Jump to content

Ti, ty gjenerat e re/Përralla e Lulit dhe Shqiponjës

Nga Wikibooks

Pasi që ndëgjojë përrallën e mbrëmjes, Luli mbylli sytë me shpresë që të nesmëren do të shkonte në sheti me të ëmën.

Të nesërmen e zgjoi e ëma dhe u nisën në sheti. Gjatë rrugës Luli shikonte gjëra të mrekullueshme, herë pas here e pyste të ëmën se për se përdoreshin ato gjëra. Dhe po sa Luli e kuptonte se përse përdoreshin, magjepsej edhe më shumë nga ngjyrat, nga format e tyre, dhe imagjinonte, ëndërronte i lumtur. Rruga ishte e gjatë, nëna e Lulit u mbështet që të pushonte dhe nga aty të shikonte Lulin se si lozte me bukurit e natyrës. Gjatë gjithë kohës Luli mbi supet e tija e mbante me krenari një figurë shqiponje prej shtofi të mbaruar nga e ëma e tij. Si fëmij ajo i kishte treguar për figurën që kishte gëdhendur i ati i Lulit dhe i kishte premtuar që kur të vijë koha atë figur do t'ja dhuronte Lulit. Mirëpo Luli i magjepsur nga format dhe ngjyrat e gjësendeve, filloj të i mbledhë ato dhe të i fusë në çantën e tij. Çanta rëndohej dhe erdhë momenti kur Luli e hoqi nga supet figurën e shqiponjës ashtu që të mblidhte edhe më shumë gjësende. Pasi e mbushi çanten aq sa të mund ta barte në supe, ju afru së ëmës dhe u ulë pranë saj. Pas pak, që të dy me çantat e tyre, së bashku u nisën në drejtim të shtëpisë. Kur erdhen në shtëpi, Luli me krenari i nxorri gjësendet. Nëna e shikonte dhe e pyeti "Luli po shqiponjën ku e ke?" dhe pa pritur Luli ju përgjegj "Nuk e di mama, si duket gjatë rrugës më ka ra nga supet, po ja mama sa gjëra të bukura e të vleshme kamë mbledhur?" dhe nëna e shikoj Lulin me dashuri dhe me buzëqeshje i tha "Po tani kujt do ja tregosh këto gjëra të bukura, shqiponjen nuk e ke më pranë teje". Në atë moment Luli fillojë të dënesë dhe të qajë. Kur nëna e pa Lulin që e ndiente veten të vetmuar pa shqiponjën i tha "Pusho, burrat nuk e kanë zakon të qajnë, por mbyllë sytë dhe thirre shqiponjen". Dhe Luli i penduar, mbylli sytë e përlotur dhe me gjithë zemër e thërriste shqiponjen dhe kur hapi sytë, para syve mbi duart e së ëmës qëndronte figura e shqiponjës.