Tokajon/Frym e ajër/1

Nga Wikibooks
Shko tek: lundrim, kërko
Tokajon

Frym e ajër
      Çka është atmosfera ?
       Atmosfera është cipë e mbushur me gazëra që e mbulonë planetin tonë. Ajo, në krahasim me shtresat e tokës është shumë e rrallë, mirëpo ja që në pa të gjallëria është e pa mundshme. Pakë pas formimit të tokës, atmosfera përbëhej nga gazërat helmues. Bimët nëpërmjet përpunimit të ushqimit të tyre e që shkencëtarët e quajnë fotosintezë e pastruan një shtresë të atmosferës dhe më këtë edhe krijuan kushtet për fillimin e gjallërisë - së pari të kafshëve e në fund edhe të njeriut.
Ku e ka fundin atmosfera?[redakto]
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Atmosfera nuk ka kufij të caktuar. Ekzosfera është shtresa më e lartë e atmosferës. Molekulat dhe atomet e gazrave janë të rralla, cilësohen me shpejtësi të madhe të lëvizjes dhe pjesërisht mbizotërojnë forcën tërheqëse të Tokës dhe shkojnë në hapësirën ndërplanetare.
Pse nuk ik atmosfera?[redakto]
        Forcat e brendshme tërheqëse të tokës, që nga gjeografët thirren shkurt gravitacioni, nuk lejojnë që atmosfera jonë të ikën në gjithësinë e pafund. Gravitacioni i tërheqë pjesën më të madhe të gazrave afër sipërfaqes së tokës. Po thuaj se 75 për qind e gazrave të atmosferës gjendet në shtresën e parë mbi sipërfaqen e tokës.
Sa shtresa ka atmosfera?[redakto]
        Është vështirë të ndahen shtresat e atmosferës. Por nëse merret ndryshimi i dukshëm i temperaturës atëherë Ekspert Gjeografi na shkruan se atmosfera ka këto shtresa: troposfera, stratosfera, mezosfera, termosfera (me jonosferën dhe ekzosferën). Pra, ne jetojmë në shtresën e parë (troposferë) dhe trashësia e saj llogaritet të jetë nga 10 deri në 16 kilometra. Aty diku ku fillon shtresa e ozonit, fillon edhe shtresa e dytë me trashësi diku 48 kilometra. Pengesat e para serioze për meteoritët paraqiten në shtresën e tretë e cila është diku 80 kilometra e trashë. Shtresa e fundit është shumë e rallë dhe si duket ende nuk është e studiuar aq mirë dhe për fillim është ndarë për studime në dy pjesë në jonosferë dhe ekzosferë.
Çka është ajri?[redakto]

Ajri eshte ajo lende qe ne nuk mund te jetojme pa të . Jo vetem ne por edhe bimet ,kafshet,etj. Ne kemi provuar shume lojra te ndryshme ne lidhje me ajrin psh: -kush e mban gojen dhe hunden mbyllur me shume - etj apo jo ? pa ajer nuk mund ta imagjinojme dot jeten Anonimjaajri

