armikut. Ngarkesa elektrike gjurmon udhën më të shkurt në drejtim të sipërfaqes së tokës. Për këtë, pemtë e mëdha, e të vetmuara në fushë janë të rrezikuara nga goditja e rrufesë. Ato janë edhe më të rrezikuara kur ndodhen në ndonjë breg. Jo vetem këto pemë, por edhe pjesët e metalta (b.f. e ombredhës, apo shtaga e golfit) kur mbahet të ngritura mbi nivelin e rrethinës së tyre, tërheqin rrezikun që të marrin barren e elektrizuar në vete. Të strehohesh apo të mos strehohesh, kjo është pyetja. Përgjegjen e merr pasi të shkrumohesh. Por ndoshta na ndihmon ekspert gjeografi e nuk ka nevoj të shkrumohesh.
Si krijohet bubullima?[redakto]
        Nuk e di. Më parë, në kohat e hershme, mendohej se kur Perendit zemërohen, ato gjëmojnë e bubullojë. Në të vërtet, kamë lexuar se bubullima krijohet përderisa vetëtima depërton në ajër ajo nxehet dhe shpëndahet rrufeja. Kjo si duket shkakton një krismë të madhe.
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Gjithmonë kalon një kohë prej momentit kur shihet vetëtima dhe kur dëgjohet krisma e rrufesë. Por krisma e rrufesë është vetëm zëri momental, mirëpo zëri zgjat një kohë, dhe kjo quhet bubullimë.
Si llogaritet largësia nga burimi i tyre?[redakto]
        Sa më afër që është murmërima, aq më të shpeshta janë bubullimat e vetëtimat e rrufesë. Sa më afër që janë vetëtima dhe bubullima e rrufesë ndërmjet veti aq më afër vendit të murmurimës jemi.
Pse vetëtima përcillet nga bubullima?[redakto]
        Vetëtima e nxehë aq shumë ajrin në rrethinën e saj sa që lëvizja e ajrit të nxehtë gjatë zgjerimit në pjesën tjetër të hapësirës shkakton rrotullim të përcjellur me bubullim. Vetëtima në të vërtet shihet menjëherë me sy, ndërsa ushtima e saj dëgjohet pas disa sekundave.
Pse fryn era?[redakto]
        Kur një shtresë e ajërti nxehte nga rrezet e diellit, fillon të fryj era. Ajri i ngrohtë zgjeron hapësirën e vetë e rrallohet, gjë që e bënë të peshojë më pakë sipas përmasave. Kjo e bënë që të shkojë në shtresa më të larta dhe të lëshojë vend për ajrin e ftohtë që shkon në shtresa më të ulëta.
Çka është vërshimi i ajrit?[redakto]
        Rrymimi i ajrit. Nxitimet e ajrit të ftohtë dhe ati të ngrohtë shkaktojnë era që fyejnë shumë. Për shkak të shpejtësive dhe rrymimeve të ndryshme të ajrit, meteorologët i sortojnë dhe nganjëherë edhe i pagëzojnë - si duket një traditë e profesionit të tyre. Kështu lëvizjet paksa më të ngadalshme i kanë futur në klasën era të lehta, të shpejtat në era vërshuese. Një admiral britanik i quajtur Sër Françis Beafort shpalosi një shkallë matës për frymë. Ky shkallë matës ishte i ndarë në vizës, nga 1 deri në 12. Vizës 0, sipas tij do të thoshte nuk ka lëvizje të ajrit - nuk fryn, dhe tymi ngjitet lartë drejtë. Kur pemët e ulëta fillonin të lëkundeshin, shkallë-matësi lëkundej rreth vizës së pestë. Kur ky shkallë matës tregonte 9, rrymimi i ajrit kishte filluar të vërshojë dhe çeremidet e kulmeve dëmtoheshin e binin në tokë. Si furtunë apo orkanë merren vërshimet për të cilat shkallë matësi tregon vizën e 12-të.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të