Sa peshon ajri?[redakto]
       Ekspert Gjeografi na shkruan Thërrmijat e ajrit nën ndikimin e forcës së gravitetit, shkaktojnë trysni në të gjitha objektet në sipërfaqen e Tokës dhe quhet trysni ose presion atmosferik. Në kushtet e qetësisë së ajrit trysnia atmosferike mbi sipërfaqe të caktuar i përgjigjet masës së shtyllës së ajrit të atmosferës mbi sipërfaqen gjegjëse.
Çka është drita?[redakto]
        Edhe drita porsi nxehtësia është një formë e energjisë. Ndër të tjera si burim ka yjet. Yjet e lëshojnë këtë formë energjie nga bërthamoret që kanë në brendinë e tyre. Drita e prodhuar nga ylli ynë, nga Dielli, vije tek ne për brenda 8 minutave.
Pse është qielli i kaltër?[redakto]
        Nuk e dija pse, por kam lexuar këtë: Drita që vjen nga dielli është e bardhë d.m.th ka të gjitha ngjyrat e ylberit. Mirëpo përderisa rrezet e dritës hyjnë në atmosferën e tokës, aty ndodh diçka. Pluhuri dhe pikëza shumë të vogla uji që gjenden në atmosferë i shpërndajnë këto rreze. Nga kjo shpërndarje është e prekur më shumë përbërja e ngjyrës së kaltër. Kështu sasia e shpërndarë e ngjyrës së kaltër e arrin syrin tonë nga të gjitha anët. Syri ynë e sheh të kaltrën më shumë dhe për këtë arsye ne fitojmë përshtypjen se qielli ka ngjyrë të kaltër.
Si u krijua shtresa e ozonit?[redakto]
       Para shumë e shumë viteve - disa milion vite - një pjesë e oksigjenit të ajërti ja rrinë disi të kalojë në shtresa më të larta të atmosferës. Aty, ajo pjesë zuri vend dhe nën ndikimin e rrezeve të diellit u krijua ozoni. Kjo shtresë e krijuar është strehë për gjallesat. Shtresa e ozonit i pengon rrezet ultra violetë të diellit.
A bënë ta shikojmë "në diellin në sy"?[redakto]

Sic e dini , ne njerezit kemi shume raste te cilet jemi kurioz per te par diellin drejtperdrejt. Kjo nuk eshte gje e mire sidomos kur nuk kemi ndonje mjet mbrojtes per syte .Sic e dini dielli eshte nje qender gjigante e energjise dhe leshon sasi gjigante te rrezeve. Edhe pse atmosfera e tokes ne nje mase te madhe na mbron qe te mos digjemi , ajo nuk na mbron syte tane nga rrezet qe bien drejtperdrejt. Eshte thjesht cipa e syrit qe eshte shume e ndjeshme dhe per lete thuhet dhe ajo shprehja e nenave "Drita e syrit sim"

Pse qielli nganjëherë ka bojë tjetër?[redakto]
       Kur dielli fillon të "bie nga qielli" apo fillon "të lindë" ndodhë që qielli të ketë bojë tjetër - zakonisht paksa të kuqërremtë. Kjo ndodhë për shkak të këndvështrimit të pjerrët. Për të ardhur rrezet deri tek syri , duhet që të kalojnë disa shtresa të ajërti. Gjatë kësaj rruge të gjatë bëhet filtrimi i sasisë që bartë bojë të kuqe.
Ku shtrihet shtresa e ozonit?[redakto]
       Ekspert Gjeografi na shkruan:Shtresa e Ozonit është pjesë e stratosferës në lartësi 12-50 km.
Sa ozon ka në atmosferë?[redakto]
        Shtresa e ozonit është e hollë dhe formon një copë cipe. Po të shtrihej kjo copë cipe në sipërfaqen e ujit, trashësia e saj do të ishte vetëm 3 milimetra. Sipas shkencëtarëve kjo cipë është më e hollë në ditët tona se më parë. Popullarizimi i ozonit ndër ne është bërë nëpërmjet vrimës së ozonit. Kjo vrimë - sipas tyre - ndër të tjera është shkak i lëshimit të disa gazrave në atmosferë. Këto gazra zakonisht përdoren në kutia stërpikje, në frigoriferë, dhe paketime të mallrave. Emri i gazit më të njohur është i gjatë - Fluro-Klor-Karbon-Hidrogjen (FCKH).
A mundë të jetojnë njerëzit në termosferë?[redakto]
        Jo. Njerëzit normal jo. Në termosferë pothuaj se nuk ka ajër dhe është aq nxehtë sa që njeriu pjekët si pula në furrë - edhe më shpejtë. Termosfera ndodhet në lartësi mbi 85 kilometra. Në këtë shtresë të atmosferës së tokës shtypja e ajërti është e milionët pjesë e shtypjes së ajrit në sipërfaqe. Fundi i fundit, termosfera nuk është aspak e mbrojtur nga rrezatimi i diellit.
Pse aeroplanët fluturojnë në stratosferë?[redakto]
        pirdh pirdh? Në stratosferë është thatësi dhe nuk ka re. Koha natyrore ndryshon kryesisht në shtresa e më poshtme të atmosferës. Për këtë aeroplanët fluturojnë që të mos bien në rryma e vërshime të ajërti dhe dukuri tjera që rrisin rrezikun e sigurisë.
Çka është drita polare?[redakto]
        Drita polare është magjepse për syrin e njeriut. Dukurin e tillë në veri, shkencëtarët e quajnë Aurora boreali. I ngjanë paksa valles së dritave të shfaqjeve. Po e njëjta dukuri në afër polit tjetër, poli jugorë, nga shkencëtarët thirret drita polare jugore ose Aurora Australisë. Deri tek kjo dukuri natyrore vije kur thërmiat e lëshuara nga dielli të ngarkuara me elektricitet, bien ndeshë me fushën magnetike të tokës dhe dëbohen në pole.
Çka të bëjë radio me jonosferën?[redakto]
        Nuk e di!? Kam lexuar se: Në atmosferë për shkak të rrezatimit të diellit vije deri tek elektrizimi i disa atomeve dhe molekulave. Në kimi thërrmijat e elektrizuara i quajnë edhe jone. Si duket edhe shtresa në të cilën vije deri tek jonizimi i thërrmijave quhet jonosferë - pjesa e poshtme e termosferës. Radiovalët e frekuencave të ulëta të lëshuara nga sipërfaqja e tokës kur bien në jonosferë reflektohen. Ky është edhe shkaku përse disa radiovalë pranohen edhe nga largësira të mëdha - pa ndihmën e satelitëve.
Pse aeroplanët e gjithësisë nuk kallen kur hynë në atmosferë?[redakto]
        Pjata fluturuese, aeroplani i gjithësi etj!? Trupat që ja arrijnë të hynë në fushën e gravitacionit të tokës, tërhiqen me shpejtësi të madhe në drejtim të tokës. Kur këta trupa hyjnë në atmosferë, ju duhet të shpërthejnë shtesa gjithnjë e më të dendura. Ana e trupit, me të cilën hynë në atmosferë nxehet nga rezistenca e fërkimit, ndërsa na tjetër është e lirë. Këtë dukuri e shfrytëzojnë fluturaket që e lëshojnë fushën e gravitacionit të tokës gjatë kthimit të tyre. Në këto fluturake njëra anë është e ndërtuar nga materiale qëndrues ndaj temperaturave të larta.
Pse nxihemi nën rrezet e diellit?[redakto]
        Pse rreshket pula në furrë!? Dielli lëshon rreze që syri i njeriut pa mjete ndihmëse nuk mund të i sheh. Ndër këto rreze janë edhe rrezet e ulëta violetë. Këto rreze kur bien mbi lëkurë vije deri tek krijimi i vitaminës D në trupin tonë. Po këto rreze dëmtojnë shtresat e jashtme të lëkurës. Për këtë shkak trupi ynë prodhon më shumë thërrmija bojë kafe që shkencëtarët i quajnë pigmenti melaninë. Shumica e këtyre rrezeve të padukshme pengohet nga shtresa e ozonit.
Çfarë nxehtësie është në atmosferë?[redakto]
        Le të themi se atmosfera e mbron gjallërinë në tokë nga nxehtësia vdekjeprurëse që vije nga rrezet e diellit. Shtresa e jashtme e atmosferës, e tëra ballafaqohet me nxehtësinë dhe për këtë duhet të ketë temperaturë të lartë. Kështu gjatë vërshimeve të zjarrta në diell, vije tek lëshimi tej mase i energjisë së diellit. Në këto raste temperatura e ajërti të rrallë në lartësinë 400 kilometra mbi tokë, arrin deri në 2000 gradë celsius. Shumë nxehtë për ne!

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të

Full moon partially obscured by atmosphere.jpg



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të